Dimitrov: Me marrëveshjen me Greqinë është mbrojtur identiteti, ndërsa gjuha është pranuar edhe nga BE

Nikolla Dimitrov. Foto: Screenshot

 

Shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov në intervistë për TV Sitell da deklaratën të cilën e vlerësojmë si të vërtetë:

Në tre dispozita (të Marrëveshjes) kryesisht janë definuar çështjet e identitetin. E para është në nenin e parë, shtetësia, ku thuhet “maqedonase”, ndërsa askund nuk thuhet maqedonase-veriore ose “të Republikës së Maqedonisë Veriore”. Gjuha është “gjuha maqedonase”. Edhe në nenin shtatë bëhet dallimi, se si ne e kuptojmë termin Maqedoni, maqedonase, dhe si ato e kuptojnë, aty thuhet në raport me anën tonë, popullin tonë, atributet tona, traditën tonë, kontekstin tonë historiko-kulturor, trashëgimisë kulturore…(në marrëveshje) është maqedonase dhe termi Maqedoni…(prej minutës 2.13 të videos)

[Burimi: TV Sitell – Bisedë me Nikolla Dimitrov  – data: 25.06.2018]

 

ARSYETIM:

Ministri për Punë të Jashtme në Republikën e Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në intervistën për TV Sitell dha deklaratë/vlerësim për marrëveshjen me Greqinë në pjesën për mbrojtjen e identitetit për Maqedoninë dhe qytetarëve të vendit, të cilën e vlerësojmë si të vërtetë.

Dimitrov në intervistë u thirr në vet marrëveshjen, duke hedhur poshtë spekulimet se me kohën mbiemri i përdorur në emrin Republika e Maqedonisë Veriore mund të na çojë drejt asaj që gjuha maqedonase dhe kombësia do të jetë maqedonase-veriore. Askund në marrëveshje nuk thuhet se mbiemri mund të përdore ashtu – në mënyrë decide shprehet Dimitrov.

Me një verifikim të thjeshtë të Marrëveshjes, e cila është publikuar në ueb-faqen e Qeverisë së RM-së mund të sigurohet vërtetësia e deklaratës së Dimitrov:

Pika 1, paragrafi 3, aliena (б):

Shtetësia e anës së dytë (Republika e Maqedonisë) do të jetë maqedonase/qytetari i Republikës së Maqedonisë Veriore, siç do të shkruhet në çdo dokument udhëtimi…

Po ashtu, në të njëjtin pikë, alinea (c), për përdorimin e gjuhës maqedonase thuhet:

Gjuha zyrtare në anën e dytë do të jetë “gjuha maqedonase”, si është njohur edhe në Konferencën e Tretë të KB për standardizimin e emrave gjeografik, mbajtur në Athinë në vitin 1977 dhe siç është përshkruar në nenin 7, paragrafi (3) dhe paragrafin (4) të këtij Takimi. 

Në të njëjtin pikë, alinea (d), është definuar si do të kuptohen termet “Maqedoni” dhe “maqedonase”, të cilat janë definuar në Pikën 7në paragrafet 1,3 dhe 4 të të cilit thuhet: 

Palët pranojnë se kuptimi i termeve “Maqedonia” dhe “maqedonase” që ka të bëj me një kontekst historik dhe trashëgimi kulturore të ndryshme. 

Në raport me Anën e dytë (R. e Maqedonisë), këto terme shënojnë territorin e saj, gjuhën, popullin dhe vendimet e tyre, me historinë e tyre, kulturën dhe trashëgimin të cilat janë të ndryshme prej atyre të cilët janë përmendur në nenin 7, paragrafi (2). 

Ana e dytë deklaron se gjuha e saj zyrtare, gjuha maqedonase hy në grupin e gjuhëve sllave. Të dy palët deklarojnë se gjuha zyrtare dhe vendimet e mbetura të Palës së dytë nuk janë të lidhura me civilizimin grek antik, historinë, kulturën dhe trashëgimin e rajonit verior të Anës së Parë. 

Fundja, Dimitrov që në fillim të emisionit, duke ju përgjigjur vërejtjeve të gazetares se sipas opozitës gjuha është pranuar në OKB që më parë, thotë këtë në vazhdim:

Megjithatë nuk u pranua nga Greqia, sepse Greqia është anëtare e Bashkimit Evropian, nuk u pranua as në BE. Edhe për këtë RM nuk ka asnjë marrëveshje me Bashkimin Evropian ku njihet (gjuha maqedonase) dhe nuk ka dokuemnt që është nënshkruar në gjuhën maqedonase me BE-në. Shumë është e rëndësishme që të vendoset pikë në këtë provokim rreth gjuhës maqedonase. Rreth faktit se ne jemi maqedonas. Edhe për këtë u akuzuar qeveria greke nga opozita- Greqia pranon se ne kemi të drejtën e vetvendosjes, dhe kjo është e drejtë e pakontestueshme, megjithatë hapi i pranimit të kësaj të drejte është lëndë e kritikës. Dhe për këtë, nga të dy anët kishin një situatë “rashmonase” – siç themi se (marrëveshja) është fundi i një ere të sfidave të identitetit, ndërsa njëkohësisht opozitat thonë se “kemi kapituluar”, se është “dita e turpit”…Dhe unë them çdo herë, le të ulen opozitat e të dy vendeve, le të merren vesh, dhe me dorë në zemër do ta shqyrtojmë edhe atë marrëveshje (prej minutës 0.46 deri në minutën 1,50 të videos).

Përveç shqyrtimit të Marrëveshjes, verifikuam edhe pretendimet e Dimitrovit. Me të vërtetë, nuk ka asnjë dokument të nënshkruar me BE-në në gjuhën maqedonase. Marrëveshjet janë shkruar dhe nënshkruar në anglisht me shenjë të FYROM për Republikën e Maqedonisë, dhe nëse duhet të ratifikohet ai dokument në Kuvend, vetëm atëherë përkthehet në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe, si pjesë përbërëse e  ligjit përkatës për ratifikim, shprehet përfaqësuesi i MPB, me të cilin u konsultuam.

Nëse shkohet në ueb-faqen e BE-së, delegacioni në Maqedoni, po ashtu, mund të shihet se vetëm informacionet bazë janë shkruar në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe, dhe gjithçka tjetër është publikuar në gjuhën angleze.

Përkrah kësaj, me të vërtetë, Qeveria greke, gjegjësisht kryeministri Aleksis Cipras dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikos Kotcijas, disa herë përsëritën se e drejta vetvendosjes është e drejtë natyrore dhe e pranuar me Deklaratën e OKB dhe se këto negociata nuk kanë mundur të kontestojnë të drejtën e RM-së dhe qytetarëve të RM-së. Fundja edhe kritikuesit e marrëveshjes me Greqinë thonë pikërisht këtë. Në intervistën e fundit të lideri të opozitës më të madhe greke partia e Micotakis, ai deklaroi se nëse në marrëveshje ja pasur term gjuhë maqedonase-veriore dhe maqedonasit verior do të ishe më i kënaqur.

Protesta jonë kryesore për marrëveshjen është fakti se zotëri Cipras bëri diçka është që asnjë qeveri e mëparshme nuk dëshironte të bisedojë, për gjuhën dhe për kombësinë. Gjegjësisht për thelbin e iredentizmit -thotë Micotakis.

Nga ana tjetër, është e vërtetë se partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE jo vetëm vlerëson marrëveshjen si kapituluese dhe tradhtore, por edhe së fundit kryeministrit Zoran Zaev ia ka ndryshuar emrin dhe zyrtarisht i drejtohet si partia e Zoran Kote Zaev, me aludim të qartë të Kote Hristov prej Rulja, i cili ka qenë tradhtar i interesave maqedonas dhe i luftës kombëtare për liri dhe njohje, sepse fazën e fundit të jetës së tij e ka kaluar në anën e çetave greke dhe ka punuar me grekun Germanos Karavangelis, me qëllim të çrrënjosjes së maqedonasve nga Maqedonia e Egjeut dhe okupimi i territoreve të cilat më vonë u njohën pas luftërave ballkanike.

Sipas argumenteve të lartshënuara, pretendimet e Nikolla Dimitrov se me marrëveshjen me Greqinë njihet identitetit maqedonas dhe se kjo tani do të vërtetohet edhe nga BE, sepse Greqi nuk është kundër gjuhës sonë, i vlerësojmë si të vërteta. 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.