DOSJE: Anomalitë e metastazuara të listës zgjedhore të pa pastruar

Manipuloje listën zgjedhore dhe votimi bëhet më pak i rëndësishëm. Foto: skrinshot

Како и зошто избирачкиот список остана непрочистен и покрај сето она што го слушнавме во прислушуваните разговори, и покрај Договорот од Пржино, и покрај странското медијаторство, и покрај утврдените неправилности, и покрај отворените истраги на Специјалното јавно обвинителство во врска со изборите, и покрај скандалите со фалсификуваните лични карти… Во ова досие „Вистиномер“ прави сеопфатна ретроспектива и анализа на сите нерешени прашања кои избирачкиот список го прават непрочистен, а со тоа и некредибилен во моментов, а најверојатно и на идните избори, кога и да се одржат, ако нешто драстично не се промени.

 

 

Si dhe pse lista zgjedhore ngeli e pa pastruar edhe për skaj gjithë asaj çka dëgjuam nga bisedat e përgjuara, edhe për kundër Marrëveshjes së Përzhinos, ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, edhe përkundër parregullsive të dëshmuara, edhe përkundër hetimeve të hapura të Prokurorisë Speciale Publike në lidhje me zgjedhjet, edhe përkundër skandaleve me letërnjoftime të falsifikuara..Në këtë dosje “Vërtetmatësi” bën një retrospektivë dhe analizë gjithëpërfshirëse të të gjitha çështjeve të pa zgjidhura të cilat listën zgjedhore e bëjnë të vlerësohet si të pa pastruar, dhe për momentin jo kredibile, por me siguri edhe në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen, nëse nuk ka ndonjë ndryshim drastik.

 

Shkruan: Stojançe MANEV 

 

Shtyrja e afatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat ishin paraparë të mbahen me 5 Qershor, erdhi si pasojë e kapjes të thellë të institucioneve dhe proceseve politike të cilat duhej të paraqesin uverturë në mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike si rrugëdalje nga kriza politike. Vendimi për falje i Presidentit Gjorgje Ivanov i ashpërsoi kontradiktat në të gjithë sistemin politik dhe solli reagime të ashpra jo vetëm nga popullata vendase, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Tërheqja e pjesshme e saj nuk i amortizoi reagimet dhe kërkesat për tërheqjen e plotë të saj, që u bë parakusht kryesorë për vazhdimin e mëtejmë të gjetjes së modaliteteve politike për daljen nga kriza, në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Përzhinos. Pavarësisht abolimit, (që u tërhoq me 06.06.2016 nga presidenti Ivanov) ngelën çështje të hapura për listën zgjedhore, reformat në mediume dhe për ndarjen e partisë nga shteti.

Edhe pse Komisioni Shtetërorë Zgjedhorë (KSHZ) veproi me një dyzim aktivitetesh (kontrolle të kryqëzuar, administrativ dhe në terren) me qëllim mbylljen e çështjes së listën zgjedhore si kusht për zgjedhje të lira dhe demokratike, përsëri shumë dyshime lidhur me procesin zgjedhorë mbeten të hapura. Procesi i pastrimit nuk arriti të fitojë besimin, te partitë politike ashtu edhe te publiku dhe të garantuesit e Marrëveshjes së Përzhinos, BE dhe SHBA, dhe se i njëjti mund të jetë faktorë për zhvillimin e procesit zgjedhorë i cili do të rezultonte me qeverisje legjitime, pa hapësira për dyshime për zhvillimin e çfarëdo qoftë manipulimeve dhe parregullsive, të cilat do të nënkuptonin uzurpim dhe falsifikim të shprehjes së vullnetit të lirë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Pikërisht problemet me listën zgjedhore ishin pjesë e hetimit të parë të cilin e realizoi Prokuroria Speciale Publike (PSP), “Titanik”, e cila i referohet një numri të madh të veprave penale. Një numër i madh i anomalive të lidhura me procesin zgjedhorë (shkelje e së drejtës për zgjedhje, shkelja e së drejtës së përcaktimit të zgjedhësve, blerja gjatë zgjedhjes dhe votimit, shkatërrimi i materialit zgjedhorë dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të kampanjës parazgjedhore), për të cilat më herët mund të dëgjohej te bisedat e përgjuara që u publikuan, që u bënë lëndë të PSP-së dhe paraqitën një sfidë të rënd për KSHZ-në në një moment të ndjeshëm politik që të kthej besimin e humbur të listës zgjedhore.

