Dëmet nga fatkeqësia natyrore në Poroj ende nuk janë sanuar

Informacionet në dispozicion flasin se kanë filluar që të merren masat për restaurimin e dëmeve nga vërshimet në fshatin Poroj, si dhe procesi i kompensimit të bujqve të dëmtuar, po kjo nuk zhvillohet sipas tempos së paralajmëruar, gjë që shkaktoi pakënaqësi te banuesit e zonës së prekur nga përmbytjet

 

Në deklaratën për mediume (04.07.2017) Aleksandar Veljanoski nga VMRO-DPMNE tha se gjatë vizitës në fshatin Poroj, ku para një muaj e gjysmë ndodhën vërshimet, vërtetuan se situata nuk është normalizuar:

Gjendemi në fshatin Poroj, ku edhe pas një muaji e gjysmë nga përmbytjet të cilat e goditën këtë vendbanim, ende gjendja e rrugëve dhe urave nuk është normalizuar. Edhe përskaj premtimeve se për një jave punët do të zgjidhen, pastrimi ka ndalur plotësisht, ndërsa mekanizmi është tërhequr tërësisht…

Premtimet të cilat i jepte Zaev edhe për pastrimin e kësaj ure dhe për ndërtimin e disa të tjerave, si dhe të gjithë premtimeve të tjera nga ana e LSDM-së, tani për tani është vetëm një shkronjë në letër…

 I bëjmë thirrje Zoran Zaevin dhe LSDM-së që të vend që të shpërndajnë demagogji dhe premtime të rreme, menjëherë të kapen për punë dhe të fillojnë që të realizojnë premtimet të cilat i dhanë para qytetarëve.

[Burimi: Ueb-faqja e VMRO-DPMNE-së; Data: 4.07.2017 ]

 

ARSYETIM:

Më shumë së një muaj nga shirat të cilat përfshinë rajonin e Tetovës dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale në fshatin Poroj, Tetovë, ende nuk ka përfunduar restaurimi  i dëmeve, gjë të cilën e premtoi Zoran Zaev gjatë kohës së vizitës së tij (06 qershor 2017) në hapësirën e rrezikuar. Edhe pse qeveria edhe njëherë formoi komisione të cilat i detyroi që të mbledhin informatat e nevojshme dhe të organizohen dhe të realizojë restaurimin e infrastrukturës së dëmtuat, të përkushtuar që edhe të përshpejtojnë aktivitetet për kompensim të pronave të dëmtuara, mediumet publikuan raporte, se, edhe pas një muaji e gjysmë pas fatkeqësisë, nuk është rregulluar ura në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në Poroj, që më pak, nuk janë pastruar kanalet, gurët dhe toka të cilët i ka sjell përmbytja, dhe se nuk janë dëmshpërbyler as bujqit në parcelat e të cilëve janë shkatërruar kulturat bujqësore. Sipas kësaj, deklaratën e Alekdandar Velanoskit nga VMRO-DPMNE, se “Zaev nuk e ka përmbushur premtimin për restaurimin e pasojave nga vërshimet në Poroja, e vlerësojmë si pjesërisht të vërtetë. 

Sipas kronikës në Alast-M14 korrikut,  dyzet ditë pas vërshimeve:

Ende nuk ka filluar rikonstruktimi i urës prej druri në fshatin Poroj, e cila u dëmtuat nga vërshimet me 5 korrik. Banorët thonë se komunikacioni tek ura është rënduar, ndërsa tani u paraqit edhe një problem i ri në fshat, mos pasja e ujit të pijshëm. 

Alast M, poashtu përkujton se

Përveç urës së drurit në fshatin Poroj, për rregullimin e të cilës u zotuan si komuna e Tetovës, po ashtu edhe Ministria e Mbrojtjes,  në këtë fshat u shkatërruan edhe mbi 50 hektarë tokë e mbjellë me kultura bujqësore, e cila tanimë nuk mund edhe të përdoret, shkaku i gurëve dhe baltës që i ka mbuluar fushat.

Mes informacioneve të disponueshme për mediumet nuk ka raporte më të reja për atë se a është është bërë diçka pas informimit në Alsa-M nga vendngjarja, andaj mund që të përfundohet se ende nuk janë realizuar premtimet se do të ju ndihmohet të dëmtuarve në këtë pjesë.

Ndërsa ja çka deklaroi kryeministri Zoran Zaev gjatë kohës së vizitës në hapësirën e përmbytur, menjëherë pas fatkeqësisë (06.06.2017):

Në seancën e sotme të dytë të qeverisë ne kemi sjell tre vendime. Vendimi i parë është duhet formohet një komision  e cila sonte të jetë gati plotësisht nën ingerencat e ministrit të Bujqësisë Pylltarisë dhe Ujrave për të dalë në terren që nesër për të verifikuar të gjitha pasojat që kanë ndodhur pas vërshimeve në arrat e qytetarëve të Porojit dhe këtij regjioni. Një pjesë e qytetarëve jetojnë kryesisht nga kjo. Shumë shpejtë do të verifikohen dëmet që të mund të fillojë procedura për shlyerjen e tyre. Vendimi i dytë është formimi i komisionit qeveritar nën ingerencat e ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, qendra për menaxhim me kriza dhe disa resore të tjera kompetente për këtë çështje, është komisioni i verifikimit të dëmeve të infrastrukturës. Ajo janë shtrati, rrugët, urat e rrënuara, për qasje të shpejtë në vendbanim dhe kthim në jetën normale, gjë që për 50 shtëpi këto dëme do të thoshin  izolim të plotë deri në shtëpitë e tyre. Qëllimi është intervenim i shpejtë që të mund të kthejmë jetën e qytetarëve në këtë pjesë të rajonit të Tetovës. Njëkohësisht, Vendimi i tretë është që ministri i Transportit të merr të gjitha ato dokumente që i ka dorëzuar UNDP dhe komuna e Tetovës që ta sa më shpejtë ta zgjidhim këtë problem afatgjatë dhe mos të përsëriten këto probleme të njëjta që ndodhin shpesh në këtë lokacion, në Poroj (Zaev)

Përsëri, sipas ankesave të banorëve të kësaj krahine, në terren nuk ka rezultate konkrete për këtë paralajmërime.

Në shkrimin e tij si përgjigje nga pyetjes së “Vërtetamësit”: “Çka ka ndërmarr qeveria për ristaurimin e dëmeve nga vërshimet në Poroj dhe kur do të ju shlyhen dëmet bujqve”, press-shërbimi i Qeverisë, mes tjerash informoi se me seancën e mbajtur me 9 qershor janë marr vendime për ristaurimin e dëmeve nga vërshimet në rajonin e Tetovës, nga fatkqësia natyrore e 5 qershorit.

 Janë formuar komisionet nga ana e ministrive, asaj për Transport dhe Lidhje dhe Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ujësjellës dhe Ministrisë së Mjedisit, të cilat në bashkëpunim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim dhe me Komunën e Tetovës tashmë i kanë konstatuar gjendjet në terren, me çka në të njëjtën ditë është thirrur seanca qeveritare për intervenim të shpejtë dhe që të ju ndihmohet njerëzve të cilët vuajnë pasojat nga fatkeqësitë natyrore. 

Në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë më 07 qershor, është informuar se ka rrënoja të rërës dhe tokës prej rreth 70.000 metër kub, në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, në Poroj, me çka është e domosdoshme që të pastrohet menjëherë. Për këtë u mobilizuar Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe Komuna e Tetovës menjëherë filluan më procesin e pastrimit të prurjes në këtë rrugë të frekuentuar dhe të nevojshme për banorët e këtij rajoni, me çka qeverisa propozoi që të ndihmojë edhe ARM. 

Nga press-shërbimi informuan se edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit ka qenë e angazhuar për procesin e pasqyrimit dhe përcaktimit të dëmeve, dhe se për këtë është formuar komision i cili punon në terren, andaj pasi që të përcaktojnë gjendjen faktike duhet që të vazhdojë me dëmshpërblimin e banorëve të fshatit Poroj.

Përsëri, punët nuk zhvillohen me shpejtësinë e dëshiruar dhe banorët e ketij fshati të Tetovës janë të pakënaqur me dinamikën me të cilën vepron qeveria lokale dhe qendrore në rastin e tyre. Kanal 77 me 14 korrik informoi se ende nuk është ristauruar infrastruktura në fshatin Poroj, e dëmtuar nga vërshimet:

Vendasit nuk janë të kënaqur me pastrimin e shtratit të lumit të Porojit, ku ende ka rrënoja dhe gurë të mëdhenj. Nëse lumi rrjedh, rrënoja mund që të përfundoi në shtëpitë tona, tha një banor i Porojit. 

Nga Komuna e Tetovës, informuan se do të ndërtojnë urë të re në fshatin Poroj, e cila do të jetë edhe për vetura edhe për këmbësor. Aktivitet ndërtuese do të fillojnë, presim që në çdo moment të na arrij materiali, thonë qeveritë

Ky medium informon se edhe Komuna e Tetovës ka plan ristaurimin e shtratit të Lumit Poroj, që është pjesë e aksionit nga plani për parandalim nga përmbytjet e reja.

Por realizimi i këtij plani varet nga qeveria qendrore, e cila duhet që të jep para për këtë qëllim, vërtetojnë qeveritë lokale. 

Nga informacionet në dispozicion del se janë marr masat për ristaurimin e dëmeve nga vërshimet në fshatin Poroj, si dhe është filluar procesi i kompensimit të dëmeve të bujqve, por kjo nuk zhvillohet sipas tempos së paralajmëruar me çka është nxitu pakënaqësi te banorët e këtij vendbanimi të dëmtuar nga vërshimet. Për këtë, deklarata e Veljanovskit, mund të vlerësohet si pjesërisht e vërtetë. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Jugosllava Dukovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *