Është formuar njësia për ndalim të kontrabandës me emigrantë dhe tregtisë me njerëz

Refugjatët sirian kalojnë prej në Greqi në Maqedoni, gusht 2015. Foto: flickr.com

 

PREMTIM: Formimi i njësisë speciale (task force) për luftën kundër tregtisë me njerëz dhe kontrabandës me emigrant, e përbërë prej përfaqësuesve nga Prokuroria Themelore Publike për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe MPB-së. 

[Burimi: Qeveria e RM – Plani 3-6-9, faqe 7, data: korrik 2017 година]

ARSYETIM:

Premtimi i Qeverisë dhënë në korrik të vitit të kaluar (2017) në Planin 3-6-9, kushtuar migrimeve (faqe 7) për formimin e njësisë speciale për luftën kundër trafikimit me njerëz dhe kontrabandës me emigrant”, është i realizuar. Se është formuar një Njësi e tillë nacionale për ndalimin e kontrabandës me emigrant dhe tregtisë me njerëz, për “Vërtetmatësin” vërtetuan nga MPB, ndërsa se premtimi është realizuar shihet edhe prej Raportit faktografik të detajuar (faqe 62-63) për implementimin e Planit 3-6-9 për periudhën prej 04.07.2017 deri në 17.04.2018, të cilin SÇE e publikoi me 17.04.2018.

Qeveria në seancën e 39 të mbajtur me 17.11.2017, siç është publikuar edhe në ueb-faqen zyrtare, ka shqyrtuar dhe pranuar informacionin për formimin e njësisë nacionale për ndalimin e kontrabandës me migrant dhe tregtisë me njerëz, me arritjen e një memorandumi për bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Publike në Republikën e Maqedonisë, në fushën e ndalimit të formave të organizuara të kontrabandimit me migrant dhe tregtisë me njerëz. Sipas Raportit të përmendur (faqe 62), Memorandumi në bashkëpunim mes Prokurorisë Publike dhe Ministrisë për Punë të Brendshme në fushën e ndalimit të formave të kontrabandës me migrant dhe tregtisë me njerëz është nënshkruar me 03.01.2018.

Me këtë memorandum është paraparë bashkëpunimi mes palëve përmes zbatimit të analizave të informacioneve për aktivitetet e grupeve kriminale të organizuara, krijimin e mekanizmave adekuat për ngritjen dhe zbatimin e suksesshëm të hetimeve, kryerjen e hetimeve proaktive dhe reaktive, veprimtarinë kundërzbulues të drejtuara ka identifikimi i grupeve kriminale, mbledhjen e njohurive për mjete financiare dhe pronë të marra përmes kontrabandimit me emigrant dhe tregti me njerëz për shkak të kryerjes së hetimeve financiare, këmbim të informacionit, pjesëmarrje në ekipet të përbashkëta hetuese, avancim të bashkëpunimit ndërkombëtar-ligjor, identifikim të viktimave të tregtisë me njerëz në mesin e kategorive të prekura të emigrantëve, inicimin dhe organizimin e trajnimeve të përbashkëta. 

Më pas, siç thuhet në Raportin faktografik (faqe 63) me qëllim të realizimit të bashkëpunimit mes Prokurorisë Publike dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e ndalimit të formave të organizimit të kontrabandës me emigrant dhe tregtisë me njerëz, është formuar Njësia Nacionale për ndalimin e kontrabandës me njerëz dhe tregtisë me njerëz.

 Njësia nacionale e përbërë prej: udhëheqësit, zëvendës udhëheqës, ndihmës udhëheqës dhe dhe zëvendësi i tij, anëtarët ekzistues dhe personat për kontakt. Anëtarët ekzistues dhe personat për kontakt janë persona të autorizuar prej Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me Njësinë nacionale udhëheq Udhëheqësi të cilin e emëron Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Aktivitetet e përfaqësuesve nga Ministria për Punë të Brendshme koordinon ndihmës udhëheqësin i cili është koka e njësisë organizuese për tregtinë me njerëz dhe kontrabandën me emigrant në Ministrin e Punëve të Brendshme. 

Nga MPB, në deklaratën për “Vërtetmatësin” vërtetojnë se është formuar Njësia nacionale për ndalim të kontrabandës me emigrant dhe tregtisë me njerëz.

Me 27.03.2018, Televizioni Sitell njoftoi se sekretariat shtetërorë i MPB, Magdalena Nestrovska, u takua me udhëheqësin e Qendrës evropiane për luftën kundër kontrabandës me emigrant, me çka kanë përmendur Njësinë e sapoformuar nacionale për ndalim të kontrabandës së emigrantëve dhe tregtisë me njerëz në Republikën e Maqedonisë dhe Sektorit për bashkëpunim policor ndërkombëtar.

Crepniko ka përshëndetur formimin e  Njësisë nacionale për ndalimin e kontrabandës me migrant dhe tregtisë me njerëz dhe ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm. 

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të përfundohet se premtimi i Qeverisë për formimin e njësisë speciale për luftën kundër tregtisë me njerëz dhe kontrabandës me migrant, është realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlërësoi: Ana Anastasovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.