Dimovski kishte në dispozicion shumë vite në të cilat harroi të mbajë qëndrime për demokracinë partiake

Ilija Dimovski-t ju kujtua demokracia partiake. Foto: Ueb-faqja e VMRO-DPMNE-së

 

Deputeti dhe pjesëtari i udhëheqësisë së VMRO-PDMNE-së, Ilija Dimvoski, dha deklaratë të cilën e vlerësojmë jokonsekuente:

Fakti  se ka vetëm një kandidat për lider të ri në VMRO-DPMNE është shumë surprizues dhe jopozitiv për partinë…Do të shohim si do të zhvillohen punët. Akoma mbajmë qëndrimin se ky kongres nuk i plotëson kushtet standarde dhe për këto arsye unë, dhe emrat e tjerë të cilët u përmendën në opinion vendosëm që të mos paraqesim kandidaturën në këtë kongres. Shpresojë se partia do të kuptojë se është i nevojshëm një koncept i ri dhe se është e nevojshme një shkallë më e madhe e vetëdijes dhe një shkallë më e lartë e hapjes. 

[Burimi:  META – Dimovski: Fakti se ka…..– data: 21.12.2017]

 

AESYETIM:

Ilija Dimovski, një prej figurave kryesore në VMRO-DPMNE, i cili është deputet më shumë se një dekadë dhe i cili në politikë është përpara rreth dy dekadave, dha deklaratë se nuk është e mirë për VMRO-DPMNE-në që të ketë vetëm një kandidat në kongresin e parakohshëm i cili u mbajt në Vallanodovë me 22 dhe 23 dhjetor të vitit 2017, të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente. 

Bëhet fjalë për një kongres të dytë me radhë në VMRO-DPMNE, i cili është ishte menjëherë pasi që lideri i partisë, Nikolla Gruevski, e vërtetoi dorëheqjen me dhjetorë, pas një periudhe prej 14 viteve.

Deklarata e Dimovskit është jokonsekuente, sepse deri më tani asnjëherë nuk ka dal në opinion për mënyrën e zgjedhjes së partisë së tij dhe ndikimin mbi partinë dhe demokracinë partiake.

Dimovski kishte mundësinë të bëj këtë gjatë kohë. Për shembull, ka mundur ta bëj në kongresin e rregullt në vitin 2007 të mbajtur në Shtip, në të cilin Gruevski, poashtu  si kandidat i vetëm i cili u rizgjodh pas zgjedhjes së parë në vitin 2003, kur, si kundër kandidat në kishte Marjan Gjorçev. Por, në arkivat dhe kërkimet në internet nuk arritëm të gjejmë një deklaratë të Dimovksit dhënë në këtë drejtim.

Deputeti Ilija DImovski ka mundur të jep deklaratë në lidhje me demokracinë partiake edhe në Manastir në vitin 2011, kur u mbajt kongresi i 14 i VMRO-DPMNE-së (partia numëron të gjithë kongreset nga themelimi i VMRO-së), por edhe pse Gruevski ishte kandidat i vetëm, Dimovski nuk dha ndonjë deklaratë në atë drejtim.

Ilija Dimovski, poashtu, kishte mundësi të jep deklaratë se nuk është e mirë për jetën partiake nëse ka vetëm një kandidat edhe në vitin 2015, në kongresin e 15 të jashtëzakonshëm të VMRO-DPMNE-së mbajtur në fillim të majit në Kumanovë. Deklaratën e vetme të Dimovskit që e gjetëm për atë kohë se “përgatitjet janë në lëvizje të plotë” dhe se sipas procedurës partiake më së paku 30 delegat në kongres kanë mundur të propozojnë kandidat i cili do të garojë. Por ja, prej 560 delegatëve të zgjedhur në kongres atëherë askush nuk propozoi kundër kandidat të Gruevskit, edhe pse në opinion tashmë qarkullonin bisedat e përgjuara, deri te të cilat erdhi dhe i publikoi lideri i opozitës së atëhershme Zoran Zaev. 

Jo vetëm që nuk kishte kundër kandidatë, por delegatë, për të cilët “reformatorët e tanishëm”, të cilët u bashkuan së fundmi me lëvizjen Frodem, pretendojnë se janë zgjedhur personalisht ose kanë qenë të besuarit e Nikolla Gurevskit, e rizgjodhën për kryetar të partisë UNANIMISHT, me 528 vota pro, vetëm me një flet e pavlefshme (30 delegatë të tjerë për arsye të ndryshme nuk arritën të merrnin pjesë në kongres)

Fundja, Ilija Dimovski, i cili është lindur në vitin 1980 dhe karriera politike e të cilit fillon zhvillohet intesivisht në periudhën pasi që është zgjedhur si një prej deputetëve më të ri në Kuvend në vitin 2006, asnjëherë nuk ka sqaruar në publik për nevojat për reforma në VMRO-DPMNE; asnjëherë nuk i ka sfiduar dokumentet (Statusin dhe Rregulloren), të cilët janë vlerësuar shumë prej rrathëve të brendshëm partiak si një prej dokumenteve problematike dhe asnjëherë nuk ka deklaruar ndonjë qëndrim të kundërt me liderin. E gjithë kjo filloi, pasi para 10 ditëve emri i tij filloi të lakohet si një kandidat i mundshëm për të marr vendin e liderit në kongresin e jashtëzakonshëm të Vallandovës dhe pasi u bë e qartë se qëndrimi i tij dhe të nënshkruesve të tjerë të iniciativës për shtyrje të Kongresit nuk kalojnë te Gruevski dhe te anëtarët e tjerët të KQ-së të VMRO-DPMNE-së.

Për shkak të argumenteve më lartë, deklaratën e Dimovskit e cila në thelb është e vërtetë (VMRO-DPMNE përveç në kongresin në Ohër në vitin 2003 asnjëherë nuk ka pasur më tepër se një kandidat për lider), e vlerësojmë si të vonuar dhe jokonsekuente.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.