E papërmbushur: Letërnjoftime në shtëpinë tuaj

Procedura për letërnjoftim në shtëpinë tuaj nuk ekziston. Foto: Skrinshot

 Premtim: Shërbimi për dhënie të dokumenteve personale në shtëpi ose lokalin afarist nëpërmjet kompensimit adekuat ( Buxhet: më kuadër të buxhetit të aprovuar. Afati : 2015)

[ Burim:  Programi zgjedhor i VMRO DPMNE-së ]

 

ARSYETIM:

Në programi zgjedhor të VMRO DPMNE për zgjedhjet e parakoshme të vitit 2014, në faqe 234, partija qeverisëse ka vendosur, një premtim të papërmbushur, për lehtësimin e procedurës për dhënien e letër njoftimeve, me atë që ato do të mund të dërgohen edhe në shtëpitë e qytetarëve ose në lokalet afariste, nëpërmjet kompensimit adekuat.

Në paraqitjet parazgjedhore të vitit 2014, ish ministri i punëve të brendshme, si bartës i listës në njesinë zgjedhore numër dy, gjithashtu, e ka përsëritur këtë premtim.

Në pjesën e programit për MPB parashohim vendosjen e shërbimit për dhënie të dokumenteve personale në shtëpinë tuaj ose lokalin afarist nëpërmjet kompensimit adekuat. Projekti do të realizohet më së voni deri në fillim të vitit të ardhshëm, theksoi Jankullovska

Ky premtim më vonë, pas zgjedhjeve, është futur në programin për punë të Qeverisë në sektorin Drejtësi dhe siguri. Atje premtimi njëjtë është konkretizuar në projekt, gjithashtu është përcaktuar afat:

Projekti “Letër njoftime në shtëpinë tuaj”- shërbim për dhënie të dokumenteve personale në shtëpinë tuaj ose lokalet afariste nëpërmjet kompensimit adekuat( janar 2015)

Gjatë kërkimit në internet për lajme për një projekt të këtillë, nuk mund të gjendet asnjë lajm për të vërtetuar këtë. Njëkohësisht, gjatë kontrollit të ueb faqes së MPB në pjesën Punët administrative dhe procedura për  dhënien e letërnjoftimeve, askund nuk është theksuar opsioni që ky dokument me kompensim adekuat mund të nxirret jashtë hapësirave të ndonjë nga njësitë rajonale të MPB. Për shkak të analizës së mësipërme, ky premtim vlerësohet si i papërmbushur.

 

BURIM:

Vlerësuar nga : Teo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.