DOSJE–Të gjithë hetimet e PSP-së

Qëllimi i kësaj mini-dosje është që në një vend të vendosen të dhënat bazë, si dhe linqet e të gjithë hetimeve të cila i ka publikuar dhe i kryen Prokuroria Speciale Publike (PSP) dhe me këtë ju kursen kohë të gjithë personave të interesuar, siç janë gazetarët, hetuesit, studentët, qytetarët, aktivistët, si dhe të gjithë organizatave të cilave ju nevojiten njohuri ose të informohen me punën e PSP-së

Mini-dosja tani për tani përmban të gjithë informacionet për hetimet e kësaj prokurorie, për akuzat e ngritura, si dhe për raportet, të cilët sipas Ligjit PSP duhet që t’i dorëzojë në Kuvendin e RM-së, çdo 6 muaj. Nuk përmban të dhëna të papublikuara ose shkrime, por do të përditësohet rregullisht ashtu siç do të shfaqen informacione dhe siç do të realizohen aktivitete të reja (hetime, akuza, gjykime, etj.) Në secilin shkrim mund që të gjeni link deri të transkripti i konferencave për shtyp ose komunikatave të PSP-së, në të cilat paralajmërohen hetime të reja, si dhe link deri te shkrimet gazetareske (të grumbulluara nga agregatët e lajmeve) të publikuara me temë të njëjtë.

Qëllimi i kësaj mini-dosjes është për të mos u ndërruar burimet shërbyese dhe gazetareske të informacioneve për dhe rreth PSP-së, por që të mundësojë qasje më të shpejtë deri të informacionet bazë, si dhe qasje më të shpejtë dhe më të lehtë deri te burimet ekzistuese të informacioneve në këtë temë.

Sipas mundësive, mini-dosja në të ardhmen do të përmbajë edhe informacione shtesë , të cilat do të konsiderohen se janë të rëndësishme. Dosja bazë me shkrimet më të rëndësishme është përkthyer edhe në gjuhën shqipe edhe në gjuhën angleze.

 

HETIME

  1. “Titanik” – hetimi i parë i PSP-së – (12.02.2016)
  2. Dhuna para Komunës Qendër – akuza e dytë, e para për Gruevskin (15.09.2016)
  3. „Fortesa“ – Shkatërrimi i pajisjes për përgjim (30.03.2016)
  4. „Transporter“ – Transporti i nxënësve më i shtrenjtë se ai në Tokio (14.04.2016)
  5. T.N.T. –  Hetimi i të fortëve që rrënojnë për hakmarrje (21.04.2016)
  6. „Arka“ – Pajisja e DSK-së e paguar 860.000 евра (28.09.2016)
  7. „Toplik“ – Hetimi për shitjen e  tokës për Sonçev Grad (20.10.2016)
  8. „Tenderët“ – Hetimi për anekset e ndërtimit të Muzeut të VMRO-së(20.10.2016)
  9. „Target“ – DSK në mënyrë të paligjshme ka përgjuar 6.000 qytetarë (18.11.2016)
  10. „Tank“ – Hetimi për blerjen e Mercedesit për kryeministrin (24.01.2017)
  11. „Tarifa“ – Dyshime për keqpërdorim në ELEM (24.01.2017)
  12. „Trust“ – Keqpërdorime i tenderit milionësh të ELEM (02.06.2017)
  13. „Tifani“ – PSP dyshon se janë ble rroba intime dhe çantave përmes firmave (23.03.2017)
  14. „Total“ – Hetim për  evasion fiskal për pronarin e “Total”, “Media Maks” dhe “Total media centar”  (23.03.2017)
  15. „Treqind“- Blerje e paligjshme të 300 veturave për MPB (23.03.2017)
  16. „Tabela“- –I dyshuar drejtori i SHF “Rexho Ruzhit Zajazi (23.03.2017)
  17. „Talir“ – PSP hapi hetim për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së(22.05.2017)
  18. „Trajektorja“ – Milion provizione kineze janë përfunduar në xhepat e funksionarëve qeveritar  (22.05.2017)
  19. „Lëndina“ – Tre vikend shtëpit në Zelenikovë të ndërtuara ilegalisht  (22.05.2017

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

RAPORTE

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.