Dy rrugë në lagjen “Babi” në Shtip me pamje të re

Aktivitetet ndërtuese në rrugën "6" Foto: Ueb-faqja e Komunës së Shkupit

 

Të ndërtojmë rr. 6 dhe 7 në Babi me infrastrukturë komplete

[Burimi: Programo zgjedhor i Bllagoj Boçvarskit për zgjedhjet lokale 2017, “Jetë në Shtip për të gjithë“. Faqe 26, data: tetor 2017 ]

 

ARSYETIM:

Kryetari i Shtipit, Bllagoj Boçvarski, për zgjedhjet lokale (tetor 2017), si kandidat i LSDM për të parin e Komunës, premtoi se në lagjen Babi do të ndërtohen rrugët “6” dhe “7”. Ky premtim i Boçvarskit është dhënë në programin e tij zgjedhor: “Jetë në Shtip për të gjithë“, në pjesën “PROJEKTE KOMUNALE” – Shoqata Urbane “Babi” dhe “Duzllak” (faqe 26), si edhe gjatë kohës së daljeve të tij në fushatën zgjedhore, është realizuar.

Me 12 maj të vitit 2018 kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski, doli që të shikojë punët e asfaltimit të rrugës “6” në lagjen Babi. Siç informuan mediumet, asfaltimi i kësaj rruge vazhdon pas vendosjes së linjës ujore dhe linjës së kanalizimit, si dhe pas asfaltimit të rrugës fqinje “7”. Përndryshe bëhet fjalë për rrugë të cilat është dashur që të përfundojë para disa vitesh (në mandatin e kryetarit paraprak), sepse pronarët e shtëpive individuale në zonën e quajtur “Babi 6” kanë shumë kohë të kanë paguar detyrimet komunale. Në të njëjtën informacion ka edhe deklaratë të kryetarit Boçvarski në të cilën ai kumton:

Asfaltimi i kësaj rruge numër gjashtë kushton 1.667.000 denarë pa TVSH të përfshirë, gjegjësisht 1.967.060 denarë me TVSH. Për asfaltimin e rrugës shtatë janë investuar 3.340.000 denarë pa TVSH, gjegjësisht 3.941.200 denarë me TVSH. Ky premtim është ai për të cilin u kapëm që në fillim të mandatit dhe është nevojë e qytetarëve të lagjes Babi. 

Me këtë shkas Boçvarski tha se prej fillimit të dhjetorit të vitit 2017 kur filluan aktivitet ndërtimore për dy rrugë, deri më tani – maj të vitit 2018, në këto projekte infrastrukturore prej buxhetit të Komunës së Shtipit janë investuar po thuajse 7,5 milion denarë.

Me realizimin e ujësjellësit dhe kanalizimit në rrugën 6 dhe 7, si dhe me tamponimin e ri dhe asfaltimin, në lagjen Babi për gjashtë muaj e gjysmë, për aq kohë sa jam kryetar komune, janë investuar pothuajse shtatë milion e gjysmë denarë. Në të ardhmen vazhdojmë me realizimin e projekteve kyçe dhe premtimeve. (Boçvarski)

Lajme dhe fotografi lidhur me ndërtimin e dy rrugëve të përmendura janë publikuar në ueb-faqen e Komunës së Shtipit.

Duke pasur parasysh informacionet e publikuara në mediume dhe në faqen zyrtare në internet të Komunës, të cilat flasin se në të dy rrugët është realizuar infrastruktura (rrjeti i ujësjellësit dhe i kanalizimit), se rruga “7” është tërësisht e përfunduar, ndërsa rruga “6” është duke përfunduar, mund të thuhet se premtimi i Boçvarskit është i realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.