Çfarë kanë të përbashkët lubrifikantët dhe mollët?

Foto: vmro-dpmne.org.mk

 

Deputeti Dimitar Stevananxhija  në TV debat dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente:

 Një lubrifikant në Republikën e Maqedonisë kushton 415 denarë. Për 415 denarë në këtë moment në Prespë mund të blihet 830 kilogram mollë. 830 kilogram mollë për një lubrifikant, sqaron Dimitar Stevananxhija gjatë marrjes pjesë në emsionionin “Samo vistina”

[Burimi: VMRO-DPMNE/ueb-faqja – data, 06.11.2018]

ARSYETIM:

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Dimitar Stevananxhija, duke tentuar që të dëshmojë se Qeveria që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE nuk ka asnjë sukses ekonomik dhe se paratë i shpenzojnë në vend të gabuar, në tv debatin në emisionin “Samo vistina” në Kanalin 5, dha deklaratë jokonsekuente lidhur me çmimin e mollës.

Pretendimi i Stevananxhija është thjeshtë jokonsekuent dhe një lloj i shtrembërimit të së vërtetës, për atë se krahason gjëra të pakrahasueshme.

Më saktë, Stevananxhija tentoi që përmes çmimit të mollës, përmes borxheve që i kanë të punësuarit në “Eurkokompozit”, përmes krizës me të cilën ballafaqohen bujqit të cilët merren me kultivimin e orizit dhe ngjashëm, të dëshmojë se Qeveria shpenzoi mbi një milion euro të cilat ka mundur që t’i përdor për qëllim tjera dhe më të dobishme.

Por, pasi që krahason gjëra të pakrahasueshme, Stevananxhija harron të thotë se qëllimi i lubrifikantëve janë pjesë përbërëse e Programit për mbrojtjen e vendit prej HIV-it, gjë që Ministria e Shëndetësisë e zbaton në bashkëpunim me organizatat joqeveritare me vite.

“Afera” doli në sipërfaqe në fillim të tetorit të këtij viti kur redaksia e Liderit Ekonomik doli me dokumente për prokurim publik të lubrifikantëve. Qeveria tentoi që sqarojë, por sqarimin më të mirë e dha koordinatorja nacionale për luftën kundër HIV/SIDA dr. Milena Setfanoviq dhe Platforma për mirëmbajtje të programeve për parandalim të HIV/SIDA-së.

Thelbi i këtyre rrëfimeve është se lubrifikantët shpërndahen me vite dhe sipas propozimeve botërore, së bashku me prezervativët për preventiv të përhapjes së virusit dhe sëmundjes. Dallimi i vetëm është se në vend që deri më tani këtë e kanë paguar me donacione të huaja, përmes Fondit global për luftën kundër HIV, malaries dhe tuberkulozit, tani e mbulon qeveria.

Përveç kësaj, shuma prej mbi një milion euro është për të gjithë gamën e aktiviteteve dhe shpenzimet materiale në Program, dhe jo vetëm për lubrifikantë.

Për shkak të asaj që u tha më lartë, deklarata e Dimitar Stevananxhija thënë me nuanca më të buta është jokonsekuente, edhe përkrah asaj se është edhe e vërtetë e shtrembëruar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

 


Овој напис е изработен во рамките на Проектот за зголемување на отчетноста и одговорноста на политичарите и партиите пред граѓаните, Вистиномер, имплементиран од Метаморфозис. Написот e овозможен со поддршка на американската непрофитна фондација (NED - National Endowment for Democracy) и Балканскиот фонд за демократија, проект на Германскиот Маршалов фонд на САД (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), иницијатива која поддржува демократија, добро владеење и евро-атлантски интеграции во Југо-источна Европа. Содржината на рецензијата е одговорност на авторот и не ги одразува ставовите на Метаморфозис, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, проект на Германскиот Маршалов фонд на САД, или нивните партнери.