Gjatë arsyetimit të rastit “Titanik“, prokurorja speciale publike Fatime Fetai jo vetëm që zbuloi dyshime për manipulimet e bëra me listën zgjedhore, për të cilat mund të dëgjohet te “bombat”, siç është rasti me votimin e banorëve nga Pusteci në komunën Qendër dhe Prespë, por edhe hapi dilema dhe indikacione shtesë për keqpërdorime të kryera që e vendosi në dyshim jo vetëm legjitimitetin e qeverisjes lokale në këto komuna, por edhe komplet sistemin politik, gjegjësisht edhe qeverinë qendrore.

Duke shfrytëzuar ndikimin real dhe pozitën zyrtare dhe për mbijetesën e mëtutjeshme të qeverisjes së partisë, edhe në nivel lokal edhe shtetëror dhe veçanërisht për shkak të privilegjeve të praktikumi të pushtetit, kanë krijuar grup e cila ka pasur për qëllim kryerjen e veprave kriminale kundër zgjedhjeve dhe votimit ose konkretisht kriminalizim të tërësishëm të procesit zgjedhor, marrjen e pushtetit, tha Fetai gjatë arsyetimit të rastit “Titanik”.

Duke theksuar që bëhet fjalë për “komplet kriminalizim të procesit zgjedhorë”, Fetai shton se gjatë investigimeve në MPB janë zbuluar numra të ri amë dhe letërnjoftime të reja që nuk janë tërhequr.

Nga kjo del se bëhet fjalë për kriminalizim të plotë të procesit zgjedhor, me nxjerrjen e paligjshme të letërnjoftimeve dhe përfshirjen në lisat zgjedhore të personave të cilët nuk guxojnë të jenë. Domethënë, disa persona janë fotografuar në një qytet, ndërsa letërnjoftimet i kanë marrë në një qytet tjetër gjegjësisht në komunën Qendër, kuptohet se ata janë edhe në listën zgjedhore atje, kanë votuar, më pas janë shpërndarë 15,000 numra amë të ri, këtu të mos krijohet konfuzion se nuk bëhet fjalë për të sapolindur, janë pre gatitur 35,000 letërnjoftime të reja  të cilat nuk janë tërhequr nga personat që i kanë kërkuar dhe askush nuk e di pse qëndrojnë në MPB, kemi edhe 60,000 shtetas maqedonas të ri, tha Fetahi.

Këto 35 mijë letërnjoftime, të cilat i përmendi prokurorja speciale,  që janë në MPB dhe askush nuk i ka tërheq, dhe pse emrat e të njëjtëve gjenden në listën zgjedhore tregojnë për indikacione për manipulime me listën zgjedhore, të cilat nuk shteren nga votuesit “fantom” nga Pusteci dhe brendësinë e Maqedonisë, të cilët kanë qenë të sistemuar në adresat në të cilat jetojnë qytetar, në banesa shtetërore ose jo ekzistuese, hyrje që nuk ekzistojnë në institucione shtetërore dhe kompani tregtare në komunat Qendër dhe Prespë.

 

“NJERËZIT” NGA PUSTECI JANË VETËM NJË PJESË E MOZAIKUT TË MANIPULIMEVE NË ZGJEDHJE

Në një pjesë të bisedave të përgjuara që janë publikuar, të cilat i’u referohen manipulimeve zgjedhore, “bomba” e shtatë, e tetë, e nëntë dhe e njëmbëdhjetë patëm mundësi të dëgjojmë jo vetëm për “njerëzit” e Pustecit, por edhe për incidente dhe parregullsi zgjedhore të cilat plotësisht e vënë në pyetje rregullsinë e listës së Vetme zgjedhore dhe hapin mundësi që t’i jepet përgjigje pyetjeve se për kë janë bërë këto vepra dhe përse do të mund të jenë shfrytëzuar këto 35.000 mijë letërnjoftime, për të cilat nuk dëgjuam në arsyetimin e PSP-së në rastin “Titanik”.

