Është asfaltuar rruga në fshatin Reçan, Gostivar

ARSYETIM: Asfaltimi i rrugës në Reçan ishte projekt në kuadër të Komunës së Gostivarit, i cili u premtua që në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Si afat për përfundimin e asfaltimit të rrugës ishte dhënë viti 2015. Deri më tani (30.01.2017) ky premtim është i plotësuar me vonesë. 

Megjithëse punimet duhej të kishin përfunduar në vitin 2015, kjo gjë nuk ndodhi. Më 09.02.2016 Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta doli në terren për të ndjekur fillimin e punimeve për përshtatjen, nivelizimin, tamponimin dhe asfaltimin e rrugës në mëhallën e quajtur Përtej – Mellce të këtij fshati.

“Sot jemi këtu për të ndjekur nga afër fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës që është e një rëndësie të veçantë për banorët e fshatit Reçan dhe sidomos për banorët e kësaj mëhalle. Ky projekt tani realizohet dhe për një afat të shkurtër kohor do të vijmë ta lëshojmë në përdorim. Rruga është e gjatë mbi 800 metra, me gjerësi prej 3.5 metra dhe vlera e investimit është mbi 6 milion denarë”. (burimi: Shërbimi informativ- Komuna e Gostivarit, 09.02.2016)

Punimet zgjatën deri më 20.04.2016, ku në këtë ditë u bë dhe inaugurimi i rrugës të këtij fshati.

“Më vjen mirë që u realizua ky projekt që ishte premtuar para banorëve të fshatit Reçan në zgjedhjet lokale të vitit 2013 “. (burimi: IliriaNews, 20.04.2016)

Rruga është e gjatë mbi 700 metra, me gjerësi prej 3.5 metra dhe vlera e investimit është mbi 6 milion denarë.

Edhe pse projekti pati pak vonesë në realizim (pasi që u premtua që të përfundojë në vitin 2015), nga ajo që kemi arritur të vlerësojmë, sipas metodologjisë së Vërtetmatësit mundë të përfundojmë që projekti për asfaltimin e rrugës në fsh. Reçan është i plotësuar. 

BURIMI: 

 

Vlerësoi: Rabie Abazi