Dibra me treg të ri pas dy vitesh vonesë

 

Projekt: Treg i ri i gjelbër, me vizion për këtë shekull, me parkim modern dhe të mjaftueshëm, përmes partneritetit publiko-privat, (2013-2015). Buxheti: 2.000.000 euro,

ARSYETIM :

Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, në programin e tij parazgjedhor “Bashkë Ndërtojmë” në pjesën “Infrastruktura moderne dhe mjedis i pastër” (faqe 122) premtoi “ Treg të ri të gjelbër” në qytetin e Dibrës. Ky premtim i Latës është realizuar me vonesë prej 2 vitesh.

Me 27.01.2017  mediumet u informuan që së shpejti pritet përurimi i tregut të ri:

Përfaqësuesit e pushtetit vendor të Dibrës theksojnë se bëhet fjalë për ndërtimin e një tregu modern të standardeve të larta. Tregu do të ketë pjesën e mbuluar, pjesën për shitjen e prodhimeve bujqësore si dhe pjesën për shitjen e bulmeteve. Po ashtu, do të ketë një pjesë me dyqane dhe një vend-parking të parametrave të nevojshme. Dibranët me padurim presin finalizimin e punimeve dhe përurimin e tregut, me çka definitivisht tejkalohet edhe problemi me tregun e qytetit, i cili i mungonte Dibrës. Duke marrë parasysh se pazari në Dibër bëhet ditëve të shtuna dhe atë ditë në qytet, përpos qytetarëve dibranë, tregtojnë edhe banorë të Zhupës dhe Rekës, por edhe banorë të viseve kufitare të Shqipërisë. Ky treg mundëson një komoditet për shitblerjen e prodhimeve dhe bulmeteve, edhe atë sipas standardeve evropiane. 

Me 07.02.2017 Petrit Paçuku nga Sektori për urbanizëm në këtë komunë, tha se projekti i ndërtimit të tregut të ri është në përfundim e sipër dhe se me këtë projekt, Dibra do të ketë treg bashkëkohor, të mbuluar, sipas standardeve evropiane, me sipërfaqe prej 4500 metër katrorë. Sipas tij, tregu i ri do të ketë edhe hapësira afariste, pra dyqane, si edhe parkingje për vetura, kurse menaxhimin e tregut do ta bëjë ndërmarrja e cila do të zgjidhet sipas ligjeve.

Siç informuan mediumet, Kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata, ka deklaruar se tregu i përgjithshëm i Dibrës është drejt përfundimit dhe bëhet fjale për një projekt modern, i cili do të mundësojë plasmanin e të gjitha prodhimeve bujqësore dhe blerjen e tyre në kushtet adekuate, me çka do të tejkalohen problemet të deritashme.

Detaje rreth këtij projekti u dhanë edhe në hulumtimin e Prizëms, në vlerësimin për Komunën e Dibrës:

Është realizuar në tërësi ndërtimi i tregu të ri të gjelbër, sipas standardeve evropiane, me parking, i cili siguron vende të mjaftueshme për parkimin e veturave. Vlera e investimit është llogaritur deri në 2 milion euro, ndërsa afati për realizim ka qenë fundi i vitit 2015. Tregu është ndërtuar në bashkëpunim me Bashkësinë Islame dhe është lëshuar në përdorim në vitin 2017, me dy vite vonesë. 

Pas kontrollit në teren konstatuam se tregu ishte funksional, por me vërejtje se hapësira përreth tij nuk është e rregulluar dhe mungon parking bashkëkohorë i asfaltuar.

Përsëri, duke pas parasysh kontrollin e më sipër, edhe pse me dy vite vonesë, premtimi i kryetarit të Komunës së Dibrës për “Tregun e ri të gjelbër” e vlerësojmë si të realizuar.

 

BURIME:

Vlerësoi: Drilon Saliu

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *