Do të ketë bursa të reja për mësimdhënësit e ardhshëm

Studentët për kuadër mësimor në arsimin fillor do të stimulohen me bursa prej 6.000 denarësh Foto: Fakultetit Pedagogjik "Shën Kliment Ohridski"(ora e parë akademike 2017/2018)

Do të stimulojmë gjimnazistët të regjistrohen në Fakultetin Pedagogjik me ndarjen e bursave të posaçme për studim dhe garantim të vendit të punës për ato të cilët do të përfundojnë fakultetin në kohë dhe me sukses të mirë. Do të rrisim kriteret për regjistrim në Fakultetin Pedagogjik. 

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM-së, (2016) , “Plani për jetë më Maqedoni” (faqe 225)]

 

ARSYETIM:

Në programin zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 225) me të cilin socialdemokratët dolën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare (dhjetor të vitit 2016), LSDM premtoi se do të stimulojnë gjimnazistët për studimin dhe garantimin e vendit të punës për ato të cilët do të kryejnë fakultetin në kohë dhe me sukses të mirë. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve është pjesërisht i realizuar. 

Këto ditë (23.01.2017) prej qeverisë informuan se do të miratojnë vendimin për bursa të reja me vlerë prej 100 euro, për mësimdhënësit e ardhshëm në shkolla fillore që në fillim të studimit. Në kumtesën e publikuar në ueb-faqen e Qeverisë thuhet se në seancën e 50 qeveritare:

Me propozim të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, Qeveria adoptoi informacionin për miratimin e bursës së re për student për kuadrin e mësimdhënësve për arsimin themelor që prej vitit të parë të studimeve me vlerë prej 6000 denarë. 

Të njëjtin informacion e transmetuan edhe mediumet.

Ministria për Arsim dhe Shkencë do të miratojë bursa të reja për studentët për kuadrin e mësimdhënësve për arsim fillor që prej vitit të parë të studimeve me vlerë prej 6.000 denarë. Kjo iniciativë e ministrisë sot u miratua në seancën qeveritare. 

Përsëri, kjo masë, për të cilën Qeveria vlerëson se “do të përmirësojë kualitetin e kuadrit mësimdhënëse në arsimin fillor”, nuk përmenden studentët e programeve studimore edukim parashkollor dhe bibliotekistët (të cilët janë pjesë e Fakultetit pedagogjik). Po ashtu, deri më tani (24.01.2018), nuk ka informacion se është marr ndonjë vendim për “garantimin e vendit të punës për ato të cilët do të përfundojnë fakultetin pedagogjik në kohë dhe me sukses të mirë”, siç thuhet në programin e LSDM-së “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 225). Andaj duke pasur të gjithë këtë parasysh, premtimin e përmendur zgjedhor e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar.

 

BURIME:

 

Vlersoi: Olivera Vojnovska 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.