„E-shoqëria“: Kemi nevojë për liri që të mbrojmë privatësinë

Shkup, (META)

Në konferencën “E-shoqëria” me temën “Liria dhe privatësia”, të organizuar prej Fondacionit për Internet dhe Shoqëri “Metamorphosis”, u arrit në përfundim se: Reformat në sferën mediatike duhet që të jenë profesionale, përmes debatit, është e nevojshme edhe rregullore e posaçme për portalet e internetit që të mund të ju iket keqpërdorimeve,

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, vlerëson se internet-portalet janë pjesë e problemeve të sferës mediatike për atë se nuk dihet kush qëndron mbrapa portaleve të caktuara dhe pronarët e tyre janë kompani të panjohura.

Si problem i posaçëm në sferën mediatike, Mançevski theksoi fenomenin e lajmeve të rrejshme.

– Të rinjtë e Velesit janë rritur në shoqëri me lajme të rrejshme. Nuk mundet që ne si shtet ose qeveri vet të ballafaqohemi me këtë problem por ka nevojë për bashkëpunim në nivel global. Këtu ekziston edhe problemi etik në aspekt të asaj se deri ku shkon niveli i rregullativës së mediumeve, a do të prekim privatësinë e dikujt ose do të ketë censurë. Jemi të hapur për bashkëpunim dhe për dialog – u shpreh Mançevski.

Fani Karanfillova-Panovska, drejtoresha ekzekutive e Fondacionit “Shoqëria e Hapur” – Maqedoni, theksoi se pa shoqëria civile, e cila do të jetë kritikuesi profesional dhe objekti i qeverisë, deri sa të realizohet ajo që është e nevojshme.

– Parashtrohet pyetja nëse ka liri pa mbrojte serioze të privatësisë. Nëse mbrojtja ekstreme e privatësisë do të thotë edhe kufizim të lirisë? Sipas meje, liria është më e rëndësishme se privatësia, sepse më duhet liria që të ruaj privatësinë – u shpreh Karanfillova-Panovska.

Drejtori i programit të Fondacionit “Metamorphosis”, Filip Stojanovski, vlerëson se reformat në mediume janë shumë të rëndësishme për atë se ata janë qeveria e katër në shoqëri, e cila i mbanë të përgjegjshme të gjithë të tjerat.

Në Maqedoni të gjithë lirit dhe të drejtat janë të siguruar në Kushtetutë, tha Dragica Ljubeska nga Agjencia për shërbime audio dhe audio-vizuele.

–  Nuk është e ndaluar që të informohet për gjuhën e urrejtjes, por është e ndaluar mediumet të flasin me gjuhën e urrejtjes – shprehet Ljubeska.

Me rëndësi është që të mos ketë rregullativë shumë kufizuese në sektorin mediatik për atë se kjo mund që të ndikojë negativisht dhe të rrënojë gjendjen e brishtë të lirisë së shprehjes, përfundon Ivan Breshkovski nga SHGM.

– Nëse gjykatësit nisen prej praktikës së Gjykatës Evropian për të drejtat e njeriut, nëse është shkaktuar dëm, nuk është me rëndësi mënyra se si është shkaktuar dhe nëse bëhet fjalë për internet-medium – shton Breshkovski.

Dejan Goergievki nga Qendra për Zhvillim të Mediumeve thotë se sukses do të ishte nëse prej faza së parë të reformave del një trup rregullues,  i cili do të jetë i vetmi organ sovran në radiodifuzion i cili do të zbatojë politikat reale të tregut në dimensionin e saj të vërtetë.

– Problemet dalin prej asaj se ka mbingarkesë në treg, kemi ekonomi të dobët, ndërsa kemi edhe skenë mediatike sikur të ishim ne 100 milion popull. Ne si shoqëri duhet që të vendosim si të rruajmë gazetarinë që heton në thellësi dhe flet të vërtetën – tha Gerogievski.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.