Edhe ministrat e BDI-së përgjigjen para Kuvendit, jo para Ahmetit

Фото: Принтскрин

 

Zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, këto ditë (14.05.2019) në emisionin “200” në televizionin Alsat, në lidhje me “fshesën” e paralajmëruar nga ana e Zoran Zaev, dha deklaratën në vazhdim në të cilën tha një pretendim të pavërtetë:

Nuk ka asgjë të çuditshme. Qeveria është politike, nuk është e ekspertëve, e formojnë partitë nga koalicioni. Çdo parti ka forumet e veta ku propozon kuadro me të cilat do të udhëheq me institucionet. Unë jam zgjedhor në kryesi të BDI-së dhe jam propozuar te kryeministri që të më propozojë në Kuvend. Në bazë të kësaj, kryeministri ka mundësi të kërkojë vetëm nga Ali Ahmeti për ndryshim të ndonjë funksionari të BDI-së dhe kjo të vërtetohet në kryesinë e BDI-së, duhet vet Ali Ahmeti të vërtetojë një vendim të tillë në udhëheqësin e BDI-së, u shpreh Osmani.

 [Burime: Emisioni „200“ TV „Аlsat“ – data: 14.05.2019 ; Nezavisen– data: 16.05.2019]

 

ARSYETIM:

Një qëndrim i tillë i zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, se “për ndërrim të kuadrove të BDI-së të cilët janë pjesë e Qeverisë mund të vendos vetëm Ali Ahmeti dhe partia”, është jo i saktë. Pyetjes se përgjegjësia e ministrave është e rregulluar me Kushtetutë, e cila është decide që ministrat përgjigjen para parlamentit, gjegjësisht para qytetarëve prej ku edhe deputetët fitojnë mandatin (në zgjedhje).

Kjo çështje në nenin 92 të Kushtetutës është shkuara shumë qartë se:

Qeveria edhe për çdo anëtarë të saj, për punën e saj përgjigjet para Kuvendit. 

Më tej në nenin 94 nga Kushtetuta është specifikuar se kryeministri mund të jep propozim deri te Kuvendi për shkarkimin e çdo ministri përderisa vlerëson se ai nuk i është përgjigjur detyrës e cila i është besuar.

Kryetari i Qeverisë mund të propozojë shkarkim të anëtarit të Qeverisë. Për propozimin për shkarkim të anëtarëve të Qeverisë vendos Kuvendi në seancën e rradhës. 

Do të thotë se kryeministri nuk ka nevojë që të kërkojë miratim për ndërrim të ndonjë ministri partie ose lideri partiak, ashtu siç shprehet Osmani, i cili insiston se vendimin për ndërrim të ndonjë ministri duhet ta sjell udhëheqësia e BDI-së. Gjëja e vetme e cila duhet ta ketë parasysh kryeministri është nëse për vendimin e tij do të sigurojë shumicë në Kuvend.

Anash asaj se praktika jonë në 20 vitet e fundit ka treguar se ministrat përgjegjësinë për atë se si e kryejnë funksionin, i japin ndaj partive, nga radhët e të cilave edhe vinë (liderët partiak), në vend që ta japin ndaj kryeministrit.

Të rikujtojmë se në vitin 2004 ish kryeministri i atëhershëm Hari Kostov ( i cili ka qenë kryeministër vetëm gjashtë muaj prej 2 qershorit të vitit 2004 deri në 12 dhjetor të  vitit 2004), dha dorëheqje nga funksioni vetëm për faktin se një pjesë e anëtarëve të kabinetit të tij, në vend që të zbatojnë politika qeveritare, kanë zbatuar politika partiake.

Qeveria në pesë muaj e kaluar ka punuar suksesshëm, por rejtingu i saj përsëri shënoi rënie sepse një prej partive qeverisëse e kupton Qeverinë si instrument për promovim të interesave kombëtare dhe të ngushta partiake, përfshirë këtu edhe nepotizmin, tha Kostov, duke sqaruar arsyet për dorëheqje. 

Atëherë, Kostov në arsyetimin për dorëheqje, korrupsionin në mënyrë jo të drejtpërdrejtë e lokalizoi te BDI dhe theksoi se “ekziston sjellje korruptuese pa ndonjë dëshirë dhe masë për luftën kundër korrupsionit”. 

Kostov, në atë kohë, akuzoi ish ministrin për Transport dhe Lidhjem Argon Buxhaku për korrupsion në rastet për shitjen e vendeve në sheshin “Maqedonia”, stacionet bazë të dy operatorëve mobile në vend, si dhe dhënien e CEMT licencave.

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.