Јakimovski: Zaevi tha se Mijallkovi dhe Gruevski nuk janë përgjuar, por ne po i dëgjojmë çdo ditë

 

Kryetari i GROM-it dhe kryetar i komunës Karposh, Stevçe Jakimovski, në intervistë për 24Vesti deklaroi:

Zoran Zaevi thotë se vetëm Mijallkovi dhe Gruevski nuk janë përgjuar, por ne çdo ditë po dëgjojmë regjistrime ku aktorë janë ata të dy.

[Меdie: 24Vesti, 24Analiza, Data: 6 mars 2015]

Севче Јакимовски, градоначалник на Карпош, на 24Вести. Фото: видео клип скриншот
Stevçe Jakimovski, kryetar i komunës Karposh, për 24Vesti. Foto: video klip skrinshot

 

Arsyetim:

Kjo deklaratë nuk është e vërtetë sepse lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha qartë se të gjitha dokumentet tregojnë se Maqedonia është e ndarë në dy pjesë.

 

Në njërën pjesë janë Gruevski dhe Mijallkovi që politikisht dhe financiarisht jetojnë nga përgjimet, ndërsa në pjesën tjetër jemi ne – privacia dhe të drejtat kushtetuese të të cilëve janë shkelur me këmbë. nga të gjithë të përgjuarit, që janë në pozita shoqërore të rëndësishme, biseda të përgjuara nuk ka vetëm mes Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit. domethënë, vetëm telefonat e tyre nuk janë përgjuar, përveç në rastet kur ato kanë biseduar me dikë të tretë. Por asnjëherë kur kanë biseduar mes veti.

 

Linqe:

A1ON (09.02.2015) Përmbledhje: Konferenca për shtyp e Zoran Zaevit, [Qasur më 12.03.2015], http://a1on.mk/wordpress/archives/448662

24Vesti (06.03.2015) Analiza – Intervistë [Qasur më 12.03.2015], http://24vesti.mk/24-analiza-06-03-2015 ose http://www.dailymotion.com/video/x2iuz7k_analiza_news

Yutube (09.02.2015) Pres i LSDM-së [Qasur më 12.03.2015] https://www.youtube.com/watch?v=bZfsb-Uzkeo

 

Vlerësoi: Vllado Gjorçev