Ekspertët: Harxhimi i parave publike në mediume mbetet çështje e pazgjidhur

 

 Me nenin 102, të Ligjit për ASHAAV me të cilin më parë rregullohej “informimi publik”, ndërsa tani “ndalimi i reklamimit”,  përsëri mundësohen keqpërdorime eventuale dhe përsëri korrupsion në mediume me paratë publike. Kërkohet ose heqja e nenit ose të bëhet riformulimi i këtij neni kontradiktor

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Në ditën e parafundit të punës së vitit 2018, Kuvendi i RM-së me procedurë të shkurtuar miratoi “Draft propozimi i ligjit për emërim dhe plotësim të Ligjit për shërbime mediatik audio dhe audio vizuale“, në të cilin, përveç disa dilemave të tjera, u shtua edhe dilema nëse Qeverisë i është shkurtuar mundësia e derdhjes së parave publike në mediumet private.

Bëhet fjalë për nenin 102 të ligjit të deritanishëm të miratuar në vitin 2013, me të cilin një mundësi e tillë në mënyrë eksplicite u lejua. Tani, pas kaq shumë kohësh ky ligj, në momentin e fundit, me diskutim të amendamenteve, njëzëri është mbështetur amendamenti me të cilin neni 102 mbetet në vendin e njëjtë në ligj, por me titullin, “Ndalim i reklamimit”, me tekstin, për të cilin sipas ekspertëve që konsultuam dhe shoqatës kryesore gazetareske, është i paqartë dhe i rrezikshëm:

 Organet shtetërore, organet e drejtorisë shtetërore, ndërmarrjet publike, njësitë e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike dhe persona ligjor me autorizim publik dhe shoqëri tregtare në pronësi të plotë shtetërore nuk guxojnë të parashohin mjete për informim dhe për njoftim të opinioni me shërbimet e veta ose aktivitet përmes transmetuesve privat – thuhet në tekstin e nenit 102

Në përgjithësi, vërejtjet lëvizin rreth asaj se paqartësia është në formulimin “nuk guxojnë të parashohin”, por edhe rreth asaj se një dispozitë e tillë aspak nuk duhet të ketë vendin në ligjin kryesore të mediumeve , por edhe në ligjet e tjera.

 

ÇADIOKOVSKI: KËRKOJMË NDRYSHIM TË NENIT

Shoqata e gazetarëve në Maqedoni (SHGM) menjëherë reagoi në miratimin e ndryshimeve dhe plotësimet e ligjit, pa marr parasysh “se në mesnatë”, para festave të fundvitit, kur ndryshimet u miratuan në Kuvend. SHGM, në lidhje me nenin 102, dha vërejtjen në vazhdim me një komunikatë publike:

Përkrah ndryshimeve pozitive në ligj, të cilat në periudhën e kaluar u miratuan me shoqërinë e gazetarëve dhe mediative, jemi të shqetësuar rreth përmbajtjes së nenit 102 të ligjit, i cili ka të bëj me ndalesën e reklamave me paratë publik. Në vend të dispozitës së qartë me të cilën do të ndalohet harxhimi i parave publike në mediume, ky nen thotë se “institucionet nuk do të parashohin mjete” në buxhet për shpenzimet e mediumeve.

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, i pyetur për një trajtim më të qartë të qëndrimit në deklaratë, deklaroi që SHGM absolutisht i qëndron këtij konstatimi dhe nuk e ka në plan të ndryshoj qëndrimin:

Ne menjëherë paralajmëruam se jopreciziteti i formulimit lë mundësi për konvertim të paragrafeve të tjera të buxhetit të theksuara në këtë nen. Nëse ky nen mbetet në Ligj, SHGM, vetë ose në koordinim me organizatat e tjera gazetareske kërkon, do të kërkoj dhe do të nxisë ndryshimin e tij. Ky nen duhet të sqarohet dhe të specifikohet që të mund të menjanohet çdo mundësi ose dyshim se do të keqpërdoret prej gjithkujt, se paratë publike në mediume mund përsëri të kthehen në mjet për korrupsion në hapësirat mediatke, siç pamë me vite, ne shumë mirë i dim pasojat për publikun për një praktik të këtillë dhe pikërisht për këtë organizatat mediatike ishin shumë kundër këtij neni 102 të LSHAAV i cili në një version, që ishin në Kuvend, u fshi – thotë Çadikovski

 

TRPEVSKA: TË MOS PËRDOREN FORMULIME TË ÇUDITSHME 

Se bëhet fjalë për trajtim “të ashpër” të leximit të ligjit, më saktë, të nenit të theksuar, na e vërteton edhe ekspertja e mediave, Dr. Zhane Trpevska njeriu i parë i organizatës joqeveritare, Instituti RESIS:

Them se ndryshimi i këtij ligji, i cili përsëri është i paqarët, ka për qëllim që të ndalohen reklamat shtetërore në mediume. Por, një ndalesë e tillë ka të bëjë me  institucionet shtetrore dhe lokale, dhe jo për mediumet. Është e çuditshme që në ligjin i cili rregullon punën e mediumeve audio-vizuele t’ju ndalojë diçka institucioneve. Ndalesa duhet të jetë eksplicite për mediumet – dhe jo vetëm për atë shtetëror, por edhe për reklamimin politik në tërësi. 

Trpevska thotë se në nenin paraprak 102, i cili është keqpërdorur, janë shfrytëzuar “formulime të çuditshme”:

Problemi ka qenë se janë shfrytëzuar formulime të çuditshme që të mund të mbulohet se, në të vërtetë, është reklamë. Termi “informim i opinionit” (në tekstin paraprak të nenit 102) më së shumit asocon në PR e institucioneve shtetërore dhe trupave, por kjo nuk është reklamë dhe nuk kryhet si aktivitet i paguar. Fundja, dallim i vetëm i PR dhe reklamimit është pikërisht në kontekstin e pagimit të shërbimit, sepse i pari insiston që mediumet “t’i ushqejë” me informacione të përgatitura mirë, në vend që t’i paguaj për përgatitjen ose produksionin e përmbajtjeve informative. Informimi i opinionit për punën e organeve shtetërore, në të vërtetë, është funksion i gazetarisë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të bëhet me paratë shtetërore, sepse minon rolin kritik të saj si mbrojtëse e interesit publik – shprehet Trpevska

 

TASEVA: RREZIK ABSOLUT PËR KORRUPSION 

Për shkak se padyshim bëhet fjalë për problemi i cili çon në drejtim të korrupsionit të mundshëm të mediumeve, e pyetëm edhe Dr. Sllagjana Taseva, eksperte për antikorrupsion dhe kryetare e “Transparency International Macedonia”, për interpretimin e nenit dhe formulimeve në të.

 Së pari, shprehet Taseva, një formulim i tillë mban rrezik për korrupsion.  

 Së dyti, vendi i një neni të tillë, siç është 102, nuk është në ligjin kryesorë mediatik, por në ligjet e Qeverisë, për vetëqeverisjen lokale, për ndërmarrjet publike, dhe kështu me radhë. Nesër, kush ka qenë kryetar komune, drejtor, ose të ngjashme, mund të parasheh ose të ndajë mjete dhe të arsyetohet se nuk e kanë parë ligjin për SHAAV, sepse nuk është ligj amë i tij. 

 Së treti, nëse një nen i tillë mbetet në këtë ligj, nuk është e mjaftueshme të thuhet se “nuk duhet të parashikojë” (mjete), por edhe se “nuk duhet të destinohen dhe nuk duhet të shpenzohen”(mjete) në radio dhe televizione private. 

Krejt në fund, në dispozitat ndëshkuese të ligjit duhet të ekzistojë një nen lidhur me këtë nen, me të cilin rregullohet ndonjë sanksion për atë që nuk do ta respektojë kërkesën parimore që të mos shpenzohen paratë publike në mediume – thotë Taseva.

 

PARATË PUBLIKE DO TË SHPENZOHEN EDHE PËR ZGJEDHJE 

Historia e shpenzimit të parave publike në mediume në Maqedoni është e vrazhdë dhe për këtë me insistim kërkohej një ndalesë për një praktikë të këtillë, sepse përvoja ka tretuguar se është blerë politika redaktuese, në veçanti të mediumeve më me ndikim në vend, siç janë televizionet.

Një kërkesë e tillë u parashtrua gjatë kohës së “Bisedimeve të Përzhonos”, por granitura qeverisëse paraprake ishte e shurdhër ndaj kësaj kërkese. Prej kur koalicioni në krye me LSDM erdhi në Qeveri, që në fillim u pajtua me kërkesat e organizatave mediatike. Qeveri, së pari në mënyrë deklarative, komunikoi se nuk do të planifikojë mjete për reklamë, me përjashtim të rrjeteve sociale.

Më pas, në propozim-ligjin i cili gjatë kohë ishte në pajtim me të gjithë palët e prekura, neni 102 ishte fshirë në tërësi, gjë që mund të shihet edhe prej versioneve të shqyrtuara në Kuvend. Dhe tani, përnjëherë, me amendament i cili është mbështetur nga të gjithë deputetët përgjatë diskutimit në komision, ai është kthyer në ligj në formë e cila konsiderohet e dyshimtë si për SHGM-në, ashtu edhe për ekspertët.

Por, që kjo ndoshta nuk është e rastësishme, flet edhe një ndryshim tjetër ligjor, ai Zgjedhor, i bërë para referendumit. Duke futur nenin e ri është rregulluar se fushatat mediatike të partive politike, të cilat marrin pjesë në zgjedhjet, do të paguhen prej Buxhetit të RM-së, përmes Ministrisë së Financave. Edhe atëherë SHGM dhe organizatat tjera mediatike reaguan ashpër, por hasën në vesh të shurdhër, por edhe në rezistencë të pronarëve dhe redaktorëve të mediumeve, ndërsa ky nen nuk u ndryshua as me ndryshimet në vazhdim të LZH-së’, edhe pse Qeveria e premtoi këtë para komunitetit ndërkombëtarë.

Duke folur për këtë problem, i cili në varësi të zgjedhjeve mund të “peshojë” disa milion euro për çdo cikël zgjedhor, Dr. Trpevska shprehet:

 Kërkesa e SHGM-së, me të cilën unë plotësisht pajtohem, është që të aplikohet një ndalesë e plotë për reklamat politike në mediumet audio-vizuele dhe jashtë zgjedhjeve, edhe gjatë kohës së zgjedhjeve. Kjo do të thotë se duhet të shfuqizohen edhe dispozitat dyshuese të nenit 76 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilës mediumet mund të marrin mjete drejtpërdrejtë nga Buxheti i RM-së për reklamat e subjekteve politike në fushatën zgjedhore. Kjo është një pjesë e kërkesave kyçe për reforma sistematike, të cilat dolën edhe nga raportet e Pribes që t’i jepet fund trekëndëshit financiar-klientelist në të cilin janë të vendosura mediumet – mes partive të mëdha politike, shtetit dhe pronarëve të mediave. 

Me këtë, siç thotë Trpevska, është shumë e rëndësishme që të mos ndodh “që mediumet përsëri të shndërrohen në institucione ideologjike, të cilat, në vend që të mbrojnë interesin publik, do të kenë funksion propagandues për mbështetje e sistemit të vendosur të fuqisë”. 

Kjo është e qartë edhe për organizata mediatike dhe prej këtu ndjesia reale për nenin 102 të ligjit të ndryshuar dhe plotësuar të SHAAV. Sepse, nuk janë vetëm paratë e nivelit qendror, por bëhet fjalë edhe për shuma të mëdha të cilat shpenzohen edhe në nivel lokal edhe në nivel të ndërmarrjeve publike.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.