Ende nuk është zhvendosur stacioni i zjarrfikësve në Shtip

Zjarrfikësit ende gjenden në stacionin e vjetër. Foto: pintscreen.

 

Projekt: Lokacioni i ri i stacionit të zjarrfikësve për shkaqe të komunikacionit të ngarkuar nëpër rrugët rreth objektit të tanishëm të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit – Shtip, në raste të caktuara është e mundur që të vijë deri te vonesa për intervenim. Për këto arsye, objekti i NTKZ – Shtip do të ketë lokacion të ri, në bulevardin “Partizanja”, shumë afër puseve, me çka edhe do të mënjanohen këto probleme. (Burimet e financimit: Donacione, Afati: vitet 2014-2015) 

ARSYETIM

Objekti i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Shtip nuk gjendet në hapësirë të përshtatshme, për shkak të komunikacionit të ngarkuar në afërsi të saj, ashtu që automjetet kundër zjarrit dhe zjarrfikësit kanë problem gjatë kohës kur duhet të intervenojnë, për atë shkak do të duhet të bëhet një stacion i ri kundër zjarrit në një tjetër lokacion, porositi Ilço Zahariev në programin e tij zgjedhor në vitin 2013. Ai, si kandidat i VMRO DPMNE-së për kryetar komunë në Shtip, në faqen e 55 të programit të tij zgjedhor theksoi se nëse i fiton zgjedhjet lokale, zhvendosja e stacionit kundër zjarrit do të ndërtohet në periudhën e viteve 2014-2015. Duke pasur parasysh faktin se jemi duke ju afruar fundit të vitit 2016, ndërsa stacioni i zjarrfikësve ende nuk është zhvendosur, dhe është e qartë se se ky premtim parazgjedhor i Zaharievit është i parealizuar. Konfirmimin e parë se stacioni i zjarrfikësve nuk është zhvendosur në objektin e ri e marrim nga Llogaridhënia e kryetarit ti Komunës së Shtipit për periudhën e viteve 2013 – 2015, ku mes projekteve të realizuara nuk gjetëm informacion se stacioni është zhvendosur, gjegjësisht është ndërtuar objekti i ri. Në profilin e Facebook-ut të Ilço Zahariev  ka fotografi për shënimin e ditës së zjarrfikësve me 20 maj të këtij viti (2016). As aty nuk gjetëm informacione se stacioni i zjarrfikësve është zhvendosur, ndërsa nga vet fotografitë shohim se bëhet fjalë për objektin e vjetër. Në ueb-faqen e Komunës së Shtipit nuk e gjetëm këtë informacion. Zahariev këtë projekt nuk e përmend as në intervistën për “Deneshen” me 4 tetor të vitit 2016, në të cilën, numëron projekte të mëdha. Pyetëm edhe banorët në Shtip, të cilët edhe na vërtetuan se stacioni i zjarrfikësve ende është në objektin e vjetër, në të cilin është me dekada. Sipas asaj që arritëm të kuptojmë, dhe duke pasur parasysh faktin se afati ka kohë që ka skaduar, premtimin e Zaharievit për zhvendosjen e stacionit të zjarrfikësve në një lokacion të ri në Shtip e vlerësojmë si të parealizuar.

BURIME

Vlerësuar nga: Sasho Spasoski


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.