Është hapur qendër për strehimin e kafshëve në Shtip

Foto:Printscreen

 

Planifikojmë të gjemë mundësi për lokacionin dhe përpunimin e projektit bazë për ndërtimin e qendrës për kujdesin e kafshëve të pastreha. 

 [Burimi: Programi zgjedhor i Bllagoj Boçvarski në zgjedhjet lokale të vitit 2017, “Jetë për të gjithë në Shtip” (faqe 24), data: tetor 2017]

 

ARSYETIM:

Premtimi i kryetarit të Shtipit, Bllagojl Boçvarski për ndërtimin e qendrës për kafshë të pastreha, dhënë në fushatën për zgjedhjet lokale (tetor 2017), është realizuar. Projekti është pjesë e programit të tij parazgjedhor “Jetë në Shtip për të gjithë“, në suaza të një premtimi më kompleks “Trajtim njerëzorë për kafshë të pastreha” (faqe 24).

Qendra për kafshë të pastreha është ndërtuar vitin e kaluar në çezmën Novakova në Shtip, por pritej leja nga Agjencia për ushqim dhe veterinari që të hyjë në funksion. Në shkurt (2019) Agjencia dha kohë për pajtueshmëri prej gjashtë muajsh për funksionimin e strehës, me çka edhe u hap.

Me 17 prill kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoja Boçvarski së bashku me drejtorin e qendrës së veterinarisë Shtip, Krsto Mitev, kryen inspektim në punën e strehimores për kafshë të pastreha, me çka edhe u komunikuar se në këtë objekt Komuna e Shtipit përmes ndërmarrjeve publike ka investuar 1 milion denarë.

Shumë është e rëndësishme të themi se jemi në fazën e marrjes së lejes, në ndërkohë kemi leje për përdorim për gjashtë muaj, ndërsa këto tre muaj arritëm marrëveshje për punët urgjente dhe të domosdoshme me Stacionin e Veterinarisë-Shtip, që të kryhet grrumbullimi dhe trajtimi i kafshëve të pastreha  në territorin e qytetit tonë…, deklaroi Boçvarski.

Drejtori i Qendrës së Veterinarisë – Shtip, Mitev, theksoi se të gjithë qentë e pastrehë, të cilët janë grrumbulluar ju është marr gjak për hulumtimin e sëmundjes, po ashtu janë regjistraur.

 Momentalisht kemi mbledhur 27 qen në lokacionin te Senjak dhe te shtëpia e pensionistëve. Të gjithë këtyre kafshëve që janë këtu ju është marr gjak për analiza p;r sëmundje, kanë çip, janë vaksinuar kundër tërbimit dhe një pjesë e tyre është pastruar.

Në periudhën në vazhdim të gjithë qentë të cilët do të jenë këtu, do të kenë çip, vaksinohen dhe do të evidentohet edhe të vaksinuarit, komunikoi drejtori i stacionit të veterinarisë. 

Duke pasur parasysh se qendra për kafshë të pastreha është ndërtuar dhe është lëshuar në përdorim, ky premtim zgjedhor i kryetarit Boçvarski e vlerësojmë si të realizuar.

Të përmendim se pas hapjes së qendrës kemi reagim prej Shoqatës për mbrojtjen e kafshëve “Anima mundi”, prej ku vlerësuan se bëhet fjalë për “improvizim i tmerrshëm dhe trajtim jo njerëzor të qenve në Shtip”. 

Në raport me lejen e përkohshme për punën e dhënë nga AHB me të cilën u vendos në funksion “qendra” në Komunën e Shtipit, në të cilin në verë kur as edhe devetë nuk do të mbijetonin, e lere më qentë, më ashpër shkelen dispozitat e Ligjit për mbrojtje dhe mirëmbajte të kafshëve, si dhe Rregulloren për kushte teknike për strehimoren, për çka edhe do të ngremë akuzë, komunikuan nga Shoqata

Ndaj akuzave të tilla, reagoi edhe Agjencia për ushqim dhe veterinari prej ku komunikuan se:

Miratimi për punën e kësaj strehimoreje është dhënë mbi baza të inspektimit të kryer me të cilin është vërtetua përputhshmëria me dispozitat e Rregullore për kushte teknike për ndërtimin e strehimores dhe dispozitave për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve. 

Reaguan edhe nga Komuna e Shtipit prej ku, po ashtu i hodhën poshtë si akuza të pabaza se përkundër akteve ligjore dhe nënligjore nga fusha e shëndetësisë për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve, është marr miratimi për hapjen e strehimore për kafshë të pastreha.

 Kjo strehimore është investim i Komunës së Shtipit, ju është ndërtuar platform; prej betoni dhe janë rregulluar kafaze për kafshë të pastreha, me qëllim të kujdesit të tyre, dhe për lëvizje më të sigurt të qytetarëve. 

Në të ardhmen Komuna e Shtipit do të punojë të rregullimin e kësaj strehimoreje, me qëllim që kushtet për këto kafshë të pastreha të jenë në nivel të lartë. (Komuna e Shtip)

BURIME:

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.