Dhuna para Komunës Qendër – aktakuza e dytë, e para për Gruevskin

 

 

Pas hetimit të PSP-së të incidentit në Komunën Qendër,  u rrit numri i aktakuzave për vepra penale kundër 14 personave, ndërsa i akuzuari i parë është ish kryeministri Nikolla Gruevski

 

15.09.2016 – Në aktin e dytë të aktakuzës të cilin e ngriti PSP në mesin e muajit shtator të vitit 2016, u prezantuan faktet prej të cilëve PSP besoj se faji rëndon mbi 14 persona të cilët akuzohen për dhunë para Komunës Qendër, prej kur në zgjedhjet e vitit 2013, disa muaj para atyre fitoi kandidati i opozitës Andrej Zhernovski. 

Përgjatë procedurës për ndërrim ose shkatërrim të më shumë pjesëve tashmë të përfshira në Planin e detajuar urbanistik, para komunës “ndodhi populli”, me çka vjen deri të rrënimi i një pjese të ndërtesës së Komunës, thyerja e dritareve dhe disa këshilltarë kaluan me lëndime të lehta.

Hetimi i PSP-së për këtë lëndë të cilën më herët e udhëhoqi PTHP, e cila po ashtu del nga bisedat e përgjuara telefonike, tregon se mbledhja e popullit nuk ka qenë fare e rastësishme, por e organizuar dhe e nxitur drejtpërdrejtë nga Nikolla Gruevski, kryeministër i atëhershëm dhe lider i VMRO-DPMNE-së, i cili i ka dhënë urdhra të akuzuarit të dytë, atëherë ministër për Transport dhe Lidhje, Mile Janakievski, si realizues i gjithë aksionit. Ja se çfarë shton prokuroja Fatime Fetai në arsyetim:

Nga faktet doli se në muajin qershor të vitit 2013. i akuzuari i parë, me qëllim ka kërkuar, ndërsa i akuzuari i dytë ka pranuar duke mos e kontestuar dhe përmes të akuzuarit të tretë, katërt dhe të pestë, kanë nxitur një pjesë të anëtarësisë së partisë, që në grup prej më shumë personave të kryejnë dhunë të ashpër mbi kryetarin e komunës Qendër dhe mbi këshilltarët e grupit këshillues të komunës Qendër nga partia oponente. Analizat të cilat i ka kryer prokuroria publike të cilat janë mbledhur, çojnë drejt asaj se motivet e të akuzuarit të parë për një kërkesë të tillë janë pastër fitimprurëse, për shkak të ekzistimit të interesave të majës partiake dhe partnerëve e tyre të afërt në biznes. Fundja, në faktet nga ana e jonë është shtuar edhe një bisedë mes një bartës të një posti të lartë në qeverinë ekzekutive, në akuzë është përfshirë edhe një sipërmarrës i njohur maqedonas. Ajo bisedë është vetëm një vërtetim i vogël për motivet e përmendura më lartë. Komunikimi telefonik i përmendur ka ndodhur me datë 13.10.2013 në orën 22 e 02 minuta dhe 49 sekonda, me kohëzgjatje prej 56 sekondave. 

 

Detajet nga prezantimi i padisë mund që t’i lexoni këtu.

Detajet se çfarë kanë shkruar një pjesë e mediumeve për këtë padi, mund t’i shihni këtu.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *