Ende ndërtohet çatia e SHF “Liria” në Tetovë

Gjatë ndjekjes së procesit mësimor punohet në rinovimin e çatisë se SHF "Liria". Foto: Vërtetmatësi

 

Premtim: Ndërtimi i çatisë në shkollën “Liria” Buxheti: 30 milion denarë (Ministria për Arsim dhe Shkencë)

ARSYETIM:

Premtimi i Komunës së Tetovës për “Rekonstruktimin e çatisë së SHF “Liria” me ndihmë financiare nga Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, si fazë e parë e rikonstruktimi të tërësishëm të kësaj shkolle, edhe pse me vonës nga afati i premtuar, mund të vlerësohet si premtim që është duke u realizuar.

 Me 10.11.2015 nga Komuna e Tetovës kishin njoftuar se po punohet në sigurimin e mjeteve për ndërtimin e çatisë së Shkollës “Liria” :  

E kemi lajmëruar Ministrinë e Arsimit me gjendjen në këtë shkollë, ata kanë dërguar ekspertë dhe kanë kryer një ekspertizë në këtë drejtim. Është bërë një projekt për renovimin e tërësishëm të kësaj shkolle. Me vërshimet në Tetovë, kjo shkollë u dëmtua edhe më shumë, ku me këtë është njoftuar edhe Qeveria, e cila e ka vërtetuar edhe gjendjen faktike në këtë shkollë dhe ka sjellë vendim që kjo shkollë duhet të renovohet… 

Asgjë nuk u ndërmor për një vit. Me 14 tetor 2016, Ministria e Arsimit dhe Shkencës përsëri informoi për rinovimin e çatisë së kësaj shkolle. Lajmëruan së është përgatitur edhe projekti final, por edhe se aktivitetet do të realizohen në disa etapa.

Kemi edhe projektin final për rikostruimi e tërësishëm të këtij objekti shkollorë, që kushton mbi 30 milion denar por kjo do të shkojë nëpër faza, respektivisht faza e parë do të jetë ndërrimi i kulmit të shkollës, ndërsa në periudhën e ardhshme do të bëhet edhe faza e dytë, gjegjësisht rikostrumi i tërësishëm i objektit

Edhe pse Komuna dha leje për riparimin e objektit, përsëri asgjë konkrete nuk u ndërmor. Rinovimi i kësaj shkolle filloi pjesërisht. Me disa mjete të ndara nga Komuna e Tetovës, u rinovuan vetëm tualetet për nxënësit, ndërsa premtimi se varësisht kohës do të fillohet me rinovimin e çatisë, nuk u realizua. Përkundrazi, gjendja e shkollës u përkeqësua edhe më shumë. Me reshjet e shiut, për shkak të çatisë tejet të vjetërsuar, uji kishte depërtuar edhe në katin e dytë, kështu duke rrezikuar nxënësit dhe stafin punues të shkollës. Nga drejtoria në nëntor të vitit 2016 theksuan se janë bërë të gjitha kërkesat e nevojshme për rinovim:

Kemi kontaktuar me Ministrinë e Arsimit dhe kemi kërkuar që të vijnë njerëzit kompetent për të konstatuar gjendjen faktike të shkollës tonë dhe të sanohet pullazi i objektit ose të gjendet ndonjë zgjidhje tjetër. Përgjigjja e tyre ka qenë se para zgjedhjeve nuk mund të bëhet asgjë, sepse tashmë investime nuk lejohen nga ana e Komisionit të Antikorupsionit. 

Përfundimisht, me 14.07.2017 filloi ndërtimi i çatisë së shkollës, por një muaj më pas, me 11.08.2017, mediumet informuan se aktivitet ndërtuese janë ndërpre, ndërsa fajin e hodhën në adresë të projektuesit, i cili sipas tij nuk i ka parashikuar të gjitha pengesat që mund të paraqiteshin gjatë rikonstruktimit. Nga Komuna e Tetovës, poashtu në gusht të këtij viti premtuan përfundimin e aktiviteteve ndërtuese deri në fillim të vitit shkollor:

Investimet nga Ministria e Arsimit duhet që të përfundojnë para fillimit të vitit shkollor, që më pas komuna të vazhdojë me konkursin publik, dhe ky do të jetë për renovimin e tërësishëm të objektit. 

Nga verifikimi i “Vërtetmatësit” ne vendngjarje, mund që të vërehet se edhe pse në shkollë ka nxënës dhe zhvillohet procesi mësimor, ende vazhdojnë punët ndërtimore dhe ndërtimi i çatisë nuk ka përfunduar tërësisht. (04.09.2017). Nxënësit procesin mësimor e ndjekin me tre ndërrime për shkak të mungesës së klasave. Duke pasur parasysh verifikimin e informacioneve të lartpërmendura (06.09.2017) , premtimi i Komunës së Tetovës “Për rikonstruktimin e çatisë së SHF “Liria” me mbështetje financiare nga Ministria e Arsimit, mund që të vlerësohet si duke u realizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Drilon Saliu

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.