Ende rekonstruktohet rruga Manastir – Prespë

Në maj të vitit 2016 filloi asfaltimi i rrugës rajonale Manastir - Prespë - Bukovë. Foto: mtc.gov.mk printscreen.

 

PROJEKT: REHABILITIMI I MAGJISTRALES MANASTIR – PRESPË – BUKOV;

Rehabilitimi i pjesës me gjatësi prej 27 km përfshin heqjen e asfaltit të vjetër dhe vendosjen e asfaltit të ri në të gjithë gjatësinë e seksionit. Po ashtu, do të vendosen pankina të reja dhe mbrojtëse dhe sinjalizim të ri vertikal dhe horizontal për shkak të rritjes së sigurisë gjatë udhëtimit dhe zvogëlimit të numrit të aksidenteve në komunikacion. Mjete për realizim të projektit do të sigurohet nga Banka Botërore. (Buxheti: vlera e llogaritur rreth 8 milion euro. Afati: 2015-2016) 

 

ARSYETIM:

Projekti “Rehabilitimi i magjistrale Manastir – Prespë – Bukovë”, është premtuar në programin zgjedhor të VMRO DPMNE-së “E vërtetuar” (2014-2018) në pjesën “Infrastruktura” (Infrastruktura rrugore faqe 53) dhe është duke u realizuar.

Në maj të 2016 mediumet infiormuan se rindërtimi i sekcionit të parë të rrugës magjistrale Manastir – Prespë – Bukovë, në gjatësi prej 7 kilometrash është një fazën përfundimtare dhe në rrjedhë e sipër është asfaltimi i rrugës. Ministri për Trasport dhe Lidhje Vllado Misjallovski atëherë tha se deri në fund të vitit (2016) do të duhet të përfundojnë aktivitete për rinovim të kësaj rruge rajonale. Ai u shpreh me shpresë se shtatë kilometrat e parë do të përfundojnë për një muaj – dy (korrik 2016) dhe pjesa e rrugës prej Manastirit kah Prespa do të lëshohet në përdorim.

Po ashtu, paralelisht punohet në rrugën prej në Prespë kah Manastiri me çka dhe do të përmbushen pritshmërit e mija se derë në fund të vitit do të rehabilitohen dhe sanohen këto 27 kilometra. (Misajllovski)

Në fund të korrikut u lëshua në përdorim pjesa e rekonstruktuar (prej 7 kilometrash) në drejtimin Mansatir – Prespë.

Muajin e kaluar në mediume kishte informacion se është duke përfunduar rekonstruktimi i rrugës Bukovë – Prespë – Manastir dhe se pjesa më e madhe e kësaj pjese është e shtruar me asfalt të ri.

Informacionet tona nga terreni flasin se ende janë duke u zhvillaut aktivitete për rindërtim të këtij drejtimi rrugor rajinal, prandaj sipas metodoligjisë së “Vërtetmatësit” vlerësimi është se është duke u punuar në realizimin e këtij “premtimi”.

 

BURIME

 

Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.