Edhe me ligjin e vjetër vonohet zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për anti – korrupsion

Foto: pxhere.com

 

Deputetët, kur është në pyetje kompletimi i Komisionit për antikorrupsion, kanë dy dilema, të shkohet me zgjedhjen sipas modelit të vjetër ose të pritet ndryshimi i tërësishëm i ligjit. Por, kjo duket se vetëm është pjesa sipërfaqësore e dilemave, për shkak se zgjedhja e kësaj ngjan me Kubin e Rubikut

 

Shkruan: Ljubomir Kostovski 

 

Viti i ri nuk mblodhi turma vetëm në objektet tregtare, por edhe në seancat e Komisionit për zgjedhjet dhe emërtime në Kuvendin e RM-së. Një prej pikave të diskutueshme është edhe zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Antikorrupsion (KSHNK), gjë që nuk u realizua edhe pse ishe në rend të ditës, për shkak se nuk kishte marrëveshje ndërmjet partnerëve të koalicionit. Ka pasur konkurs për zgjedhjen e anëtarëve, kandidat ka pasur, por pika u vendos në fund të ditës, sepse, me 18 dhjetor pas dite kishte shumë shikime konfuze në sallën 4 të Kuvendit të RM-së, ku zakonisht ulet komisionit i përmendur. Më vonë u sqarua se nuk ka pasur marrëveshje në mes partnerëve të koalicionit rreth përbërjes së trupit.

Vendimi rreth zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Antikorrupsion ndodhi në seancën e 60 të Kuvendit të RM-së edhe atë sipas ligjit të vjetër, me propozim të VMRO-DPMNE-së. Pjesa më e madhe e anëtarëve të vjetër, nën shtypjen e opinionit, në pranverë dhanë dorëheqje, (të rikujtojmë, se kjo ndodhi për shkak keqpërdorimeve të shpenzimeve të paguara në punën e tyre), dhe për të pasur zgjedhjet të drejta në të ardhmen është shumë e rëndësishme që të kemi një trup të tillë kontrollues!

 

KOMISION ANTIKORRUPSIONIT SIPAS LIGJIT TË VJETËR APO SIPAS LIGJIT TË RI

Edhe pse LSDM pranon se gjatë zgjedhjeve eventuale duhet të ketë Komision për Antikorrupsion, informacionet jozyrtare nga partia qeverisëse janë se nuk janë të njoftuar me listën e kandidatëve për anëtarë të cilët janë paraqitur në konkurs dhe se vendimi do ta miratojnë pasi që shohin listën.

Parashikimet reale thonë se shanset që të miratohet ligji i ri para shpalljes së zgjedhjeve presidenciale për parandalim të korrupsionit (shkurt 2019) janë të vogla. Fundja, rregullorja e re për parandalim të korrupsionit, e cila parasheh edhe rregulla të reja dhe më të rënda për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për antikorrupsion, është akoma në fazën e parë të procedurës parlamentare – periudhë kur parlamenti ka edhe detyra të tjera, siç është miratimi i amendamenteve kushtetuese dhe të buxhetit për vitin e ardhshëm. Zgjedhjet presidenciale, do të duhej që të shpallen në fillim të shkurtit, kur do të fillojnë të rrjedhin afatet për zbatim të veprimtarive zgjedhore, kështu që është më preferueshme që deri atëherë të formohet Komisioni për Antikorrupsion.

Për këtë kërkohen zgjidhje që do të përfshinin intervenim edhe në ligjin ekzistues edhe në ligjin që është në procedurë, që të parashihet mandati të paktën gjysmë viti ose anëtarët të cilët do të zgjidhen tani të kenë mundësi të kandidojnë edhe në konkursin i cili do shpallet sipas rregullores së re.

Vendimi i ri zgjedhor është në procedurë parlamentare dhe presim që procedura të jetë efikase që deri në fund të këtij viti të mund të miratohet dhe të mund të zgjidhen anëtarët e Komisionit. Vendosja e procedurës së transparencës gjatë zgjedhjes së anëtarëve të KSHNK, caktimi i kritereve që do të bëjnë ndarjen e Komisionit për antikorrupsion nga politika dhe pavarësi, profesionalizëm dhe përkushtim në luftë të vërtetë kundër korrupsionin janë një pjesë e risive që parasheh propozim-ligji për ndalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave – u shpreh së fundit zëdhënësi i LSDM, Kostadin Kostadinov, para seancës së fundit të Komisionit për zgjedhje dhe emërim.

 

QËNDRIMET E EKSPERTËVE 

Në këtë moment komisioni ka vetëm dy anëtarë – Najdo Spasevki dhe Suzana Tasovka-Axhikotareva,  të cilët gjithë këto vite figurojnë si funksionarë të KSHNK-së, i cili ndaloi së funksionuari.

Por, çka thonë ekspertët?

Ata insistojnë në shpallje publike, por janë larg kritereve më të rrepta – ky është minimumi që duhet të ndryshohet gjatë zgjedhjes së anëtarëve që Komisioni për Antikorrupsion të mund të jetë funksional dhe operativ. Kandidatët duhet të përballen me deputet publikisht dhe në mënyrë transparente, por edhe sektorin civil, para se të merret vendimi cili të emërohet. Kjo është vetëm një pjesë e qëndrimeve të Ana Pavllova Daneva përfaqësuese e GREKO për Maqedoni dhe Misha Popiviq prej Institutit për Demokraci.

 Vlerësojë se kandidatët duhet të zgjidhen përmes konkursit publik, por, kriteret duhet të jenë më të ashpra. Në lidhje me atë nëse do t’i zgjedh pozita ose opozita, bëhet fjalë për marrëveshje politike. Përndryshe kandidatët e zgjedhur do të ishin të afër me ndonjë garniture politike, shprehet Daneva

Jo vetëm marrje në pyetje të komisionit, por edhe marrje në pyetje çdo kandidat para çdo deputeti. Këtu mund edhe të përfshihen edhe organizatat qytetare që të mos mund të përsëritet rasti me Sllagjana Taseva të cilën Kuvendi e largoi nga gara për kryetare të KSHNK-së, vlerëson Popiviq.

Në raport me përbërjen dhe numrin e Komisionit për Antikorrupsion që të dy kanë qëndrime të ndryshme. Daneva vlerëson se zgjidhja është edhe formimi i Agjencisë me një drejtor, i cili do të mbante përgjegjësi, përderisa për Popoviq është imperative që të ulet numri i anëtarëve të tanishëm.

Sipas rregulloreve ligjore ekzistuese, anëtarët e Antikorrupsionit zgjidhen me shumicë të thjeshtë, ndërsa kushti i vetëm që kërkon ligji është që të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë me arsim të lartë nga fusha e çështjeve juridike, financiare dhe antikorrupsion, që të gëzojnë një reputacion në kryerjen e funksionit dhe të kenë më së paku tetë vite përvojë pune. Kryetari zgjidhet nga radhët e anëtarëve dhe ka mandat për një vit.

Sllagjana Taseva nga “Transparency International” vlerëson se Komisioni për Antikorrupsion duhet të ketë qasje në të gjithë bazat e nevojshme të të dhënave dhe të mund të parashtrojë kërkesa deri te të gjithë institucionet, përfshirë edhe bankat, të cilat do t’i japin informacione për llogaritë bankare të bartësve të funksionit.

Verifikimi i gjendjes së pronës është lidhur me verifikimin e përplasjes së interesave, për atë se bartësit e funksioneve nuk i paraqesin interesat përfshirë këtu edhe pronësinë e kompanive të cilat më pas paraqiten në procedura të ndryshme, tha Taseva.

Ilina Mangova, drejtoresha e Institutit ndërkombëtar republikan (IRI), në hapjen e një prej shumë debateve të organizuar në lidhje me këtë çështje, theksoi se që të ketë sukses në luftën kundër korrupsionit është e nevojshme që të ketë vullnet politik. Kushtëzimi nga BE, siç tha ajo, është treguar si faktor kryesor për mirëmbajtjen e këtij procesi, ndërsa këtu, siç shtoi, i rëndësishëm është edhe faktori njeri dhe opinioni.

 

ÇKA MENDON QEVERIA? 

Përfshirja e procedurës për transparencë gjatë zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Shtetëror për ndalin të Korrupsion (KSHNK) dhe caktimi i kritereve do të thonë largim të KSHNK-së nga politika, janë një pjesë e risive të cilat i parasheh propozim-ligji për ndalim të korrupsionit dhe përplasja e interesave.

Një prej kritereve për zgjedhjen e anëtarët ose kryetarit të Komisionit për Antikorrupsion është që të mos ketë ushtruar funksion politik në Qeveri, në Parlament, as të ketë qenë donator i partive politike në 10 vitet e fundit, deklaroi ministrja për Drejtësi Renata Deskoska, duke shtuar se ato persona nuk duhet të jenë lidhur ngushtë me partitë politike.

Është e qartë se të gjithë mendimet rreth asaj se si duhet të duket dhe si duhet të punojë ky Komision ranë në ujë dhe nuk janë aktuale. Sido që të merret, partive ju konvenon që ato t’i zgjedhin anëtarët e këtij trupi. Për këtë Ligji për mediume është bllokuar nga qindra amendamente të opozitës, dhe me këtë ruhet vendi në “gardën e vjetër” në ASHMAAV. Te zgjedhja e anëtarëve të KSHZ-së duhet të shkohet sipas vendimit të vjetër (për të cilin opozita menjëherë u pajtua), dhe duket sikur ky inercion u ndalua me faktin se dorëheqja nga pjesa më e madhe e përbërjes së deritanishme të Komisionit për Antikorrupsion, pamundësoi një imitim të tillë në zgjedhjen e kuadrove edhe te ky trup.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.