Edhe mjetet e riinvestuara janë investime

 

 

Në duelin e tre kandidatëve presidencial, kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni dha deklaratën në vazhdim, të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente: 

Thonë se kemi pasur mbi 640 milion euro investime, megjithatë ato janë riinvestime. Diku rreth 60 milion janë investime. 

[Burimi: Dueli në TV i kandidatëve presidencial, RTM1 – data: 12.04.2019]

 

ARSYETIM:

Kjo deklaratë e Silljanovska-Davkova në TV duelin është përsëritje e një numri të madh të deklaratave të ngjashme, të thëna nga VMRO-DPMNE në periudhën e kaluar, gjegjësisht prej kur u publikuan të dhënat për shumë e lartë të investimeve të huaja të drejtpërdrejta (IHD) në vitin 2018. Duke pasur parasysh atë si një prej fitimeve më të mëdha 11 vjeçare të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së i atribuohet vet IHD, partia opozitare vendosi një argument të tillë të ju shmanget këtyre numrave.

Thjeshtë thuhet sikur riinvestim i fitimit, të realizuar nga ana e investitorëve të huaj, në kapacitet e tyre ekzistuese ose të reja nuk duhet të vlerësohet si investim i huaj, gjegjësisht si ato para të mos jenë para dhe të mos kenë hyrë në ekonominë maqedonase. Ajo që ato investime të huaja janë kryer prej investimeve ekzistuese, dhe jo si të reja, sikur jua ul vlerën dhe sikur ato para të mos sjellin punësime të reja, zhvillim, dhe krejt në fund, rritje të ekonomisë.

Një argumentim i tillë kuptohet se ka prapavijë politike. Dëshirohet të minimizohet rritja e lartë e këtij treguesi ekonomik vetëm për atë se në Qeveri është kundërshtari politik, i cili mund të merret nën pronësi.

Por, parë në përgjithësi, shumat të cilat investitorët ekzistues të huaj t’i riinvestojnë në një vend janë pothuajse rregullisht më të larta prej atyre të cilat i investojnë si investime të reja. Investitorët ekzistues të huaj në një vend, në të cilin janë të parnishëm me investimet e veta me vite ose dekada, janë çdo herë më shumë se ato të rejat, të cilët në atë vend kanë hyrë vetëm në periudhë prej një viti. Si pasojë e kësaj, shumat e riinvestuara më së shpeshti ose rregullisht janë më të larta preh shumave të investuara prej investitorëve të rinj, të cilët në vend kanë hyrë në vitin e fundit.

Kështu është edhe në Maqedoni. Siç mund të shihet prej tabelës më poshtë të Bankës Popullore Kombëtare, në 16 vitet e kaluara (2003-18),  vetëm në 5 vite mjetet e riinvestuara të investitorëve të huaj nuk kanë qenë segmenti më i madh i IHD (kolona 1). Në të gjithë 11 vitet e tjera (të shënuara me ngjyrë të zezë) mjetet e riinvestuara kanë qenë segmenti më i madh i IHD.

Табела: НБРМ

Më shumë, në vitin 2011 për shembull, kur në qeveri ka qenë VMRO-DPMNE, mjetet e riinvestuara në shumë prej 414 milion euro, kanë qenë në nivel më të lartë se shumat e përgjithshm të IHD, të cilat arrijnë vlerën prej 240 milion euro, sepse segmentet e tjera të IHD kanë saldo negative. Edhe atëherë askush nuk thoshte se në vend nuk ka pasur aspak IHD vetëm për atë se ato kanë ardhur sipas rrugës së mjeteve të riinvestuara.

Ashtu që, deklaratën e kandidates presidenciale Gordana Siljjanovska-Davkova, në të cilën thotë se “diku rreth 60 milion janë investime”, qartë duke aluduar se mjetet e tjera të investuara prej 640 milion euro, sikur nuk duhet të merren për IHD, edhe pse ato si të tilla vlerësohen në të gjithë vendet e botës, nga Banka Botërore, nga Fondi Monetar Ndërkombëtare si dhe institucionet ndërkombëtare financiare, e vlerësojmë si jokonsekuente. 

 

BURIME:

Investime të drejtpërdrejta, Lëvizje – sipas llojit të investimeve  (BPRM- me 12.04.2019)

 

Vlerësoi: Vlladimir Petreski 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.