Bujar Osmani

 

 

Me 31.05.2017 Bujar Osmani është zgjedhur ministër pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë,  siç është paralajmëruar, ai do të jetë zv. kryeministër për eurointegrime. 

 

JETA PRIVATE

Bujar Osmani ka lindur me 11 Shtator të vitit 1979 në Shkup. I martuar dhe baba i dy fëmijëve.

 

ARSIMIMI:

  • Prej 2014 – Doktorant në Shkollën për studime të doktoraturës pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” Shkup
  • Prej 2012 – Kirurg Specialist
  • Prej 2013 – Asistent Doktor pranë Fakultetit të Mjekësisë – Shkup, lënda e Kirurgjisë
  • Pjesë e Specializimit të kirurgjisë hepato-bilio-pankreatike në Londër, Britania e Madhe.
  • 1997 – 2004 –  Fakulteti i Mjekësisë në Shkup
  • 1993 – 1997 –  Shkolla e mesme e mjekësisë – Shkup

Flet gjuhën shqipe, maqedonase, angleze dhe pjesërisht atë franceze.

KARRIERA:

  • Prej vitit 2011 Klinika Universitare për Kirurgji digjestive – Shkup – Specialist i Kirurgjisë
  • 2004-2008 Klinika Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naum Ohridski” Shkup
  • 2004 ligjërues në Shkollën e mesme Medicinale “Dr. Pançe Karaxhozov” Shkup

 

KARRIERA POLITIKE

  •  Nga viti 2011 sekretar për komunikime me publikun në BDI
  • 2008 -2011 Ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e RM-së

BURIME

 

 

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *