Është hapur kopshti i ri në Deksion

 

Ndërtimi i kopshtit në lagjen Deksion në bashkëpunim me Qeverinë e RM-së dhe me Ministrin për Punë dhe Politik sociale. (Vlera e ndërtimit të kopshtit të ri të fëmijëve kap vlerën prej 1,5 milion euro; Afati: dhjetor 2016)

 

ARSYETIM:

Kopshti i ri ne lagjen Deksion është lëshuar në përdorim në tetor të vitit 2016, Ky është një premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Gjorçe Petrovit, Sokoll Mitrovski, të cilin e premtoi në Programin e tij zgjedhor (2013-2017) “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për Gjorçe Petrov më të mirë” (Mbrojtja sociale, faqe 55).

Në shtator të vitit 2015 mediumet informuan se kanë filluar punë ndërtimore për adaptimin e rregullimit të pjesës nga shkolla SHMK “Gjorçe Petrov” në kopshtin e shkollës. Atëherë u kumtua se njëri krah i shkollës do të jetë për kopsht fëmijësh.

Kopshti i vjetër në lagjen Deksion, klon i “Kokiçe”, funksionon në baraka të vjetra që nga viti 1964 dhe ofron kushte minimale për funksionim normal.
Me adaptimin e ndërtesës së shkollës do të të vijë deri të rritja e kapacitetit të kopshtit, i cili tani më ka 105 fëmijë, ndërsa me hapësirën e re do të mund që të pranojë edhe 50 fëmijë të tjerë. Do të rregullohen 4 klube me sipërfaqe prej 60 m2, dy çerdhe prej 30 m2, 3 banjo, kuzhinë për çaj, hapësirë administrative, dhe hapësira të tjera ndihmëse. Sipërfaqja e tërësishme është 613 m2.

Në nëntor të vitit 2015 mediumet informuan se ministri i atëhershëm për Punë dhe Politik sociale Dime Spasov dhe kryetari i Komunës së Gjroçe Petrovit Sokoll Mitrovski, kanë realizuar adaptimin, rikonstruktimin dhe furnizin më pajisje në suaza të shkollës “Gjorçe Petrov” në lagjen Deksion, për kopsht fëmijësh me kapacitet për kujdesin e 150 fëmijëve parashkollor. Atëherë u tha se punët ndërtimore janë në realizim e sipër dhe pritet që më së voni deri në mars të vitit të ardhshëm (2016), të fillohet me punën e kopshtit më të ri të fëmijëve. 

Kopshti i ri u lëshua në përdorim zyrtarisht me 5 tetor të vitit 2016, por edhe pse së pari u lajmërua se ka kapacitet për 150 fëmijë, siç ishe kumtuar, ai ka kapacitete për 120 fëmije. Në informacionin e njëjtë u transmetuar edhe deklarata e kryetarit Mitrovski në të cilën, mes tjerash thotë:

 Komuna gjeti zgjidhje me ndryshimin dhe adaptimin komplet të një pjesë të pashfrytëzuar në shkollën fillore “Gjorçe Petrov” që të rris sigurinë, që të bëj më bashkëkohore hapësirën e kujdesit për fëmijë, por edhe të zgjeroj dhe zmadhojë kapacitetin për kujdesin e fëmijëve. (Mitrovski)

Ky kopsht përmendet mes projekteve të realizuara edhe në Llogaridhënien e kryetarit Mitrovski për vitin e kaluar (2016).

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *