Dënim me burg për fotografi të publikuara në Facebook?

A është e ndaluar që të fotografohen policët gjatë kryerjes së detyrës në vend publik. Foto: pexels.com

Nëse prokuroria dhe gjykata vazhdojnë që të hetojnë për fotografitë e publikuara të policëve në vende publik, atëherë Republika e Maqedonisë do të shndërrohej në shtet policor në të cilin mediumet, aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe qytetarë do të provohen prej të drejtës së dokumentimit të aktiviteteve policore, gjë që është kyçe për ndalimin e keqpërdorimeve policore dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

 

Shkruan: Zharko Trajanovski

 

NË “KRONIKË E ZEZË” PËR PUBLIKIMIN E FOTOGRAFISË SË POLICES NË “FACEBOOK”?

Në kronikën gazetareske prej rubrikës “kronikë e zezë”: “Në Facebook pa miratim ka publikuar fotografi të polices” (MKD, 10.11.2017) prej fjalës në fjalë është transmetuar përmbajtja në vazhdim prej buletinit të MPB-së:

Stacioni Policor i Gjevgjelisë ngriti padi penale kundër KK (47) nga Gjevgjelia për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale të kryer, keqpërdorim të të dhënave personale. 

K.K me 15 tetor në Gjevgjeli, në rrugën “Marshall Tito”, në afërsi të vendit të votimit te “Shtëpia e vjetër e pionerëve”, me celularin e vet ka fotografuar shërbyes policor, e cila është angazhuar gjatë kohës së zgjedhjeve lokale 2017, ndërsa më pas fotografia, pa dijeninë e saj dhe miratim, e ka përpunuar dhe e ka publikuar si publike në profilin e tij në rrjetin social Facebook. 

 

FOTOGRAFIA E PUBLIKUAR E POLICES NË “FACEBOOK” ËSHTË PJESË E NJË POSTIMI NË TË CILIN SHFAQEN PARREGULLSI NË PROCESIN ZGJEDHOR

Për çka bëhet fjalë me saktësisht në këtë publikim”kriminel” në Facebook.

Me 15 tetor të vitit 2017, K…K… publikon 30 fotografi në profilin e tij me vërejtje kritike dhe parregullsi të vërejtura në lidhje me procesin zgjedhor.

Në pjesën më të madhe të fotografive të publikuara janë ngjitur pankarta të kandidatëve të partive politike. Në disa fotografi janë shfaqur edhe persona nëpër vetura me lista në duar. Në një fotografi tjetër shihen 5 persona, ndërsa personi civil në fotografi mban letërnjoftimin në duar, dorëzuar një shërbyese të policisë të fotografuar në profil me syze të errëta dielli. Në fotografi nuk është “taguar” emri i shërbyeses policore.

 

SANKSION PENAL: DËNIMI ME BURG PËR FOTOGRAFI TË PUBLIKUAR PA DIJENINË E PERSONIT TË FOTOGRAFUAR!

Dy muaj pas publikimit të 30 fotografive, i akuzuari është shpallur fajtor prej Gjykatës Themelore, për atë se “ka kryer vepër penale Keqpërdorim të të dhënave personale sipas nenit 149 faqe 1 prej KP-së” (Keqpërdorim i të dhënave personale: Ai i cili në kundërshtim me kushtet e vërtetuara me ligj pa pajtimin e qytetarit mbledh, përpunon ose shfrytëzon të dhënat personale, do të dënohet me dënim në para ose dënim me një vit burg”). 

K.K është dënuar me burg prej tre muajsh, ndërsa gjykata themelore Gjevgjeli prej fjalës në fjalë i ka shkruar i ka përshkruar akuzat e prokurore publike, të cilat janë pjesë edhe e kumtesës ligjore të MPB, të publikuar në rubrikën “kornikë e zezë”.

Pas ankesës së të gjykuarit, rasti akoma është nëpër gjyqet e vendit, prandaj nuk do të hyjmë në analiza të mëtejme.

 

PËRSE PADI PENALE PËR FOTOGRAFI TË PUBLIKUAR NË FACEBOOK ËSHTË RAST ME INTERES PUBLIK?

Nëse prokuroria mund të hetojë edhe të ngre akuza (ndërsa gjykata mund të shqiptojë sanksion penal) për “keqpërdorimin e të dhënave personale” gjatë publikimit të fotografisë në Facebook, atëherë ky rast është i nevojshëm për shfrytëzuesit e rrjetit “Facebook” kur ato publikojnë fotografi.

Ky rast në veçanti shqetëson punonjësit e mediumeve, për atë se deri më tani për ne nuk kanë qenë të njohura rastet kur GJTHP pas detyrës ka vepruar kur janë publikuar fotografitë në mediume (edhe në Facebook), gjatë kohës së zgjedhjeve ose gjatë kohës së protestave, pa dijeninë dhe miratimin e të fotografuarit.

 

A ËSHTË E NDALUAR QË TË FOTOGRAFON POLICËT GJATË KRYERJES SË DETYRË NË VEND PUBLIK?

Në ligjet maqedonase nuk ka dispozita të cilat në mënyrë eksplicite ndalojnë fotografimin e policëve gjatë kryerjes së detyrës në vend publik.

Në Kodin Penal ka nen për “Incizim të paautorizuar”, por ndjekja për këtë vepër u bë sipas padisë private dhe element kyç është shkelja e privatësisë. Në rastin me publikimin e fotografisë së polices së Facebook, ndjekja nuk është bërë sipas padisë private, por sipas detyrës shërbyese, ndërsa ndjekësit dhe gjykata pretendojnë se me publikimin e fotografisë pa dijeninë dhe miratimin e të fotografuarit (në vend publik, pas kryerjes së detyrës), janë shfrytëzuar të dhënat e saj personale.

Pyetja “Nëse duhet apo nuk duhet që të fotografohen policët gjatë kryerjes së detyrës në vend publik” është aktuale edhe në shtete të tjera, andaj do të sjellim përvoja prej SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, si dhe propozimet e Komisionit të Venecias.

 

FOTOGRAFIMI I POLICËVE NË DETYRË ËSHTË E DREJTË KUSHTETUESE NË SHBA DHE NË BRITANINË E MADHE

Sipas American Civil Liberties Union,  fotografimi dhe incizimi i videove të gjërave të cilat shihen se janë bërë në vende publik është e drejtë kushtetuese, e cila përfshinë edhe shërbyesit policor dhe qeveritar të cilët kryejnë detyrat e veta.

Gjykatat në SHBA e vërtetojnë të drejtën kushtetuese që të incizohen aktivitetet policore në vend publik, duke aluduar “Amendamenti i parë mbron aktin e fotografisë, filmimit, ose incizimit në një tjetër mënyrë të shërbyesve policor përderisa kryejnë detyrat e veta zyrtare në publik.”

Në Britaninë e Madhe fotografitë shumë herë citojnë (ose mbajnë me vete) “Kushtetutën për fotografi”, të botuar prej shoqatës së policëve (1), në të cilën afirmohen të drejtat e fotografimit publik në vend publik. Në këtë doracak potencohet se mediumet dhe fotografët joprofesional luajnë rol vital, sepse fotografitë e tyre ndihmojnë në identifikimin e kriminelëve.

Është i papranueshëm ndalimi i fotografimit të shërbyesve policor sepse ngrenë besimin publik në shërbimet policore:

Duhet të vërtetojmë se gazetaria qytetare është karakteristikë e jetës bashkëkohore dhe policët sot janë fotografuar dhe incizuar më shumë se kurdoherë…Pasi që fotografia do të incizohet, policia nuk ka fuqi që të fshijë ose ta konfiskojnë pa ndonjë urdhër prej gjykatës. (1)

 

 KOMISIONI I VENECIAS PËR TË DREJTËN QË TË INCIZOHEN OPERACIONET POLICORE 

Në “Udhëzimet për lirinë e tubimeve paqësore”, Komisioni i Venecias në vitin 2010 tregon se

fotografimi ose incizimi me video të operacioneve policore nga ana e pjesëmarrësve dhe palëve të treta nuk duhet të ndalohet dhe kurdo që të jetë kërkesa për dorëzimin e filmit ose fotografive digjitale ose incizimeve të shërbimeve për zbatimin e ligjit duhet të jetë lëndë e shqyrtimit para-gjyqësor.(2) 

Deri më tani, Shoqata e gazetarëve në Maqedoni ka reaguar ashpër në një rast të dhunës policore të ushtuar mbi gazetarët gjatë kohës së protestave:

Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni ashpër gjykon dhunën policore kundër gazetarëve dhe tre fotoreporterëve në protestat e mbrëmshme para zyrave të Presidentit Gjorge Ivanov në Shkup.

Sipas SHGM-së:

Aparatet profesionale dhe objektivët qartë identifikojnë fotoreporterët si gazetarë në detyrë. Sulmi mbi to është me qëllim që të ndalojë ato që të fotografojnë kur policia intervenon kundër protestuesve. 

Atëherë SHGM vlerësonte se

Duke përdorur dhunë kundër gazetarëve policia dëshiron të fshehë nga opinioni përdorimin e dhunës joselektive dhe të tepruar ndaj qytetarëve. Ajo me vetëdije vihet në rolin e cenzorit dhe përcakton se çfarë mund të raportohet nga protesta

SHGM reagoi publikisht edhe në rastin kur:

Pjesëmarrësit në mbledhjen e popullit të GDOM nuk ju kanë lejuan gazetarëve që të kryejnë detyrën profesionale, gjegjësisht të fotografojnë dhe të incizojnë ngjarjen, edhe se e njëjta nuk ju është ndaluar (pamundësuar) gazetarëve të tjerë.

 

A EKZISTON E DREJTA E MBROJTJES SË FOTOGRAFISË PERSONALE DHE ÇFARË NËNKUPTOHET ME KËTË TË DREJTË? 

Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut (GJEDN) vërteton se fotografia personale është një prej atributeve kryesore të personit dhe se e drejta e mbrojtjes së ndonjë figure paraqet të drejtë individuale që të kontrollohet përdorimi i fotografisë, përfshirë këtu edhe ndalimin e publikimit.

GJEDN theskon se edhe liria e shprehjes përfshinë edhe publikimin e fotografisë, dhe gjatë kësaj mbrojtja e të drejtës dhe imazhit të të tjerëve ka domethënie të veçantë, për atë se fotografitë mund të përmbajnë shumë informacione personale dhe intime për disa individë dhe pjesëtar të familjes. (3)

GJEDN deri më tani ka ngritur vetëm një gjykim në të cilin tregon se në rastin konkret (fotografia e foshnjës në lindje pa të drejtën e prindërve), është e nevojshme që të merret miratimi i personave të prekur.

praktikë në Gjykatë mund gjejnë raste kur policët shkelin të drejtën për mbrojtje të fotografisë personale (për shembull, duke ju mundësuar gazetarëve të fotografojnë ose të incizojnë të dyshuar në stacionin policore ose dhënien e fotografive mediumeve ose dhënien e fotografive prej dokumenteve personale mediumeve).

 

A EKZISTON NDALESË QË TË INCIZOHET OSE TË FOTOGRAFOHET PARA SË GJITHASH  NË VENDIN ZGJEDHOR?

Në Kodin Ygjedhor nuk ekziston ndalesë për fotografimin dhe incizimin para vendin kur votohet, por as edhe në ndonjë vend tjetër zgjedhor. Ndalesat kanë të bëjnë me incizimin e letrës së votimit (4) ose përmes shkeljes së heshtjes zgjedhore nga ana e transmetuesëve, mediumet të shkruara ose mediumeve elektronike (internet portal). (5)

Në ratin me fotografinë e publikuar në Facebook, publikuesi nuk gjykoi për atë se është thyer heshtja zgjedhore, as për shkak të incizimit të fletës së votimit, por sepse ka publikuar fotografi të një policeje në detyrë në afërsi të vendvotimit, pa dijeninë e saj dhe miratimin, gjegjësisht, “në kundërshtim me kushtet e caktuara me ligj pa pajtimin e palës së prekur ka shfrytëzuar të dhënat e saja personale”.

 

ÇKA DO TË NDODH NËSE PROKURORIA DHE GJYKATA FILLOJNË TË NDJEKIN PERSONA PËR FOTOGRAFI TË PUBLIKUARA TË POLICËVE NË MEDIUME DHE NË “FACEBOOK”? 

Nëse prokuroria dhe gjykata vazhdojnë të zbatojnë të njëjtin nen prej KZ-së dhe fillojnë të ndjekin të gjithë personat për fotografitë e publikuara të policëve në mediume dhe në “Facebook”, atëherë ato që do të sulmohen më parë do të jenë mediumet dhe gazetarët, të cilët rregullisht publikojnë fotografi dhe incizime të policëve (pa pëlqimin e policëve) gjatë kohës së zgjedhjeve, protestave dhe vendeve të tjera publike.

Të dytët që do të sulmohen do të jenë aktivistët për të drejtat e njeriut, poashtu, publikojnë fotografi të zgjedhjeve dhe protestave në të cilat vërehen policë zyrtarë.

Të tretët do të jenë pjesëmarrësit në protesta dhe zgjedhje, të cilët poashtu, publikojnë fotografi të policëve në rrjete sociale.

Nëse prokuroria dhe gjykata vazhdojnë që të hetojnë për fotografitë të publikuara të policëve në vend publik, atëherë Republika e Maqedonisë do të shndërrohej në shtet policor në të cilin mediumet, aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe qytetarë do të provohen prej të drejtës së dokumentimit të aktiviteteve policore, gjë që është kyçe për ndalimin e keqpërdorimeve policore dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

Shembull i mrekullueshëm për atë se si qytetarët dokumentojnë aktivitet policore mund të sjellin dobi për interesin publik është videoja e publikuar Anëtarët e majtë të arrestuar në Shkup“. Edhe pse gazetari ka qenë i lidhur me pranga pasi që ka incizuar videon, videoja e tij shërbeu si dëshmi materiale për procedurën e shpejtë të cilën zbatoi MPB kundër personave për tejkalimin e autorizimeve të tyre.

Me shumë merit, video-shtojca e gazetarit qytetarë mori çmimin e parë të garës të organizuara prej CIVIL – Qendra për liri. Gazetarët – e njëjta vlen edhe për qytetarët – duhet të shpërblehen kur publikojnë fotografi dhe incizime për tejkalimin e autorizimit  në vendin publik, dhe do të kriminalizohen dhe të dënohen.

 

———————————————————————————————————————-
(1 ) Association of Chief Police Officers of England, Wales and Northern Ireland Communication Advisory Group, Guidance for Photographers,
( 2) Photographing or video recording the policing operation by participants and other third parties should not be prevented, and any requirement to surrender film or digitally recorded images or footage to the law enforcement 4 agencies should be subject to prior judicial scrutiny. (GUIDELINES ON FREEDOM OF PEACEFUL ASSEMBLY, Prepared by the OSCE/ODIHR Panel on Freedom of Assembly and by the Venice Commission Adopted by the Venice Commission at its 83rd Plenary Session (Venice, 4 June 2010)
(3) Shihni von Hannover v. Germany (no. 2), Grand Chamber judgment of 7 February 2012, § 103.
(4) Neni 106 faqe 3 Prej Kodit Zgjedhor: “Bordi zgjedhor mund largojë çdo person i cili gjatë votimit shfrytëzon telefon mobil ose aparat për fotografim të letrës së votës”
Neni 190, faqe 1 të Kodit Zgjedhor: “Gjobë me vlerë prej 450 deri në 1,500 euro me kundërvlerë në denarë për shkelje do t’i caktohet personit i cili shfrytëzon telefon mobil ose aparat për fotografim të fletës së votimit.”
(5) Në Pajtim me Nenin 76-b prej Kodit Zgjedhor: “Gjatë informimit në ditët e heshtjes zgjedhore, do të vlerësohet se mediumet kanë shkelur heshtjen zgjedhor nëse emetojnë, gjegjësisht publikojnë: çfarëdo lloj informacione, fotografi, audio dhe materiale audio-vizuele lidhur me ose me ato të cilat marrin pjesë pjesëmarrësit në zgjedhje.
Në pajtim me nenin 182 (1) “Gjoba me vlerë prej 8.000 euro me kundërvlerë në denarë do të ju caktohet emetuesve, mediumit të shkruar ose mediumit elektronik (internet portal) nëse: …shkelin heshtjen zgjedhore (neni 76-b).”

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.