Është e palogjikshme që LSDM të kërkojë defokusimin e opinionit përmes PSP-së

Ivo Kotevski për shpërqendrimin. Foto: screenshot

 

 

Ivo Kotevski, funksionar i lartë i VMRO-DPMNE-së me 12.06.2017 para PSP-së dha deklaratën në vazhdim për raportet e LSDM-së me PSP-në:

Kotevski: Shohim se Zoran Zaev dhe LSD kanë premtime të mëdha ndaj qytetarëve. Prandaj pritet që të bëjnë defokusimin e opinonit karshi detyrimeve të cilat i kanë ndaj qytetarëve, kështu që do të vazhdojnë me porosi politike për PSP-në për përndjekjen e funksionarëve të VMRO-DPMNE-së

[Burimi: Tellma TV/ueb faqja, data: 12.06.2017]

 

ARSYETIM:

Deklaratën e drejtorit të Qendrës për Komunikim të VMRO-DPMNE-së dhe anëtari i KE-së së partisë, Ivo Kotevski, e cila nuk është bazuar në asnjë dëshmi, dhe më tej, nuk ndërlidhet me atë çfarë ndodh në realitet, e vlerësojmë si të pavërtetë. 

Nëse nisemi nga pjesa e parë e fjalisë në deklaratën e Kotevskit – i cili ndërlidh porositë politike deri të PSP nga ana e partisë në qeveri, vetëm për atë se LSDM ka pasur (edhe ende ka), premtime të mëdha ndaj qytetarëve, prandaj tash dëshiron që të kryejnë defokusim nga premtimet – ky është pretendimi i cili është bazuar në premisa të palogjikshme. Përse, LSDM si parti politike në qeveri dhe udhëheqëse në koalicionin me BDI-në, me të cilën sapo kanë formuar qeverinë, gjithsesi se nuk mund  që reformat e mëdha programore t’i bëj përgjatë natës. Këtë e ka të qartë secili qytetarë, dhe kjo shpesh është thënë edhe nga krerët e LSDM-së, kjo është e shkruar edhe në Programin e Qeverisë. Ajo që u premtua do të realizohet menjëherë, edhe u bë – u hoq pjesa nga Ligji për arsim, i cili kishte të bënte me testimin ekstern të nxënësve.

Përfundimi është se nuk ekziston rrjedhshmëri logjike në pretendimin e Kotevskit, Ajo që de fakto është pretendimi, është se bëhet fjalë për një deklaratë me baza politike e krijuar nga qëndrimi i mirënjohur dhe i vazhdueshëm i partisë së tij VMRO-DPMNE, të përsëritur qindra herë – se Prokuroria Speciale Publike është joprofesionale, e njëanshme dhe ka punuar si mbështetëse e LSDM-së.

Por, ky qëndrim politik, i cili sonte, u përsërit nga Ivo Kotevski, po ashtu, nuk përputhet me realitetin. Së pari, kursi i kritikave të VMRO-DPMNE-së ndaj PSP-së filloi në janar-shkurt të vitit të kaluar, kur PSP kërkoi lirim të të arrestuarve të akuzuar në rastin e mirënjohur “Puç” (Verushevski, Lazarevski dhe të tjerë), i cili ka qenë alfa dhe omega e pretendimit të VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit, se LSDM në bashkëpunim me shërbimet e huaja ka përgjuar ilegalisht.

Me rritjen e intensitetit të punës nga PSP, duke filluar hetimet dhe akuzat e reja të PSP-së,hapjen hetime dhe aktakuza për shkatërrimin e pajisjes dhe pjesës tjetër të dokumentacionit të DSK-së (rasti Fortesa), dhe në fund fillimi i hetimi “Target” në të cilin përfshihen dyshime se, në të vërtetë, VMRO-DPMNE ka keqpërdorur policinë sekrete dhe ka përgjuar, është rritur edhe acarimi i partisë ndaj PSP-së , me deklarata dhe kritika jo konstruktive.

Kuptohet, këtu ka të bëj edhe me zbardhjen para do kohe të hetimit me emrin kodues “Talir” në të cilin të dyshuarit kryesorë janë funksionarët më të lartë të VMRO-DPMNE-së, ish deputet dhe deputet të tanishëm, ku pretendohet se kanë bërë larje parash dhe kanë falsifikuar dokumente nëpërmjet financimit të partisë, gjegjësisht i kanë paraqitur si donacione të përhershme nga anëtarët, simpatizuesit, kompanitë. Persona të dyshuar, një nga një,  merren në pyetje në PSP, ndërsa Ivo Kotevski, i cili përmendet se është i përzier në këtë rast,  tha se ka qenë t’i shoh faktet, edhe pse lënda është ende në fazën e hetimit…

Për shkak të argumenteve të vendosura më lartë se pretendimi i Kotevskit nuk ka bazë logjike (LSDM në këtë moment nuk ka nevojë për shpërqendrim), as që një pretendim i këtillë mund të mbështetet nga PSP, deklarata e Kotevskit bënë pjesë në kualifikimet politike dhe është e pavërtetë. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.