Diplomatët nuk e kanë shkelur Konventën e Vjenës

Me 14.02.2016, në intervistë me gazetarët-redaktorët nga disa televizione për RTVM-në, (pjesa e cituar më poshtë është e nxjerrë nga një pjesë e një interviste e shfaqur në televizionin Telma), presidenti Ivanov, duke kritikuar përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që kushtimisht ” shëtisin nëpër gjykata dhe ndikojnë mbi gjyqësorin”. mes tjerash, deklaroi:

.. ….disa nga ambasadorët i tejkaluan të gjithë kompetencat që ekzistojnë në Konventën e Vjenës për diplomacinë. Nuk duam të futemi në konflikt me ato shtete nga ku vinë këto ambasadorë, por unë gjatë fjalimit tim të cilin e mbajta përpara tyre në fjalimin tradicional në fund të vitit, diplomatëve ju thash, të kenë kujdes që ajo që punojnë në vend mos kuptohet gabimisht…

 [Burim: Televizioni Telma-Lajme   (16,20 min – 17,05  min) Data: 14.04.2016]

Arsyetim:

 

Gjuha e këtillë armiqësore kundrejt bashkësisë ndërkombëtare, në rastin konkret është edhe akuzë drejtë të njëjtës për shkelje  të normave ndërkombëtare, më saktë Konventës së Vjenës për diplomaci në të cilën thirret presidenti Gjorgje Ivanov. Deklarata e këtillë është e pavërtetë.

Me thellimin e krizës politike, është vërejtur edhe toni kritik i presidentit Ivanov ndaj bashkësisë ndërkombëtare në vend. Kjo lloj toni është një notë nga një simfoni absurde kinse të shërbimeve të huaja, sulmeve terroriste, kërcënimeve për ndarje të shtetit dhe kështu me radhë, të cilat ishin të paketuara si arsyetim i Ivanovit për Vendimin për të falur një numër të madh të politikanëve të cilët ishin të akuzuar për vepra të rënda penale.

Nëse lexohet hollësisht  Konventa e Vjenës për marrëdhënie diplomatike e cili i rregullon marrëdhëniet diplomatike mes shteteve, nuk ka asnjë nen i cili do të mund të ishte bazë për mos respektim nga ana e bashkësisë ndërkombëtare dhe roli i saj në rrjedhojat aktuale në vend.

Roli aktiv i përfaqësuese të bashkësisë ndërkombëtare është i legjitimuar me mandatin e tyre në Maqedoni

Për shembull, në rastin e SHBA-ve, misioni i tyre në Maqedoni, mes tjerash, është edhe përkrahja e shtetit të drejtë dhe gjyqësorit posaçërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përkrahje për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, përkrahje për implementimin e reformave të nevojshme për anëtarësim në NATO dhe UE. Nga këtu buron roli aktiv i diplomatëve në ndjekjen e proceseve gjyqësore për  luftën kundër korrupsionit.

Në rastin e UE-së, mandati për ndjekjen  e  të gjithë aspekteve dhe zhvillimit të shtetit vijnë nga përcaktimi strategjik i Maqedonisë për t’u anëtarësuar në UE. Gjegjësisht, Delegacioni i UE-së në vend jo vetëm që përfaqëson interesat e unionit dhe të 28 shteteve anëtare por edhe është fuqishëm i fokusuar në monitorimin dhe informimin për veprimin e vendit në përputhje me politikat dhe kriteret ekonomike të anëtarëve të UE-së. Në periudhën 2007-2013, UE ka dhënë ndihmë të pakthyeshme për Maqedoninë në vlerë prej 622,4 milion eurosh pikërisht për implementimin e reformave të cilat do ta ndihmonin vendin për anëtarësim në UE. Anëtarësim në UE për të cilën ne jemi orientuar dhe është një nga prioritetet  strategjike në vend.

Ajo që edhe më tepër e legjitimon mandatin e bashkësisë ndërkombëtare në kontekstin konkret të krizës, janë vendimet nga Marrëveshja e Përzhinos 02.06.2015, në të cilën thuhet:

  •  Në periudhën në mes qershorit dhe fundit të gushtit 2015, UE do ta menaxhoj dialogun e gjërë mes partive ( i hapur për të gjithë partitë kryesore të përfaqësuara në parlament) për arritje të pajtueshmërisë për të gjithë strukturat dhe reformat e nevojshme. Kjo marrëveshje, mes tjerash , do të përfshijë edhe reforma të cilat duhet të miratohen në Kapitullin 23 dhe 24, organizimin dhe pavarësinë në punë të organeve relevante shtetërore, liri më të madhe të mediumeve në pajtueshmëri të plotë me mendimet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

  • Partitë ranë dakord të implementojnë të gjithë rekomandimet nga Komisioni Evropian për sa i përket çështjeve sistematike për sundimin e së drejtës. Implementimi i këtyre reformave do të monitorohet dhe ndiqet në suaza të dialogut gjithëpërfshirës të nivelit të lartë, i cili do të përfshi partitë kryesore politike dhe shoqërinë civile, përpara publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për përparim në tetor të vitit 2015.

  •  Më së voni deri me 31 qershor 2015, do të shqyrtohet dhe ndryshohet përbërja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Më së voni deri me 30 shtator 2015 Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të marrë kompetenca plotësuese me të cilat do të siguroj zgjedhje të lira dhe demokratike dhe kushte të njëjta për pjesëmarrje në zgjedhje për të gjithë partitë. Kjo, posaçërisht, do të përfshijë kompetenca të shtuara të monitorimit. Të gjithë rekomandimet nga OBSE-ODIHR do të implementohen, duke përfshirë edhe revizionin e Listës Zgjedhore sipas metodologjisë për të cilën palët do të bien dakord. Para fillimit të zgjedhjeve të ardhshme, qeveria do të kërkon monitorim të vazhdueshëm, por edhe mision vëzhgimi afatshkurtër nga OBSE-ODIHR.

 

Argumentimi i ofruar më lartë për mandatin e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në vend, posaçërisht në kushte të një krize të thellë politike është më se i mjaftueshëm që dekalarata deklaratën e presidentit Ivanov të vlerësohet si e pavërtetë.

BURIME:

 

Vlerësuar nga: Milena Josifovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari