Erkan Arifi

Kryetar i Komunës së Likovës,Erkan Arifi,

JETA PRIVATE

U lind, më 19.10.1984, në Kumanovë, ku që nga lindja është me vendbanim të përhershëm në vendlindjen e tij, f.Mateç. Është prind i dy fëmijëve (djalë dhe vajzë), jeton me gruan dhe dy prindërit.

ARSIMIMI

Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje në SH.F.K. ,,Kultura,, f.Mateç, Komuna e Likovës

Shkollën e mesme në SH.M.K. ,,Ismet Jashari,, f.Likovë -Drejtimi gjimnaz i pergjithshëm.

Arsimin e lartë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, fakultetin – JURIDIK.

Shkallën e dytë të arsimit të lartë në Univerzitetin FON, fakuleti – Juridik, drejtimi – CIVIL, me çka nënkuptojm se aktualisht ka titullin, MAGJISTËR I SHKENCAVE JURIDIKE.

Është njohës i mirë i programeve të kompjuterike, si : WORD, EXCEL, POWER POINT dhe shumë programeve të tjera të cilët kan të bëjnë me funksionimin e administratës shtetërore, etj si dhe njohes i mirë i gjuhes maqedone dhe angleze.

Është pjesëmarrës i shumë konferencave dhe trajnimeve të ndryshme, pasi që nga viti 2004 është i punësuar në administratën shtetërore, ku fal punës profesionale dhe përvojës, edhe gjatë konferencave dhe trajnimeve ka marrë shumë çertifikata.

Njëherit, ka qenë i kyçur në implementimin e shumë projekteve, ku do veçonim rezultatet e tij, si koordinator gjatë realizimit të mbi 6 projekteve nga Programa IPA – Bashkëpunimi ndërkufitar.

KARRIERA POLITIKE

Erkan Arifi është kryetar i komunës së Likovës i kandiduar nga Bashkimi Demokratik për Integrim. I zgjedhur me 29 Tetor 2017.

BURIMI:

Ueb faqja zyrtare e Komunës së Lipkovës


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.