Аndrej Zhernovski: Ligji është i qartë se gjithmonë duhet të vendoset flamuri shtetëror

Edhe përkundër asaj se ligji është shumë i qartë dhe decid se, përkrah flamurit shqiptar, në vendet publike gjithmonë duhet vendoset edhe flamuri shtetëror edhe atë me dimensione më të mëdha, deri tani, siç thash, nuk ka reagim nga asnjë institucion shtetëror. [Data: 26.11.2012 | Burimi:А1on]

Arsyetimi:

Në nenin 6 të Ligjit për përdorimin e flamujve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë të publikuar në Gazetën Zyrtare të R. të Maqedonisë nr.58 /05 të dates 19.07.2005, thuhet se:

 (1) Në njësinë e vetëqeverisjes lokale në të cilën jetojnë qytetarë të një bashkësie dhe janë shumicë në atë njësi të vetëqeverisjes lokale, në përputhje me nenin 2 të këtij ligji, në qoftë se vendoset flamuri i asaj bashkësie, vendoset edhe flamuri i Republikës së Maqedonisë:

– gjatë takimeve, garave dhe tubimeve të tjera ndërkombëtare (politike, shkencore, kulturore-artistike, sportive dhe të tjera) në të cilat, njësia e vetëqeverisjes lokale është organizator, merr pjesë ose prezantohet, në përputhje me rregullat dhe praktikat e mbajtjes së këtyre tubimeve dhe

– gjatë festimeve, solemniteteve dhe manifestimeve të tjera politike, kulturore, sportive dhe të ngjashme që janë me rëndësi për njësinë e vetëqeverisjes lokale.

(1) Në rastet nga paragrafi 1 i këtij neni, flamujt vendosen

njëkohësisht, para dhe në objektet ku mbahen takime, gara, tubime, festime, solemnitete dhe manifestime.

Më vonë në vitin 2011, në Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për përdorimin e flamujve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë, që u publikuan në Gazetën Zyrtare në R. të Maqedonisë nr. 100, të dates 25.07.2011, në nenin 8-а :

 Flamuri i Republikës së Maqedonisë vendoset me flamujt e tjerë në përputhje me ligjin dhe është me dimension më të madh për një të tretën se sa flamujt e tjerë.

Manifestimi që u mbajt në sallën Boris Trajkovski më datë 24.11.2012, me rastin e 100-vjetorit të flamurit shqiptar dhe pavarësisë së Shqipërisë, u organizua nga ana e Këshillit kombëtar të përbërë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore, Instituti për albanologji, Muzeu i alfabetit, Muzeu i lirisë, Qendra kulturore informative, Lidhja e arsimtarëve shqiptarë, Shoqata e historianëve shqiptarë, Katedra e albanologjisë së Universitetit të Shkuoit dhe të tjerë. Me Këshillin kombëtar udhëheq zvëvendëkryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi. Në manifestimin qendror, sipas nenit 6 të Ligjit për përdorimin e flamujve të bashkësive,  përveç flamurit shqiptar duhet të vendoset edhe flamuri i R. të Maqedonisë, gjë që nuk ndodhi në këtë rast.

Sa i përket ngjarjeve të tjera që i paraprinë kësaj ngjarjeje, në mesin e të cilave edhe vendosja e flamurit shqiptar në komunën e Çairit, Kërçovës dhe Tetovës, pa mos e vendosur edhe flamurin shtetëror të R. të Maqedonisë dhe pa mos e respektuar mënyrën e vendosjes, siç është theksuar në Ligjin për përdorimin e flamujve, poashtu paraqet mosrespektim dhe shkelje të ligjit.

Në qoftë se shqyrtohet përdorimi i flamujve shqiptarë nga individët që kanë qenë të pranishëm në këto manifestime, ata, sipas nenit 7 të ligjit, i cili e definon përdorimin e flamujve të bashkësive në jetën private, kanë të drejtë ta përdorin flamurin që e shpreh identitetin e tyre:

Pjesëtarët e bashkësive të Republikës së Maqedonisë, flamurin me anë të të cilit e shprehin identitetin  dhe veçoritë e tyre kanë të drejtë ta përdorin atë në jetën private dhe gjatë mbajtjes së manifestimeve kulturore, sportive dhe të tjera që i organizojnë pjesëtarët e bashkësive të Republikës së Maqedonisë.

Festimi i 100-vjetorit të flamurit shqiptar është pjesë e programit qeveritar për shënimin e përvjetorëve të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të rëndësishme për vitin 2012, që do të thotë se nuk festohet si festë shtetërore, por manifestimi është organizuar me para shtetërore – 5.000 euro.

Gjatë hulumtimit të realizuar nuk u gjet ndonjë informatë sa i përket reagimeve të institucioneve shtetërore.

Nga ajo që u tha më lartë, deklarata e kryetarit të PLD-së, Andrej Zhernovski është e vërtetë.

Linke:

Vlerësuar nga: Marija Tegovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.