Është duke u ndërtuar ujësjellësi i ri në Komunën e Zhelinës

Foto: Komuna e Zhelinës

Premtim:  Angazhim për ndërtim dhe mirëmbajtje të ujësjellësit

Buxheti: 350 mijë euro, 150 mijë euro (Komuna e Zhelinës)

[Programi zgjedhor për zgjedhjet lokale (15 tetor 2017) i kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu]

ARSYETIM:

programin parazgjedhor të kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, në pjesën “Infrastruktura“, është dhënë premtimi: “Angazhim për ndërtim dhe mirëmbajtje të ujësjellësit”. Ky premtim i kryetarit Sejdiu është duke u realizuar.

Me 07.05.2018 duke informuar opinioni për ndërtimin e ujësjellësit në Komunën e Zhelinës deklaroi:

Bëhet fjalë për projekt që është duke u realizuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve përmes grantit financiar të Bankës Evropiane për Investim. Projekti kap shumën prej 650.000 eurove, nga të cilat 550.000 euro janë paraparë për realizimin e këtij projekti, ndërsa pjesën tjetër prej 150.000 eurove e siguron Komuna e Zhelinës nga buxheti i Komunës.

Për ndërtimit të ujësjellësit informuan edhe mediumet:

Deri në çerekun e parë të vitit që vjen, 18 vendbanimet e komunës së Zhelinës do ta zgjidhin problemin me furnizimin me ujë të pijshëm. Investimi kap vlerë prej 665 mijë euro, para këto të siguruara nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI).

Atëherë (07.05.2018) Komunën vizitoi edhe ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski i cili potencoi se projekti është shumë i rëndësishëm për gjithë Komunën, në të cilën prej 18 vendbanime vetëm në një vend është rregulluar ujësjellësit më tërësi. Me këtë rast ministri Sugareski deklaroi:

Përmes këtij projekti do të krijojmë kushte që ta zgjedhim këtë problem që të mundësojmë në periudhën e ardhshme vendbanimet e tjera normalisht të furnizohen me ujë, tha Sugareski.  Ekzekutuesit dhe mbikëqyrësit informuan se ndërtimi rrjedh në pajtim me afatet e dhëna dhe presim që të përfundojë në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm. 

Ministri shtoi se ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në Zhelinë është pjesë e programit të Qeverisë për sigurim të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në nivel të lartë duke përfshirë të gjithë territorin e Maqedonisë.

Duke pas parasysh këto informacione, dhe prej asaj që vërejtëm gjatë verifikimit tonë në terren, ky premtim i kryetarit të Komunës së Zhelinës, Sejdiu: “Angazhim për ndërtim dhe mirëmbajtja e ujësjellësit”, e vlerësojmë “duke u realizuar”. 

BURIME:

Vlerësoi: Drilon Saliu

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.