Demant: “Metamofrozis” nuk organizon protesta!

Фондацијата „Метаморфозис“ преку своите обуки ги гради капацитетите на невладините организации за користење на новите технологии за да бидат поефикасни во остварувањето на нивните мисии и во нивните напори за зајакнување на демократијата, владеењето на правото, човековите права, борбата против корупција и заштитата на животната средина.

 

Fondacioni “Metamorfozis” përmes trajnimeve të saja ndërton kapacitetet e organizatave joqeveritare për shfrytëzimin e teknologjive të reja që të mund të jenë më efikas në realizimin e misioneve të veta në përforcimin e demokracisë, sundimit të së drejtës, të drejtave të njeriut, luftës kundër korrupsionit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Pretendimet e publikuara me 21 mars të vitit 2017 nga ana e mediumeve “Dnevsnik”, TV “Nova” dhe “Veçer”, të Mihjallo Manevskit, për cilën do lidhje me Fondacionin “Metamorfozis” me dhunën, paraqesin një manipulim të ashpër dhe shtrembërim të vërtetës. 

 “Metamorfozis” nuk organizon trajnime për protesta, por punon në pajtim me misionin e saj, duke kontribuar në zhvillim të demokracisë dhe për përmirësimin e kualitetit të jetesës përmes aplikimit inovativ dhe shpërndarje të njohurive. Fondacioni gjithmonë ka punuar në pajtim me ligjet e Republikës së Maqedonisë. 

Duke thirru në nenin 16 të Kushtetutës së RM-së, me të cilën është garantuar e drejta e përgjigjes dhe korrigjimit në informimin publik, si dhe në rregullore pozitive, përfshirë këtu edhe Ligjin për përgjegjësi civile për ofendim dhe  shpifje “Metamorfozis” kërkon nga të lartpërmendurit dhe mediumet e tjera që të publikojnë këtë demant në tërësi, në vendin e njëjtë me kohëzgjatje të njëjtë si gënjeshtrat e lartpërmendura dhe manipulimet.  

Fondacioni “Metamorfozis” me 22.03.2017

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.