Nga incizimet e “bombave” të publikuara më 6 Mars të 2015, mundet të kuptohet për manipulimet zgjedhore që i kanë bërë funksionarët e lartë shtetëror dhe partiak të VMRO-DPMNE-së, për nxjerrjen jo të ligjshme të letërnjoftimeve, votues fantom edhe për atë se nga 50 njerëz janë të vendosur në adresë të njëjtë, gjegjësisht në të njëjtën banesë, por edhe se qeveria ka frikë se ajo shumë lehtë do të zbulohet. Si problem në biseda theksohet edhe ajo që disa këshille komunale të VMRO-DPMNE-së nuk kanë ofruar adresa të mjaftueshme për regjistrimin e votuesve fantom, prandaj është dashur që me ato adresa që kanë pasur në dispozicion të shkruajnë numër të madh votuesish fantom, ndërsa në Gazi Babë dhe Shën Nikollë votues fantom votojnë në më shumë vendvotime.

Në këtë pjesë të bisedave të përgjuara funksionarët e mëparshëm qeveritarë e shqyrtojnë mundësinë për realizimin e manipulimeve me listën zgjedhore para dhe gjatë kohës së zgjedhjeve lokale të vitit 2013, gjegjësisht edhe në momentet kur lista zgjedhore është e mbyllur dhe nuk ekziston mundësia e intervenimit në kornizat e së njëjtës.

BISEDË MES GORDANA JANKULLOSKËS DHE KIRIL BOZHINOVSKIT:

KB: Përveçse se në këtë rast nëse jo, kjo është vetëm një fazë e tregimit, e di. Por nuk e besojë, sepse kjo do të thotë se do të kenë fakte. Tani të thonë një lajm, nesër edhe një, pastaj pasnesër të nxjerrin diçka, e di. Por ajo që ti thua se mund të nxjerrin, është e mbyllur para 20 ditëve.
GJ: Mos më thuaj se Lisat zgjedhore është e mbyllur.
KB: Nuk e di nëse është shtypur diçka në ndërkohë. Këto kartela të gjitha janë shtypur.
GJ: Shiqo, e di…Po, po, po.
KB: Me aq sa di.

 

BISEDË MES MILE JANAKIESKIT DHE BASHKËBISEDUESIT:

MJ: Kire, këta që janë nga Gazi Baba, Shën Nikolla?
B: Dhe?
MJ: Ato janë në një adresë apo në më shumë?
B: Jo, janë të shpërndarë.
MJ: Por, a ka në një adresë 10-15 njerëz?
B: Nga ato? Po. Përsëriten, po. Përsëriten të gjithë, të gjithë përsëriten, rrotullohen në rreth.

 

BISEDË MES GORDANA JANKULLOSKËS DHE BASHKËBISEDUESIT (PËR PRESPËN)

B: Do ju themi njerëzve. Bëni kërkesë të re, do ti menaxhojmë më mirë adresat. Nëse arrijmë në rrethin e dytë do të përmbushim aq sa mundim. Nëse jo, në zgjedhjet tjera të ardhshme.
GJ: Ashtu është.
B: Duhet të jemi më të kujdesshëm sepse jemi nën vëzhgim.
GJ: Pajtohem Viki. Do të thotë nuk mundet në fshatin që ka 5 banorë, të ketë 40 të ri.

“Nëse arrijmë në raundin e dytë të zgjedhjeve do të mbushim sa të mundim“ – çka është ajo që i jep hapësirë bashkëbiseduesit të Jankulloskës me bindje i thotë që mund të “mbushin” në mes dy cikleve zgjedhore, gjegjësisht në kohën kur lista zgjedhore është mbyllur?

Në “bombën” e tetë LSDM-ja publikoi biseda në mes Mile Janakieskit dhe shefit të SPB Strumicë, Marjan Nakovski, në të cilat merren vesh për krijimin e 300 letërnjoftimeve.

MJ: Marijan!
MN: Urdhëro ministër.
MJ: A ka 300 letërnjoftime për Strumicën, je në rrjedhë?
MN: Të bëhen apo duhet të arrijnë?
МЈ: Të bëhen.
МN: Uuuuuh. .
МЈ: Aj dëgjohu pas meje me Igor Janishevin, prit të të jap numrin. 071 xxx xxx.

MN: Mirë do të dëgjohem.

Edhe pse për këto 300 letërnjoftime “partiake”, enkas për banorët e Strumicës, nuk mundëm të dëgjojmë gjë nga pres konferenca e PSP-së për rastin “Titanik”, as edhe në publik nuk ishte shfaqur se letërnjoftime të njëjta ishin krijuar veçanërisht për “njerëzit” nga Pusteci ose nga vendbanime të tjera të Maqedonisë, përsëri ekzistojnë tregues për të dhënë përgjigje të pyetjeve për mënyrën se si të njëjtat janë shfrytëzuar në zgjedhjet e fundit lokale, në vitin 2013, në komunën e Strumicës.

Në pajtueshmëri me dispozitat nga Legjislacioni zgjedhor, të përfshira në nenin 31, paragrafi 31, KSHZ-ja i nënshkruan listën Zgjedhore, gjegjësisht certifikatat nga lista zgjedhore për të cilat votohet më së voni 15 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve dhe i njëjti praktikisht nuk pëson ndryshim në rast të ciklit të dytë zgjedhor ose gjatë rivotimit. Me ç’rast vendosja e votueseve fantom nuk mund të bëhet në periudhën pas mbylljes së listë zgjedhore, por mundësia për manipulim e cila është në dispozicion që të njëjtit votues fantom të cilët “do të shfrytëzojnë” të drejtën e votës së qytetarit apo qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që janë në listën zgjedhore, për të cilët me siguri dihet se nuk do ta bëjnë vet personalisht gjatë ditës që do të mbahen zgjedhjet. Për realizimin e këtyre manipulimeve ishte e nevojshme nxjerrja e letërnjoftimeve të rrejshme të “fantomëve”, aktivist të dëshmuar partiak, me fotografinë e tyre, por me identitet dhe adresë të personit ku është  shpërngulur. Për atë se ekziston hapësirë flet edhe Kiril Bozhinovski, në bisedën me Gordana Jankulloskën në kushte kur lista Zgjedhore është e mbyllur,Bozhinovski edhe pse konfirmon që”listat” zgjedhore janë të shtypura, por përsëri thotë se “Nuk e di nëse është shtypur diçka në ndërkohë“. Ekziston mundësi e hapur për bërjen e incidenteve jo të rregullta zgjedhore me identitetin e personave për të cilët me siguri gjatë ditës së zgjedhjeve nuk do të jenë në Republikën e Maqedonisë dhe se nuk janë të regjistruar në zyrat diplomatike-konsulare, edhe përkundër faktit se Bozhinovski siguron se “listat” zgjedhore janë të shtypura, por përsëri thotë se “Nuk e di nëse është shtypur diçka në ndërkohë“.

Për atë se përballemi me sistem të manipulimeve zgjedhore në të cilin “njerëzit nga Pusteci” janë vetëm një pjesë e mozaikut flet edhe biseda mes Mile Janakieskit me Biljana Brishkovka-Boshkovska, në “bombën” e tetë në të cilën përveç se për votuesit fantom të Pustecit, dëgjohet edhe për “fantomët” nga Gazi Baba, nga Kavadari, të cilët votojnë në më shumë vendvotime, gjegjësisht dëgjojmë edhe për grindjen që janë në katër apo 34 vendvotime. Indikacione për realizimin të të njëjtit sistem të manipulimeve dalin edhe nga “bomba” e nëntëmbëdhjetë, më saktë nga biseda e kryetarit ti Komunës së Manastirit Vlladimir Taleskit dhe drejtorit të REK Bitola, Vlladko Çingoski, ku bisedojnë për mundësinë që njerëzit e njëjtë, banorë të lagjes Goce Dellçev nga fshati Kravari të votojnë në lagjen me të njëjtin emër në Manastir. Kjo shihet para zgjedhjeve të 2011, siç sqaroi deputeti Vasko Kovaçevski në pres konferencën, dhe e njëjta është bërë edhe në zgjedhjet lokale të 2009.

Terren më të përshtatshëm për realizimin e një operacioni të organizuar të parregullsive zgjedhore në të cilën krijohen mundësi për votim të një personi (fantom) në më shumë vendvotime paraqesin identitet të qytetarëve që nuk janë në shtet, për të cilët është ditur se me vite nuk kanë shfaqur interes për votim, gjegjësisht të shpërngulurit.

 

DËSHTON KSHZ: TË SHPËRNGULURIT U BËNË TERREN I FRYTSHËM PËR “FANTOMËT” 

Në mungesë të realizimit zyrtarë të regjistrimit të popullsisë, me të cilin do të merreshin të dhëna zyrtare për popullatën në vend dhe sa prej tyre zyrtarisht konsiderohen si të shpërngulur, të dhënat nga Banka Botërore tregojnë se nga Maqedonia janë shpërngulur 626,312 banorë deri në fund të vitit 2013. Edhe pse kjo shifër nuk është vërtetuar zyrtarisht nga fondi Shtetëror për statistika (FSHS), përsëri, jo vetëm këndvështrimi demografik është indikatorë për intensitetin e emigrimit, por tregon edhe për një ” fond” potencial për identitete të qytetarëve të cilët për një periudhë të gjatë kohore nuk kanë hyrë në shtet, të cilët nuk konsiderohen si votues të diasporës, dhe gjenden në radhët e listës zgjedhore edhe atë duke mos u shënuar me yll.

Edhe organizata joqeveritare “Civil” gjatë arsyetimit të vlerësimit të tyre (27.04.2016) se nuk janë përmbushur kushtet për zgjedhje të lira, e artikuluan problemin e evidentimit të të shpërngulurve.

Vitet që lam pas, në proceset e më hershme zgjedhore, personat të cilët kanë qenë të shënuar me yll, që do të thotë se votojnë jashtë, tani janë futur në listën zgjedhore sikur votojnë në vend. Domethënë, dikush kishte vendosur që të ju largoj yllin, me të cilin lihet hapësirë për dyshim se dikush mund të keqpërdor votën e tyre – vlerësuan nga “Civil” për procesin e pastrimit të listës zgjedhore.

Mos zgjidhja e problemit me evidentimin të personave të shpërngulur u theksua edhe nga ana e ekspertëve për statistika. Doço Gerasimovski, drejtor i mëparshëm i FSHS-së, në një deklaratë për Gragjanite.mk (21.03.2015) duke shprehur dyshim se në kushte të mos realizimit të regjistrimit të të popullsisë vështirë se do të realizohej kontrolli afatgjatë dhe realizim i thellë i listës zgjedhore, thekson se edhe vet kontrolli në terren nuk do të mund të reduktojë problemin me personat që kanë emigruar dhe evidentimin e tyre.

Kontrolli i listës zgjedhore është punë e ndërlikuar, nëse duam të fitojmë listë në të cilën qytetarët do të kishin besim. Rëndë është që ajo të bëhet për një muaj. Partizimi e rëndon edhe më shumë këtë proces. Shteti nuk ka evidenca të sakta se sa qytetarë kanë lëshuar vendin. Gjithkush në terren mund të thotë se personi i caktuar është në diasporë dhe se do të vijë në vend gjatë zgjedhjeve, a realisht kjo nuk do të ndodh. Si do ti numëroni të gjithë ata që kanë dal jashtë shtetit? Është shumë e rëndësishme që të bëhet kontroll i thellë dhe trasparent – këshillon Gerasimovski, ish drejtorë i FSHS-së.

