Erolld Musliu: Funksionari, emërimi i të cilit krijoi probleme në relacionin Vila Vodno – Reçicë e Vogël

Musliu, Pendarovski, Osmani dhe Grubi - mosmarrëveshje me intensitet të ulët. Foto: Flickr/Wikipedia

Zgjedhja e drejtorit të ri të Agjencisë për Kundërzbulim nxjerr në shesh disa mosmarrëveshje të vjetra dhe të thella mes BDI-së dhe partive parlamentare maqedonase. A është e rëndësishme të thuhet kjo në momentin kur faktori i huaj është pasiv ose nuk është në vend? 

 

Shkruan: Ljubomir Kostovski

 

Ambasadorja e re amerikane në Maqedoninë e Veriut – Kate Marie Byrnes, këtë fundjave ka dritën jeshile nga Senati për funksionin e saj. Praktikisht prej muaji shkurt, por parë me kritere më të ashpra edhe pak më herët, politikanët në vend ishin në një konflikt të parëndësishëm, shpesh edhe faktorët kryesor për hapje të konflikteve, të cilat këtu janë “endemike” dhe të cila zakonisht janë pengesa të mëdha për përparimin e shtetit në orientimet e rëndësishme. A do të tejkalohen disa pengesa serioze dhe me çfarë shpejtësie?

Shenja të nervozizmit u shfaqën papritmas mes partnerit të koalicionit në qeveri, BDI-së dhe presidentit të sapozgjedhur, Stevo Pendarovski. 

 

POLIGLOT ME CILËSI TË LARTA INTELEKTUALE 

Banori i sapo shpërngulur në Vodni, duke shfrytëzuar të drejtën e vet që të zgjedh personat e parë në Kabinet dhe institucione që janë nën kompetenca të tij, përsëri ka realizuar disa konsultime me liderët politikë të partive parlamentare. Por, edhe pse takimin që e kishe sy me sy me liderin e BDI-së, Ali Ahemti, kaloi shumë mirë, gjatë të cilit me siguri se kanë prekur disa pika dhe disa zgjedhje kadrovike, doli se në Reçicë të Vogël, gjegjësisht në BDI, janë shumë të shqetësuar nga zgjedhje e “rojës së sigurisë” Erold Musliu për të parin e Agjencisë për Kundërzbulim. I njëjti para kësaj ka qenë ndihmës drejtor i Agjencisë, dhe për këtë ka pasur konflikt mes ish presidentit Gjorgje Ivanov dhe BDI-në rreth zgjedhjes së personit të njëjtë në funksion të lartë.

Së pari, kush është ky funksionar policor i rangut të lartë? Nëse merret parasysh se, kuptohet, nuk ka të dhëna për familjen e tij dhe pronën, mund të thuhet se Erolld Musliu, ka kryer Fakultetin e Sigurisë në Shkup si një prej studentëve më së suksesshëm. Musliu pas diplomimit menjëherë ka qenë i punësuar në vitin 1994 në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim dhe shkallë-shkallë është ngjitur në hierarki si profesionit i përkushtuar dhe i lartë. Me formimin e Agjencisë për Kundërzbulim, ai emërohet që të punojë si kundërzbulues.

Sipas gazetës “Nova Makedonija“ai është poliglot, flet shumë gjuhë, intelektual mes profesionistëve të sigurisë, dhe për të përfaqësuesit e lartë të shërbimeve të sigurisë publikisht kanë shprehur mendimin se ai është personifikim i formatit më të lartë i profesionalizmit në fushën e sigurisë dhe kundërzbulimit. Në vitin 2011, ka qenë një prej kandidatëve të presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov, si drejtori i Agjencisë për Kundërzbulim. Ai është kuadër jopartiak i propozuar si drejtor i  DSK-së. Në këtë moment e kryen funksionin e ndihmësit në Agjencinë për Kundërzbulim”. 

 

BDI HAPI ORGAN KUNDËR KËTIJ VENDIMI KADROVIK 

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, në rolin e zëdhënësit të BDI-së doli me deklaratë të ashpër me 21 maj, duke theksuar se BDI është shqetësuar nga vendimi i Pendaorvskit. Osmani edhe tentoi që të lidh Musliun me ngjarjet në Lagjen e Trimave. “Vendimi i mbrëmshëm na shqetësoi të gjithëve. Informacionet tona janë se ky vendim është miratuar mbi baza të mungesë së informacioneve të nevojshme, dhe jo me qëllim të keq nga ana e Presidentit. BDI vlerësoi se para zbardhjes së ngjarjeve në Kumanovë, disa prej personave që kanë qenë në shërbim të Ivanov nuk duhet të jenë në krye të institucioneve të ndjeshme”, deklaroi Osmani, ndërsa transmetoi “Civil Media”. Në të njëjtën lajm thuhet se ka qëndrime kontradiktore në qëndrimin e BDI-së, varësisht prej asaj se kush mban qëndrim!

Ashtu që, deputeti i BDI-së, Artan Grubi, demantoi bashkëpartiakun e tij, zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, në lidhje me drejtorin e sapoemëruar të Agjencisë për Kundërzbulim, Erolld Musliu. Që ditën e Mërkurë, (22 maj), deputeti Artan Grubi, duke ju përgjigjur pyetjes gazetareske, deklaroi se Ahmeti dhe Pendarovski kanë diskutuar çështjet e kuadrit, përfshirë këtu edhe emërimin e Musli-t, ndërsa takimin e ka vlerësuar si frytdhënës, duke aluduar pikërisht në këtë çështje.

Në gjithë këtë komentoi edhe presidenti Pendarovski – “menjëherë pas marrjes së funksionit deri në thelb janë shqyrtuar shumë propozime si vendime të mundshme për pozicionin e drejtorit të Agjencisë për Kundërzbulim. Pas analizave të kryera të kapaciteteve profesionale të gjithë kandidatët, emri Erolld Musliu u nda si zgjidhje për kryerjen e këtij funksioni. Bëhet fjalë për profesionalist të lartë, i cili karrierën e tij e ka ndërtuar në vend dhe ka pasur bashkëpunim të përsosur me shërbimet e të gjithë shteteve aleate. Për emërimin e Erolld Musliu për Drejtor të Agjencisë për kundërzbulim u njoftuan edhe shërbimet e vendeve anëtare të NATO. Emërimi i Musliut është vlerësuar pozitiv nga vendet aleate, theksojnë nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovsi” – thuhet në lajm.

A ka arritur ky vlerësim deri të të huaj, dhe kemi disa ndryshime në deklarata të funksionarëve të Reçicës së Vogël? Fundja, kush ka dashur të vë në diskutim këtë vendim të Pendarovskit për emërim të Erolld Musliut në funksion e ri?

Nëse me kujdes ndiqen mediumet e opozitës, mund të vërehet se nga VMRO-DPMNE janë përgatitur që të sulmojnë këtë vendim, dhe dikush nga BDI u mashtrua , dhe mund të thuhet se ato tani po shijojnë një konflikt të mundshëm mes partnerëve të koalicionit në qeveri.

LOJËRA KUADROSH DHE VETINGU SI DETYRIM I NATO-s 

Përndryshe, portali “Infomaks”, afër partisë së Mickosvkit, ka bërë një listë me emrat e mundshëm nga fusha e sigurisë – shqiptar, të cilët nuk i pëlqejnë Ahemtit. Aty thuhet se “Hisen Musliu dhe Rexhep Musliu, si edhe Urim dhe Erolld” janë autorët e montimit të dosjeve kundër anëtarëve të BDI-së.Gjatë kohës së qeverisjes së PDSH-së, sipas këtij burimi, Hisen Musliu, ka qenë shef i shërbimeve sekrete në Tetovë dhe Gostivar, përderisa Rexhep Musliut ka qenë Shef i SHHI Kërçovë. Të dy prej vitit 2006 deri në vitin 2008 kanë qenë në kabinetin e Refat Elmazi, ish zëvendës-ministër për Punë të Brendshme nga radhët e BDI-së. Urim dhe Erolld, mbiemrat e të cilëve nuk janë vendosur, vlerësohen si trashëgimtarët e tyre në shërbimet sekrete. Talat Xhaferi nga BDI pretendon se qëllimi i këtij grupi bashkëpunues i “vojvodës Thaçi” ka qenë që të tradhtohen interesat e ish UÇK-së, që arritën kulmin me hajkën mbi BDI-në.

Osmani “mëkatet” e Musliut i sheh përmes ngjarjeve në “Lagjen e Trimave” (maj 2015), ndërsa VMRO-DPMNE, duke mbrojtur interesat e vet, mundohet që të njëjtat “të meta” të Musliut t’i kthej të paktën një dekadë mbrapa (në periudhën 2006-2008), sepse është e qartë se në ato ngjarje anëtarët e BDI-së nuk do të festojnë, prandaj paraqitet një “shsh” taktike të analitikës në një periudhë tjetër.

Dallimi i cili paraqitet mes vlerësimeve të Osmanit, zëvendëskryeministër dhe zëdhënës i BDI-së dhe shef në grupin partiak të BDI-së në Parlament, nuk është kozmetike dhe me siguri ndonjëri prej tyre, sipas radhës së deklarataVe, siç duket Osmani, vonon me informacionet që vinë nga shtabi në Reçicë të Vogël. Në veçanti që sekretari i përgjithshëm i NATO-S, Jens Stoltenberg me 1 qershor vizitoi vendin dhe qëndroi dy ditë. Duhet të bëhet fjalë edhe për ventingun për të cilin obligohen institucionet tona, ndërsa para së gjithash ato të fushës së mbrojtjes dhe sigurisë. Këtu hynë edhe Agjencia për Kundërzbulim. Vështirë është që të mendohet se në NATO do të ketë mirëkuptim për lojërat tona të kuadrit, përkundër vlerësimeve se kush mund, dhe kush nuk mund të kryejë funksione përgjegjëse, do të bëhet sipas tyre. Për më tepër, nga Uashington vjen në vendin tonë ambasadorja e SHBA-ve. e cila do të ketë parasysh se disa çështje të akumuluara në formë të ndërlikimit të përparimit të vendit. E ardhmja e Erolld Musliu duhet të shihet nëpërmjet disa prizmave.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.