Është asfaltuar rruga kufitare Dibër-Bllatë

 

Projekt: Asfaltimi dhe zgjerimi i rrugës kufitare Dibër-Bllatë Afati: 1 vit; Buxheti: Ministria për Transport dhe Lidhje

[Burimi:  Portalb:  Deabti për Dibrën në zgjedhje lokale 2017, data: tetor 2017]

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata në fushatën në zgjedhjet lokale (tetor 2017), më saktë në debatin parazgjedhor të organizuar nga “Portalb”, premtoi asfaltimin dhe zgjerimin e rrugës Dibër-Bllatë. Ky premtim zgjedhor i kryetarit Lata është realizuar. Me 07.10.2017 për gjatë debatit të përmendur, Lata për këtë rrugë deklaroi:

Sa për informacion tenderi është i hapur, e mori kompania “Ilinden” dhe ajo do të ndërtojë rrugën Dibër-Bllatë prej 5 km, dhe do të përfundojë për një vit 2017-2018. 

Në sekuencën e publikuar në “Alsat M” me 22 dhjetor 2017 është transmetuar deklaratë prej Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore në të cilën thuhet:

Në këtë moment po bëhet rehabilitimi i rrugës aktual prej Dibër deri në pikën kufitare “Bllatë”. Në shtator është nënshkruar marrëveshja dhe është zgjedhur kompania e cila do të punojë në rehabilitimin e kësaj rruge. 

Me 23.11.2017 në profilin zyrtar në Facebook, kryetari i Komunës së Dibrës, kumtoi:

Premtimi i parë elektoral i Bashkimit Demokratik për Integrim, si partia qeverisëse në nivel lokal, por dhe në atë qendror, ishte se do të ndërtojë aksin rrugor që lidh Dibrën e Madhe me Shqipërinë përmes pikës kufitare Bllatë, i cili do të fillojë të ndërtohet së shpejti dhe për më pakë se një muaj po bëhet realitet. Ditëve të fundit, pas përfundimit të procedurave administrative, filluan punimet për rikonstruktimin e aksit rrugor Dibër-Bllatë. Kjo rrugë është me rëndësisë të veçantë për popullatën e të dy qyteteve andej dhe këtej kufirit, por mbi të gjitha është e rëndësishme ngase kjo është pjesë e Rrugës së Arbrit, rrugë e cila krijon perspektivën e Dibrës

Në fillim të këtij muaji (04.04.2018), kryetari i Komunës së Dibrës në Facebook profil publikoi se përfundoi rehabilitimi i pjesës rrugore të përmendur:

Një nga premtimet e kryetarit të Komunës së Dibrës në zgjedhjet e kaluara lokale, nën moton “Për Dibrën evropiane”, kryetari i Komunës së Dibrës, z.Ruzhdi Lata, ishte edhe rrugaDibër-Bllatë. Ky premtim tani u bë realitet dhe sot përfunduan punimet, me çka u asfaltua i gjithë aksi prej 5 km i rrugës më të rëndësishme për qytetin e Dibrës. 

Me 06.04.2018 portali “BotaSot” duke transmetuar deklaratën e Komunës së Dibrës në lidhje me asfaltimin e rrugës Dibër-Bllatë, informoi:

Kryetari i Komunës së Dibrës për zgjedhjet lokale premtoi rrugën Dibër-Bllatë. Me rikonstruktimin dhe asfaltimin e asaj rruge, e cila do të jetë edhe pjesë e Rrugës e Arbërit, përveç leverdisë që do të ketë në aspektin ekonomik për dy pjesët e kufirit.

Duke pasur parasysh informacionet e lartpërmendura, ky premtim zgjedhor i kryetarit të Komunës Ruzhdi Lata e vlerësojmë si të realizuar. 

 

BURIME:

Vlerësoi: Drilon Saliu


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *