Disa nga projektet për të rinj të partisë në pushtet përmbajnë elemente diskriminuese

Fоtо: Pixabay.com

Disa nga projektet e paralajmëruara nga kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskit,kohët e fundit ,sidomos për të rinjtë, janë diskriminuese bazuar edhe në Kushtetutën e RM edhe sipas Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi

 

Shkruan:Vlado Gjorçev

 

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski është në aksion për të promovuar projekte të reja, të cilat në shpejtësi po i promovon, posaçërisht nga momenti kur nuk është më kryeministër,ai vetëm për 8 Mars të vitit 2016 promovoi 6 masa të reja të dedikuara për të rinjtë.

MASA TË REJA PËR TË RINJTË

Ndër projektet është edhe korrigjimi falas laserik i dioptrisë për studentët të cilët kanë probleme me shikimin dhe kjo do të vlejë për të gjithë studentët nga 18 deri 26 vjet të cilët vinë nga familje  që kanë të ardhura mesatare vjetore neto rreth 115 mijë denar. Korrigjimi laserik i dioptrisë i përfshinë studentët që kanë dioptri më të lartë se plus ose minus dy. Harxhimet për korrigjimin laserik të shikimit do t’i mbulon Fondi i sigurimit shëndetësor, ndërsa kjo masë do të filloj të zbatohet nga viti 2017 ndërsa më herët do të bëhen ndryshime në Ligjin për sigurim shëndetësor.

Projekti i dytë do të siguroj thjerrëza për sytë pa pagesë dhe  mjete ndihmëse për sytë për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët nga 14 vjet deri 26 vjet, të cilët vijnë nga familje që të ardhurat mujore nuk e kalojnë vlerën bruto prej rreth 32.000 denarësh.

 

Ai paralajmëroi edhe subvencionim të instrumenteve muzikore për të rinjtë dhe me këtë çdo vite do të subvencionohet 50 muzikant të rinj me përkrahje të njëfishtë financiare të 75 % të shumës për blerjen e instrumentit, shuma e së cilës nuk duhet të jetë më e madhe se 100 mijë denar.

Më parë, në janar të këtij viti, Gruevski paralajmëroi transport hekurudhor falas për të rinjtë deri 27 vjet çdo javë të parë dhe të tretë të muajit, trajnim falas për aftësi kompjuterike dhe gjuhëve angleze, gjermane dhe frënge për më shumë se 2000 të rinjë deri 29 vjet.

Më 17.12.2015, atëherë si kryeministër, Nikolla Gruevski, i shoqëruar nga disa anëtar të kabinetit e paralajmëroi fillimin e “mega projektit” të Qeverisë, i cili ishte sigurimi i një shtëpie-“Shtëpi për të rinj” Ky projekt u dedikohet të gjithë të rinjve deri në moshën 35 vjeçare.

Ajo e cila shkakton dilemë është që në të gjithë këto premtime  a diskriminohet një grup i caktuar i qytetarëve, në llogari të atyre që janë të përfshirë në këto masa.

Bashkëbiseduesit e “Vërtetmatësit”, argumentojnë se masat e Nikoll Gruevskit për të rinjtë, pensionistët dhe kategoritë të tjera janë të diskutueshme në shumë aspekte. Pjesë e masave janë diskriminuese, gjithashtu janë edhe të pajustifikuara dhe të padrejta ekonomikisht. Më tej, ato janë populiste dhe në veçanti, duke marrë parasysh periudhën parazgjedhore, tejet manipuluese.

Shembujt janë të panumërt, ndërsa qëllimet e pa sinqerta. Kujtoheni vetëm në masat për punësim të cilat përjashtojnë komponentë të rëndësishme për mbijetesë të bizneseve, përjashtimi i fondeve private të pensionit të cilat janë detyrim ligjor i cdo të punësuari dhe kështu me radhë deri në pafundësi. Këto masa nuk bazohen në vlerësime reale prandaj dhe nuk përmbajnë  vlerësim për harxhimet e sakta, për shkak se nuk ka numër të saktë të qytetarëve të cilët do të përfshihen, por sipas parimit kush arrin i pari shërbehet, lihet e hapur mundësia për manipulim dhe kjo është karakteristik nga shumica e masave të tilla deri tash – thotë analisti Suad Misini.

DISKRIMINIM SIPAS KUSHTETUTËS DHE LIGJEVE

Përveç asaj që ato propozohen pa analizë dhe vlerësim real, me ato bëhet edhe diskriminim ndaj qytetarëve tjerë. Në çdo shtet demokratik siç do të jetë edhe Maqedonia diskriminimi është i ndaluar edhe me aktin më të lartë juridik.

Kështu neni 9 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë është i qartë:

Neni 9

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë të drejta të barabarta  pavarësisht nga gjinia, raca, ngjyra e lëkurës, prejardhja nacionale dhe sociale, bindjet politike dhe fetare: statusi shoqëror dhe pronësor. Qytetarët përpara Kushtetutës dhe Ligjeve janë të barabartë.

Përndryshe , për atë se çka do me thënë diskriminim,në ligjin për mbrojtje dhe parandalim të diskriminimit, thuhet kjo:

Diskriminimi është çdo dallim ose trajtim i pabarabartë dhe  i padrejtë faktik ose juridik, i drejtpërdrejtë ose i tërthortë, ose lëshim( përjashtim, kufizim ose dhenja e përparësisë) në lidhje me individ apo grupe, e cila bazohet në gjini, racë, ngjyrë të lëkurës, përkatësisë së një grupi të margjinalizuar, përkatësisë etnike, gjuhësore, shtetësisë, prejardhjes sociale,religjionet apo bindjeve fetare, arsimimit, përkatësisë politike, statusit personal dhe shoqëror, paaftësive fizike apo mendore, moshës, gjendjes familjare ose martesore, status pronësor, gjendjes shëndetësore apo çfarëdo arsye tjetër(Neni 5, paragrafi 3)

Nga kriteret e numëruara për çka qytetarët nuk duhet të ndahen, në këtë nen të Ligjit qartë qëndrojnë kriteret “prjejardhja sociale”, “statusi pronësor” dhe ”mosha”. Çka do me thënë që ligjvënësi e trajton që diskriminim është “dallimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë”… ose dhënia e përparësisë…e cila bazohet në…”prejardhjen sociale” ..”moshën”…”statusin pronësor”. Në bazë të këtyre tre kritereve, Gruevski paralajmëron ndihmë për grupe të caktuara.

Të njëjtat këto kritere janë të theksuar edhe në nenin 3 të këtij ligji, i cili përshkruan që diskriminimi është i ndaluar për;

Ndalohet çdo lloj diskriminimi direkt ose indirekt, thirrje dhe nxitje e diskriminimit dhe ndihmë në veprime diskriminuese në bazë të gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, përkatësisë së grupeve të margjinalizuara, përkatësisë etnike, shtetësisë, prejardhjes sociale, religjionit dhe bindjeve fetare, dhe bindjeve të tjera, arsimimit, përkatësisë politike, statusit personal dhe shoqëror, paaftësive fizike  dhe mentale, moshës, gjendjes familjare dhe bashkëshortore, statusit pronësor, gjendjes shëndetësore dhe çfarëdo lloj arsye tjetër e cila është e parashikuar me Ligj ose me marrëveshje të ratifikuar ndërkombëtare ( në tekstin në vijim: baza diskriminuese).

Në Maqedoni ka edhe organ i cili është i formuar për mbrojtje nga diskriminimi. Në ueb faqen e Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi thuhet:

Ndalohet çdo diskriminim direkt ose indirekt, thirrje dhe nxitje për diskriminim dhe ndihmë në veprime diskriminuese për arsye të ndryshme, duke përfshirë:

 

  • Arsimimim
  • Moshën

… Momente në të cilat më së shumti bëhet diskriminim në projektet të cilat i paralajmëron Gruevski .

Sa i përket masave për korrigjim laserik të dioptrisë dhe shpërndarjes të mjeteve ndihëmse për sytë në kurriz të Fondit për shëndetësi për grupe të caktuara  të popullsisë së re, mund të shikohet Ligji për Mbrojtje shëndetësore, ku në fillim numërohen parimet të mbrojtjes shëndetësore në Republikën  Maqedonisë:

Parimi i barazisë- Neni 9

Parimi i barazisë për mbrojtje shëndetësore, realizohet me ndalesë të diskriminimit gjatë ofrimit të mbrojtjes shëndetësore në bazë të racës, gjinisë, moshës, përkatësisë etnike, prejardhjes sociale, religjionit, bindjes politike ose ndonjë bindje tjetër, gjendjespronësore, kultures, gjuhes. lloji të sëmundjes, invaliditet fizik ose psikik.

Edhe këtu janë të numëruara kriteret për ndalim të ndasive dhe diskriminimit në bazë të moshës dhe gjendjes sociale.

Edhe sipas profesorit Osman Kadriu projektet te cilat i paralajmëron Nikolla Gruevski në pamje të parë duken te padrejta për qytetarët.

Nëse ato bëhen me motivr politikr për të përfituar pikë politike ne periudhën zgjedhore aspak nuk është ne rregull dhe janë diskriminuese. Me këtë demotivohen qytetaret posaçërisht ne këtë gjendje ekonomike. Problemi është, gjithashtu, ka qytetare te cilët punojnë ndërsa nuk marrin rroga, ose, ka qytetarë te cilëve nuk ju paguhen kontributet, ndërsa Gruevski paralajmëron masa të tilla – deklaroi Kadriu për “ Vërtetmatësin”.

MASAT IMPLIKOJNË EDHE PROBLEME FINANCIARE

Kjo mënyrë e papërgjegjshme e krijimit te masave, sipas Misinit ka ndikim te caktuar edhe tek dizajnimi i buxhetit.

Nga përvoja tashmë është e njohur që harxhimet për masa të tilla janë larg nga kufiri i borxhit të kësaj qeverie. Nga këtu vjen edhe lehtësimi për krijimin e tyre dhe posaçërisht për  ( keq)përdorimin për marketing, që në realitet, është qëllimi kryesor i Gruevskit: maltretimi i pakufishëm i përditshëm dhe këmbëngulës i opinionit dhe qytetarëve me topitje të vazhdueshme dhe defokusim nga thelbi i problemeve – na deklaroi Misini.

Përfundimisht, trefishimi i mijëra “projekteve” me të cilat bombardohet opinioni, thotë Misimi, ka për qëllim fitoren në zgjedhje – që është qëllim legjitim politik në kushte normale.

Me çdo kusht! Për shkak të mbijetesës elementare- jo vetëm politike, por edhe penale! Me çdo kusht, do të thotë pikërisht kjo: sa kushton – aq! Nuk ekziston shumë e cila për arritjen e qëllimit të tillë është e lartë e paarritshme e pa justifikueshme ose e pa mundur. Për fat të keq, shoqëria është e përbërë prej klientëve, qytetarëve të frikësuar dhe mbrojtësve të mafiozëve, nuk ka përgjigje për këtë robërim të shtetit, të paktën jo në një të ardhme të afërt – thotë Misini.

LINQE:

Wikipedia, diskriminimi, (qasur më 10.03.2016)

Mkd,mk 17.12.2015, 14:38, Gruevski me projekt të ri për të rinjtë – kredi për shtëpi prej 50.000 euro, qeveria do të subvencionoj 33.000 euro ( qasur më 10.03.2016)

Kurir, 08.12.2016, 15:45, promovohen edhe 5 masa të reja kushtuar të rinjve, ( qasur më 10.03.2016)

Alfa, 20.01.2016, 18:28, Gruevski paralajmëroi 5 projekte për të rinjtë ( qasur më 10.03.2016)

Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë( qasur më 10.03.2016)

Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, (qasur më 10.03.2016)

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.