Është duke u rikonstruktuar rruga rajonale Jegunovcë- Përshevcë

 

Projekt: Rrjeti bashkëkohor i trafikut

Me ndihmën e Qeverisë, do të ndërtojmë rrugë bashkëkohore: Rrugën rajonale Prej Përshefce deri në Jegunovcë, me gjatësi prej 5 kilometrave, Rrugën rajonale prej Jeginovcës deri në Zhelinë (Lidhje me A2), me gjatësi prej 17 km. Rrugën rajonale, prej Leshkës deri në Shemshovë me gjatësi prej 5 km. Ndërtimin e rrugës lokale Tudence-Siriçno. Rrugën lokale deri te moteli Vratnicë deri në Bellovishtë. Është planifikuar dhe mirëmbajtja e rregullt e rrugëve dhe ndërtimi i të gjithë rrugëve lokale në komunë. (Afati: deri në 2020)

[Programi parazgjedhor për zgjedhjet lokale 2017 i kryetari i komunës Jegunovce, Darke Bllazhevski, “Jetë në Jeginovcë, jetë për të gjithë“, faqe 17, data: tetor 2017]

ARSYETIM:

Premtimi i kryetarit të Komunës së Jegunovcës, Darko Bllazhevski se do të rikonstruktoj rrugën rajonale Jegunovcë – Prshefcë (si pjesë e projektit “Rrjeti bashkëkohor ndërkombëtar”), dhënë në programin e tij zgjedhor për zgjedhjet lokale 2017. “Jetë për të gjithë në Jegunovcë“, faqe 17, është duke u realizuar.

Kjo verifikohet edhe me informacionet në faqen e internetit të Komunës së Jegunovcës prej 15 deri me 18 mars të këtij vitit (2018), në të cilën informohet se ka filluar rikonstruktimi i këtij aksi rrugor.

Me 15 mars kumtohet se punët rreth rikonstruktimi të rrugës rajonale Jegunovcë- Përshevcë kanë filluar.

Me këtë do të kryhet rehabilitimi i plotë me gjatësi prej 4.900 metra, rikonstruktim të plotë mes dy hekurudhave prej 160 metra dhe kruarjen e asfaltit në këtë pjesë. Ekzekutues është firma ESKAVATORI, ndërsa mjetet për realizim të suksesshëm janë siguruar nga ana e Qeverisë e RM-së në bashkëpunim me Komunën e Jegunovcës.

Tre ditë më pas në ueb-faqen e Komunës është publikuar edhe informacioni se kryetari i Komunës Bllazhevski ka inspektuar punët e rrugës.

Rikonstruktimi i rrugës rajonale Jegunovcë – Përshevcë është edhe në “Programin vjetor për ndërtimin dhe rikonstruktimin e rrugëve shtetërore për vitin 2018″ të Ministrisë për Transport dhe Lidhje, por, është përmendur edhe në pjesën e “Infrastrukturës” në Programit për punë të Qeverisë në periudhën 2017-2020, në faqen 44.

Prej informacioneve të paraqitura në ueb-faqen e Komunës së Jegunovcës dhe prej inspektimit të Programit Vjetor për ndërtimin dhe rikonstruktimi e rrugëve shtetërore për vitin 2018 të Ministrisë për Transport dhe Lidhje, si dhe prej verifikimit të rrugës së bërë këto ditë, mund të thuhet se rikonstruktimi i rrugës rajonale Jegunovcë – Përshefcë është duke u realizuar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Rada Isovska – Manevska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *