Çdo qytetar ka të drejtë të kërkoj ndryshim në listën zgjedhore

A jeni në listën zgjedhore apo është dikush tjetër që nuk duhej të ishte. Foto: KSHZ/skrinshot

Од ДИК велат дека кога граѓаните ќе дојдат во нивните канцеларии треба да пополнат една апликација и да приложат лична карта. ДИК во рок од три дена треба да одлучи по нивното барање.

 

 

Nga KSHZ thonë që nëse qytetarët do të drejtohen në zyrat e tyre duhet të plotësojnë një aplikim dhe të ofrojnë letërnjoftimin. KSHZ në afat prej tre ditësh do të vendos për kërkesën e tyre.

 

Shkruan: Vlado Gjorçev

 

Pasi më 03.03.2016 Komisioni Shtetëror Zgjedhor e promovoi ueb- aplikacionin për kontrollin e listës zgjedhore nga qytetarët, e cila është në dispozicion në faqen zyrtare të komisionit, u shfaqën një sërë problemesh.

Qytetarët çdo ditë hasin vërejtje dhe padrejtësi në listën zgjedhore por edhe pyesin ku dhe si mund të paraqesin padrejtësi. Ose të qartësojnë gabime në Listën Zgjedhore.

Me këtë rast edhe KSHZ më 07.03.2016 doli me deklaratë e cila thotë:

Qytetarët, nëse gjatë kontrollit konstatojnë që ndonjë qytetar nuk është i regjistruan në listën zgjedhore ose konstatojnë që duhet të bëhet regjistrim, plotësim ose fshirje e të dhënave, kanë të drejtë sipas nenit 48, paragrafi 2 të Kodit Zgjedhor që të bëjnë kërkesë me të cilën duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës. Komisioni shtetëror zgjedhor në afat prej 3 ditësh nga pranimi i kërkesës do të vërtetojë saktësinë e të dhënave dhe dokumenteve të bashkëngjitura dhe nëse vërteton se kërkesa është e arsyeshme do të sjellë vendim për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave duke ju përmbajtur nenit 48, paragrafi 4 të Kodit zgjedhor.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor bën regjistrimin, plotësimin dhe fshirjen e të dhënave në listën zgjedhore edhe me detyrë zyrtare në bazë të të dhënave nga regjistri amë. Evidentimi për vendbanim dhe për shtetësi në Republikën e Maqedonisë, evidenca të tjera zyrtare dhe kontrollin e drejtpërdrejtë në pajtim me nenin 42, paragrafi 1 të Kodit zgjedhor. Në këtë drejtim ju mundësojmë të gjithë qytetarëve në zyrat rajonale dhe zyrat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe nëpërmjet aplikacionit të publikuar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor të raportojnë të dhënat e dyshimta në listën zgjedhore, të cilat sipas detyrës zyrtare do të kontrollohen në evidencat zyrtare në institucionet kompetente. Bazuar në hetimet e kryera dhe aktet e miratuara nga ana e institucioneve të autorizuara, Komisioni Shtetëror Zgjedhor në afat më të shkurtër të mundshëm do të bëj regjistrimin, plotësimin dhe fshirjen e të dhënave nga Lista Zgjedhore në përputhje me Rregulloren për qasje të tërësishme, për të bërë ndryshime dhe fshirje te të dhënave në Listën Zgjedhore.

 

Pas kësaj deklarate “Vërtetmatësi” e kontrolloi Kodin Zgjedhor

nenin 48, paragrafi 2 thuhet:

Nëse gjatë kontrollit vërtetohen se ai ose ndonjë qytetarë tjetër nuk është i regjistruar në Listën Zgjedhore ose vërtetohet që duhet të bëhet regjistrimi, plotësimi ose fshirja e të dhënave, deri tek zyra rajonale e Komisionit Shtetëror Zgjedhor ka të drejtë të bëjë kërkesë për regjistrimin, plotësimin ose fshirjen e të dhënave me të cilat bashkëngjit edhe dokumentacionin e nevojshëm.

paragrafin 4 të këtij ligji, qëndron:

Komisioni Shtetëror Zgjedhor më së voni në afat prej tre ditëve nga dita e pranimit të kërkesës  do të kontrolloj saktësinë e të dhënave dhe dokumenteve të ofruara  nga ana e qytetarit dhe nëse vërteton që kërkesa është e arsyeshme, me vendim në bazë të besueshmërisë së dokumentacionit do të bëj regjistrimin, plotësimin ose fshirjen e të dhënave në listën zgjedhore, në të kundërtën do të sjellë vendim me të cilën do të refuzoj kërkesën.

nenin 42, paragrafi 1 Kodi zgjedhor parasheh:

Komisioni Shtetëror Zgjedhor bën regjistrim, plotësim dhe fshirje në listën zgjedhore me detyrë zyrtare në bazë të të dhënave nga regjistrat amë, evidentim për vendbanim dhe shtetësi të Republikës së Maqedonisë, shënime të tjera zyrtare dhe kontroll të drejtpërdrejtë.

paragrafin 2 të këtij ligji thuhet:

Komisioni Shtetëror Zgjedhor bën regjistrim/plotësim dhe fshirje në lisën zgjedhore edhe me kërkesë të qytetarëve, në bazë të letërnjoftimit dhe pasaportës.

Neni 48, paragrafi 1 parasheh:

Qytetari mundet gjatë tërë vitit të kërkoj të bëj kontroll në  listën zgjedhore në  lokalet e zyrave rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, KSHZ, gjegjësisht nëpër konsullata si dhe nëpërmjet internetit.

Nga KSHZ-ja thonë se kur qytetarët do të vijnë në zyrat e tyre duhet të plotësojnë një aplikim dhe të ofrojnë letërnjoftim. KSHZ në afat prej tre ditësh duhet të vendos në bazë të kërkesës së tyre.

LINQE:

Kodi zgjedhor, ( qasur më 08.03.2016)

Ueb faqja e Komisionit shtetëror zgjedhor, ( qasur më 08.03.2016)

META, 03.03.2016 14:10. Nga sot kontrolli i të dhënave në listën zgjedhore me ueb aplikacion të ri,( qasur  më 08.03.2016)

Plusinfo, 07.03.2016, 20:21, KSHZ: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë regjistrim dhe fshirje të të dhënave nga Lista Zgjedhore, ( qasur më 08.03.2016)

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.