VMRO-DPMNE: E-fatura

Firmave që sigurojnë mallra dhe shërbime për institucionet shtetërore do t’u mundësohet që faturat për pagesë t’i dorëzojnë në mënyrë elektronike. Të gjitha institucionet shtetërore duke filluar nga ministritë deri te shkollat dhe spitalet do të jenë të obliguara të pranojnë fatura elektronike. Në atë mënyrë do të përmirësohet efikasiteti dhe transparenca në punën e institucioneve publike me sektorin privat. Projekti realizohet sipas shembullit të Danimarkës, e cila ka sistem më të zhvilluar për bashkëpunim elektronik me firmat. Implementimi i këtij projekti do të sigurojë kursim të mijëra orëve të punës dhe kursim prej rreth 10 milionë eurosh në vit, duke e eliminuar plotësimin e faturave dhe dërgimin e tyre nëpërmjet postës. [Afati: shtator 2012]

Arsyetim:

Në një pjesë të spitaleve në Maqedoni është paralajmëruar se do të fillojë procesi i marrjes së faturave për pagesë në mënyrë elektronike. Për këtë arsye një pjesë e personelit që punon në këtë problematikë tashmë e ka përfunduar trajnimin

Edhe përkundër asaj se afati për fillimin e këtij projekti është muaji shtator, ai akoma nuk ka filluar të realizohet në praktikë.

Në Llogaridhënien e Qeverisë së RM-së, për këtë projekt thuhet:

Ka filluar realizimi i planit aksional për përgatitjen e projektit “e-Fatura” – dërgimi elektronik i faturave nga ana e firmave që punojnë me institucionet shtetërore.

Poashtu, nuk ka asnjë informatë që është në dispozicion public se ky projekt është realizuar.

Linke:

Vlerësuar nga: Marija Tegovska

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *