Ende nuk është formuar “eko-zyra për ngritje të vetëdijes ekologjike te kompanitë”

Informacioni si ngritës i vetëdijes shoqërore pët mbrojtje të mjedisit jetësor Foto: Skrinshot

 Me këtë projekt do të iniciohet formimi i Eko-zyrës në funksion të ngritjes së vetëdijes ekologjike tek të punësuarit nëpër kompani. Me këtë do të nxitet kursimi i materialeve të nevojshme për punë administrative, kursimi i energjisë elektrike, kursimi i ujit, si dhe vendosja e sistemit të seleksionimit dhe reciklimit të mbeturinave.  Eko-zyra do të ndihmojë në edukimin e kompanive të cilat janë të interesuar të mbajnë përgjegjësi ekologjike, por edhe të kursejnë gjatë punës së tyre. Veprimi i përgjegjshëm i kompanive ndaj mjedisit jetësor do të ndikoj dhe në përmirësimin e efikasitetit dhe konkurrencës së tyre, si dhe të përgjegjësisë shoqërore. (Buxhet: 300.000 denar nga buxheti i R. Maqedonisë, Afati: 2015-në vazhdimësi)

ARSYETIM:

Projekti “Eko-zyra”, i paralajmëruar në Programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së 2014-2018 në pjesën- Mbrojtje dhe përparimi i mjedisit jetësor ( faqe 377), me afat implementimi të vazhdueshëm gjatë vitit 2005, deri tani, nuk është realizuar.

Nëse lexohet me vëmendje ky premtim mund të kuptojmë që grupi që synon “Eko-zyra” do të ishin personat juridik, me ç’rast do të realizoheshin aktivitete për përmirësimin e përgjegjësisë së tyre ekologjike. Kjo është pjesë nga koncepti i përgjegjësisë shoqërorë të ndërmarrjeve, koncept bashkëkohor i bazuar në të gjithë shoqëritë e zhvilluara në të cilat kompanitë i integrojnë aspektet sociale dhe aspektet e mjedisit jetësor në punën e tyre dhe në ndërveprimin e tyre me pjesëmarrësit, në mënyrë vullnetare. Për shembull, në Unionin Evropian, përgjegjësia shoqërore është integruar në politikën sociale dhe politikën për punësim,  politikën për zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, politikën për mbrojtje të mjedisit jetësor, politikën për mbrojtje të harxhusve, rregullat dhe procedurat për prokurim publik dhe politik të jashtme. Padyshim që bëhet fjalë për një koncept me rëndësi të madhe që me tjerash kontribuon për mbrojtje të mjedisit jetësor.

 Gjatë kërkimit në internet nuk mund të gjinden të dhëna që është  hapur ndonjë “Eko-zyrë” e dedikuar posaçërisht për sektorin e biznesit. Nëse shikohen thellësisht dokumentet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor  ( Propozimi i Strategjisë me menaxhimin e mbeturinave të Republikës së Maqedonisë 2008-2020, Plani Strategjik i Ministrisë për periudhën 2015-2017 si dhe Llogaridhënie për realizimin e programit të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”) konfirmohet që projekti deri tani nuk është realizuar.  Në kuadër të Planit Strategjik për periudhën 2015-2017 përmenden aktivitete dhe kampanjë për ngritjen e vetëdijes shoqërore për mbrojtje të ambientit jetësor, por nuk përmendet hapja e paralajmëruar e “Eko-zyrës”.

Në kuadër të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe planifikimit urban nga viti 1999 punon Zyra për komunikim me publikun qëllimi i së cilës është transparenca dhe qasje publike e informacioneve për aspekte të ndryshme për mbrojtje të mjedisit jetësor, por nuk potencohet bashkëpunimi me sektorin e biznesit.

Strategjia për menaxhimin e mbeturinave në Republikën e Maqedonisë sinjalizon në nivel të ulët të vetëdijes për  mbrojtjen e ambientin jetësor dhe për problemet e mbeturinave në Maqedoni, mungesë të një strategjie nacionale për informim dhe ngritje të vetëdijes së opinionit për problemet e mbeturinave dhe kapacitet të pamjaftueshëm institucional për realizimin e masave të nevojshme. Strategjia për ngritje të vetëdijes publike për mjedisin jetësor është përgatitur madje në 2003 e largët.

Duke e pas parasysh analizën e mësipërme, mund të themi që Premtimi i VMRO-DPMNE-së “Eko-zyra” nga Programi zgjedhor 2014-2018 nuk është realizuar.

BURIME:

Vlerësuar nga: Milena Josifovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.