Vitin e kaluar, më 14 Tetor, grupi punues i angazhuar për Marrëveshjen e Përzhinos, i përbërë nga përfaqësues të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, morri vendimin që në zgjedhjet e ardhshme në listën zgjedhore, afër emrit dhe mbiemrit të secilit votues të qëndrojë edhe fotografia e tij për të cilën u parapa që të shfrytëzohet baza e fotografive që i posedon MPB. Ky detyrim u zyrtarizua edhe ligjërisht me Ligjin për ndryshim dhe përmbushje të listës zgjedhore, që u votua nga Parlamenti më 9 Nëntor 2015, si pjesë e paketës së ligjeve të parapara me Marrëveshjen e Përzhinos. Me nenin 15 të ndryshimeve ndryshohet paragrafi (1) dhe (2) nga ligji për zgjedhje për sa i përket të dhënave të cilat duhet t’i përmbaj lista Zgjedhore dhe certifikatat e së njëjtës, duke specifikuar se të dhënat personale të votuesve plotësohen edhe me “fotografi personale (në formë si të letërnjoftimit ose pasaportës”. Edhe përkundër qëllimit që ligjërisht të përcaktohen kufijtë për mbrojtje nga përdorimi i letërnjoftimeve të rrejshme në ditën e votimit, përsëri ky detyrim mbetet i papërmbushur. Pjesëtarët e KSHZ-së “kanë ngritur duart” nga ky detyrim, sepse nga Ministria për Punë të Brendshme refuzuan që të jepnin fotografi të votueseve, për këtë shkak procesi është shtyrë për ciklin e zgjedhjeve të ardhshme, i cili do të mbahet në 2017 kur duhet të mbahen zgjedhjet lokale.

Ne si Komision Shtetëror Zgjedhor kërkuam nga MPB të na dorëzoj fotografi të votueseve që më pas ato të vendosen në listën zgjedhore, por nga MPB na refuzuan. Kështu që me atë nuk do të bëjmë asgjë. Ajo pjesë e kodit zgjedhor nuk do të implementohet, komentojnë jozyrtarisht burime të KSHZ-së për Utrinski vesnik (22.4.2016).

Mos përmbushja e detyrimit ligjor për përfshirjen e fotografive personale paraqitet si pjesë e anomalive të shumta që i shfaq procesi i pastrimit të listës zgjedhore, të cilat flasin në favor të tezës që “fondi” i identiteteve të personave të emigruar, për të cilat ekzistojnë tregues se janë shfrytëzuar në zgjedhjet e kaluara,”kalon” edhe numrin e 1.864.456 votueseve që gjenden rregullisht në listën zgjedhore.

Pas kontrollit të kryqëzuar të të dhënave në bazën e MPB-së dhe në 10 institucione të tjera, raporti i KSHZ-së tregoi se 495.258 votues janë të dyshimtë dhe duhet t’i nënshtrohen kontrollit plotësues, prej ku më shumë se 190 mijë u evidentuan si votues fiktiv, gjegjësisht votues të cilët janë në bazën e të dhënave të MPB-së, por që nuk paraqiten në bazat e institucioneve të tjera, por janë në listën zgjedhore. Praktikisht, bëhet fjalë për gjendjen e cila koençidon me situatën e 35 mijë letërnjoftimeve të pa tërhequra, të cilat i përmendi Fatime Fetai, dhe i’u referohet personave të cilët janë vetëm në bazën e MPB-së dhe njihen si votues. Këto numra fillimisht dyshues në listën zgjedhore i’u nënshtruan reduktimit, por nuk e zgjodhën problemin me personat e emigruar.

Edhe për skaj metodologjisë së adoptuar konsensuale nga ana e KSHZ-së dhe miratimit të raportit për votuesit që konsiderohen si të dyshuar 316.000, shumica në KSHZ pa përfaqësuesit e LSDM-së, Igor Milev dhe Violeta Duma, vendosi (19.03.2016) që të mos kryhet kontrolli në terren i 124.000 votueseve, të cilët janë në listën zgjedhore prej 1 Qershor 2015, dhe të cilët nuk paraqiten në asnjërën prej 10 bazave të institucioneve të tjera shtetërore. Pas kësaj seance të KSHZ-së numri i votueseve të dyshimtë reduktohet në 110.440, që në fund të përfundojë në 89.383 votues jokonzistent. Në fund “pastrimi” u ul për 4.000 persona të vdekur, për të cilët në bazë të MPB-së dhe të dhënave amë është vërtetuar se kanë vdekur.

Luhatjet në numra që dolën nga kontrolli i kryqëzuar në bazën e të dhënave në 11 institucione, mbivotimi i KSHZ-së, e komprometuan edhe më tepër procesin e pastrimit të listës zgjedhore dhe hapën dyshimin për ekzistimin e qëllimeve të caktuara politike në prapavijë për mos mbyllje të hapësirave për realizimin e manipulimeve zgjedhore me identitetin e të shpërngulurve. Praktikisht kontrolli i listës zgjedhore nuk e mbylli hapësirën për kësi lloj manipulimesh zgjedhore, ndërsa MPB edhe përkundër të gjithë indikacioneve nga “Titanik” dhe “bombat” që MPB ka qenë institucion qendrorë përmes së cilës janë kryer seri të parregullsive zgjedhore, duke përfshirë edhe dhënien e letërnjoftimeve të rrejshme, gjatë gjithë procesit përsëri e mbajti pozicionin primarë në definimin e listës zgjedhore për zgjedhje e cila duhej të paraqiste edhe dalje nga kriza. Numri i votueseve nga 1.864.456, KSHZ-ja e vërtetoi në bazë të të dhënave nga regjistri i shtetasve në MPB, të nënshkruar vetëm nga zëvendës ministri për punë të brendshme, Mitko Çavkov, por jo edhe prej ministrit Oliver Spasovski. Me vet faktin që qeveria në dy raste, të parin më 7 Prill, e më pas me 14 Prill i anuloi të gjitha vendimet dhe rregulloret të nënshkruara nga ministri Oliver Spasovski, la hapësirë që të gjitha detyrimet që duhej MBP ti përmbush në lidhje me procesin zgjedhorë, të pre gatiten dhe të kryhen nga ana e kuadrit të ministrisë që ka qenë i përfshirë në ciklin e zgjedhjeve të më parëshme, për të cilat PSP paraqiti dyshim se ishin “tërësisht të kriminalizuar”.

 

MILESKI: KONTROLLI I LISTËS ZGJEDHORE ËSHTË TURP I PA PARË

Edhe në pjesën e kontrollit të kryqëzuar të të dhënave, ku informatika si shkencë ekzakte duhet të ofrojë rezultate afatgjate, ndodhën luhatje në numra të cilët hapin dyshime për kalkulimin e interesave politik me personat që kanë emigruar.

Raporti i parë i KSHZ-së nga kontrolli i kryqëzuar paraqiti 495.258 votues të dyshimtë. Pas vetëm një dite, anëtarët e KSHZ-së lejuan që t’i ndërrojnë këto numra me votim, me gjithë se raportet e informatikës dhe shkencës të pranojnë konsensus, prandaj ky numër prej 495 mijë u zvogëlua në 316 mijë. Dhe nga ai moment i gjithë kontrolli ra në ujë, ndërsa unë si inxhinierë i informatikës për shkak të mungesës të transparencës mund lirisht ta vlerësojë si turp të pa parë, thotë për “Vërtetmatësin”, informaticienti Robert Mileski.  

Ai thekson edhe mungesën e transparencës në kuptimin e algoritmeve që ishin shfrytëzuar gjatë kontrollit të kryqëzuar.

Algoritmet nuk ishin publikuar, dhe ne si profesionist të njëjtat të mund t’i kontrollojmë dhe eventualisht të japim mendimin tonë për rregullsinë e tyre, tha Mileski.

Në raport me të shpërngulurit, Mileski vlerëson që nëse duhet problemi të zgjidhet, gjegjësisht të mbyllet hapësira për keqpërdorim të identiteteve të tyre, një gjë e tillë mund të ndodh.

Unë prej atëherë kam propozuar që të gjithë këto persona të mos shënohen me yll, por me forcën e përmbushjes së ligjit për zgjedhje dhe Kushtetutës, të njëjtët automatikisht të hidhen në listën për votim në diasporë, pikërisht shteti i atyre personave të ju sigurojë të drejtën e votës, pasi ato nuk janë në Maqedoni. Por kjo nuk ndodhi, tha Mileski. 

 

ANOMALI TË METASTAZUARA NË TË GJITHË PROCESIN 

Portali Sakam da kazham, duke iu referuar burimeve të veta të shërbimeve profesionale në KSHZ, raportoi se të punësuarit kanë qenë nën presion që të heshtin para parregullsive dhe proceseve jo ligjore gjatë zhvillimit të procesit të pastrimit të listës zgjedhore. Bashkëbiseduesit e portalit “thonë se shpesh kërkohet nga ato që të mbyllin sytë para parregullsive, dhe të gjithë këto parregullsi dhe operacione jo të ligjshme të pastrimit të listës zgjedhore, si dhe gjatë përfshirjes së të dhënave nga kontrollet, kuptohen si të dëmshme dhe të pa justifikuara“.

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR-së në raportin e dytë periodik (13.05.2016) që përfshinë periudhën prej 20 Prill deri më 11 Maj, shënon vërejtje për sa i përket kontrollit në terren.

Shumë bashkëpunëtorë të NMI-së së OSBE/ODIHR-së, në mesin e të cilëve edhe disa të punësuar në zyrat rajonale në KSHZ-së, shprehën dyshime për efikasitetin e kontrollit në terren, thuhet në raportin e OSBE/ODIHR-së.

Me të njëjtat vërejtje për kontrollin u shprehën edhe vëzhguesit vendorë.

” Kontrolli në terren i listës Zgjedhore nuk u krye në mënyrë transparente”, vlerësuan (28.04.2016) nga asociacioni qytetarë “Most”, në bazë të observimit të të gjithë periudhës parazgjedhore konstatuan – Qeveria dhe institucionet nuk arritën të sigurojnë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe kredibile me 5 Qershor. “Rrethanat në të cilat u krye kontrolli në terren nuk janë në favor të konstatimit efikas dhe efektiv të realitetit, si dhe përfshirjen e besueshmërisë në këtë proces”, thanë nga “Most”.

Anomalitë në kontrollin e kryqëzuar dhe në terren dhanë rezultatin e tyre edhe me publikimin (25.04.2016) e listës zgjedhore për publikun e gjerë. Një lexues i  “Plusinfo” reagoi që edhe pse për para 15 vitesh është shpërngulur jashtë vendit dhe atë e ka paraqitur rregullisht dhe përsëri është në listën zgjedhore. Nga organizata joqeveritare “Civil” deklaruan se personi i cili jeton 15 vite jashtë vendit ende është në listën e votueseve që votojnë në Maqedoni, edhe pse në zgjedhjet e më hershme në 2014 ka qenë i shënuar me Yll (person i shpërngulur). Duke pas parasysh që anomalitë e identifikuara në procesin e pastrimit të listës japin indikacione për mundësinë për intervenime, intenca të organizuara, në parametrat e operacionalizimit dhe çdo variacion individual të merret si shprehje e gjendjes së sistemit të listës, këto raste mund të jenë subjekte të mjaftueshme empirike për konstatimin e listës së Vetme zgjedhore dhe më tej ngelet”fondi” i identiteteve të personave të shpërngulur.

Në bazë të të gjitha anomalive të parashtruara më lartë në procesin e pastrimit të listës zgjedhore, mund të arrihet në përfundim se e njëjta nuk është pastruar dhe nuk mund të jetë bazë kredibile për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, të rregullta parlamentare, lokale apo presidenciale, njëkohësisht duke lënë hapësirë për mbajtjen e zgjedhjeve jo të rregullta me keqpërdorim të identitetit të personave të cilët për një periudhë më të gjatë kohore janë jashtë shtetit.

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.