Është e diskutueshme nëse administrata shtetërore ka punësime të pamjaftueshme

 

Ministri i  Qeverisë së RMV-së, Damjan Mançevski dha deklaratë të cilën e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë: 

Ka edhe një perceptim të gabuar te qytetarët, gjë për të cilën jemi fajtor edhe ne politikanët, kur flasim për administratën. Administrata publike te na numëron pothuajse 16 mijë njerëz. Ato janë punësuar në organet e administratës shtetërore – në qeverinë qendrore. Këto të tjerët janë punësuar në sektorin publik, ndërsa ne të gjithave ju themi administratë. Në ministri, me të gjithë nën njësitë, ka pothuajse 4 mijë të punësuar. Në to bie barra më e madhe tani, edhe për negociata edhe për reforma…Në këtë sektor, në administratën publike reale kemi punësime të pamjaftueshme

[Burimi: ТV Alfa – Otvoreno (prej minutës 13 deri në minutën e 15 të videos) – data, 16.05.2019]

 

ARSYETIM:

Deklarata e ministrit për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski e cituar më latë është gjysmë e vërtetë. Sa i përket numri të të punësuarve është i vërtetë, por pas vlerësimit të deklaratës, se bëhet fjalë për numër të vogël dhe se në të vërtetë ka punësime të pamjaftueshme, mund të thuhet se është gjysmë e vërtetë. 

Numrin e të punësuarve e kemi verifikuat në edicionin e fundit të Raportit vjetor të regjistrit të të punësuarve në sektorin publik për vitin 2018. Në faqe 28 të Raportit ka të dhëna tabela të të punësuarve në organet e administratës shtetërore:

Foto: Printscreen nga tabela 10 nga Raporti për numrin e të punësuarve në administratën shtetërore 

Pak më larët në Raport është sqaruar se rreth 19 mijë të punësuar në Armatë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencinë për Kundërzbulim, janë pushuar nga puna, sepse këto persona kanë statusin e personave zyrtare, pjesa më e madhe e tyre mbarin uniforma dhe nuk punësohen në administratën publike, atë të rëndomtën.

Për sa i përket pjesë në deklaratën e Mançevski se në organet e administratës shtetërore ka të papunësuar, gjegjësisht mungojnë shumë njerëz, ky vlerësim është gjysmë i vërtetë, përfshirë edhe segmentin deklaratës që është thënë në emisionin më pas menjëherë, se, “numri i të punësuarve në arsim në shëndetësi, etj, është pjesa më e madhe e të punësuarve në sektorin publik dhe se këtu ka qenë problemi më i madhe”. 

dokumentin për politika publike të cilin e publikoi Metamorfosis, dhe ka të bëj me reformat në administratën publike, janë përfshirë edhe mendimet e ekspertëve të profesorëve universitar se numri i të punësuarve në administratën publike ndoshta është më i madh, por ndoshta është edhe i pamjaftueshëm, në varësi të asaj se sa është vëllimi i punës. Nëse ka rritje të rendimentit të punës, gjithsesi se është i pamjaftueshëm. Por, është e rëndësishme se ekspertët thonë se krahasuar me mesataren e vendeve anëtare në Bashkimin Evropian, numri i përgjithshëm i administratës publike është rreth 16 përqind e popullsisë së aftë për punë, është nën mesataren e BE:

Por, sa i përket asaj se 16 mijë të punësuar në organet e administratës shtetërore nuk janë shumë dhe ka papunësi, saktësia e këtij pretendimi është e diskutueshme.

. Profesori nga Fakulteti Juridik në Shkup “Justiniani i Parë”, Dr. Dragan Gocevski i cili ligjëron për administratën publike, në deklaratë për “Vërtetmatësin” thotë se nuk mundet që konstatimi i Mançevskit të jetë i saktë, për dy arsye. Së pari, prej viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, deri në vitin 2000, administrata shtetërore, përkatësisht të punësuarit në organet shtetërore kanë funksionuar pa asnjë problem diku me 12 mijë njerëz. Prej vitit 2006 numri është rritur gradualisht dhe ka arritur në 16 mijë. 

Si numër, 16 mijë ndoshta nuk është numër i madh, por gjithsesi nuk mund të thuhet se janë pak ose se është i pamjaftueshëm. Ndoshta ka mungesa të kuadrove profesional, por nuk janë pak. Fundja nëse mund të thuhet se ka mungesa kur akoma ka 1.700 persona të punësuar nga Marrëveshja Kornizës, kur Sekretariati i përgjithshëm në Qeveri ka punuar me dekada me 80 persona, tani ka 300, etj. – shprehet Gocevski. 

Për shkak të argumenteve të lartpërmendur, por duke pasur parasysh se Mançevski ndoshta ka folur për pamjaftueshmëri të të punësuarve të kuadrove më profesionale në administratën shtetërore e cila ballafaqohet me reforma të mëdha dhe me negociata të mundshme për hyrjen e shteti në BE, deklaratën e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë. 

BURIME:

Vlerësoi:Teo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.