Boshkovski u besoi të vetëve, ndërsa ata e futën në burg

Lube Boshkovski. Foto: Vikipedija

 

 

Boshkovskit në qershor i mbaron dënimi me pesë vite heqje lirie për rastin “Fushata”, i akuzuar kinse për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore. Indikacionet  që bëhet fjalë për rast të montuar u rritën edhe me të ashtuquajturat “bomba”, në të cilat lideri i LSDM-së, Zoran Zaev publikoi biseda të përgjuara mes funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së

 

Shkruan: Vlado Gjorçev

 

Kur përfundimisht u bë e qartë që Lube Boshkovski nuk do të lirohet deri në vuajtjen e plotë të dënimit, kjo e lodhi shpirtërisht, por do të duroj, ai është i fortë, thotë për “Vërtetmatësin”, Violeta Boshkovska, e shoqja e kryetarit të partisë politike “Të bashkuar për Maqedoninë”.

Boshkovskit në qershor i mbaron dënimi me pesë vjet burg për rastin “Fushata”, i akuzuar kinse për financim të paligjshëm të fushatës parazgjedhore. Indikacionet që bëhet fjalë për rast të montuar u rritën me të ashtuquajturat “bomba”, në të cilat lideri i LSDM-së. Zoran Zaev, publikoi biseda të përgjuara mes funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së. Pas publikimit të “bombës” së tretë, në të cilën dëgjohen biseda të drejtorit të mëhershëm të DSK , Sasho Mijallkov dhe të kryeredaktorit të “Sitel” Dragan Pavloviç Latas, LSDM me 03.03.2015 ngriti kallëzim penale kundër Sasho Mijallkov dhe NN persona nga Ministria e punëve të brendshme për shkelje të rregullave dhe normave në arrestimin e Lube Boshkovskit.

 

KALLËZIM PENALE NGA LSDM

Në kallëzimin penale të paraqitur nga LSDM theksohet që gjatë muajit qershor të vitit 2011, si person zyrtar, drejtor i DSK pranë MBP të RM-së, në kundërshtim me Ligjin për Policinë, Ligjin për procedurë penale, Rregulloren për mënyrën e kryerjes së veprimeve policore me paramendim ka nxitur NN persona të autorizuar zyrtarë, të punësuar në MPB, ta keqtrajtojnë, t’i shkaktojnë vuajtje trupore dhe mendore ndaj të  dëmtuarit Lube Boshkovski, për shkak të diskriminimit ndaj tij në bazë të përcaktimit të ndryshëm politik, në mënyrë që ka organizuar dhe urdhëruar procedurë të paligjshme për privim nga liria, me çka NN persona zyrtarë të autorizuar, të punësuar në MPB, me 06.06.2011, me paramendim e kanë realizuar në mënyrë të paligjshme privimin nga liria, gjatë privimit të paligjshëm nga liria, i dëmtuari Lube Boshkovski ka qenë i keqtrajtuar, i është nënshtruar trajtimit mizor, çnjerëzor dhe degradues, pa nevojë ka qenë edhe i goditur nga NN person i autorizuar, me çka NN personi i autorizuar me nofkën “Puki”, të dëmtuarit Lube Boshkovski, pa asnjë arsye i ka vendosur armën zyrtare – armë zjarri në gojë me qëllim që edhe më shumë të shkaktojë ndjenjë frike dhe poshtërimi.

  • Dokument: KALLËZIM PENAL, Parashtruesi: Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë, rruga. Bihaçka nr. 8, Shkup, kundër: 1. Sasho Mijallkov – Drejtor i Drejtorisë për siguri shtetërore dhe kundërzbulim pranë MPB  të RM-së, 2. NN persona të punësuar në MPB të RM-së

 

123

Me veprimet e lartë përmendura, qëndron në kallëzim, i denoncuari i parë Sasho Mijallkov ka kryer veprën penale Torturë dhe veprim mizor, çnjerëzor ose veprim poshtërues dhe ndëshkues nga neni 142 fq.1 lidher me nenin 23 nga Kodi Penal i R.Maqedonisë dhe veprën penale të Keqtrajtimit gjatë kryerjes së detyrës, nga neni 143 në lidhje me nenin 23 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë , ndërsa NN persona zyrtarë, të punësuar në MPB të RM-së kanë kryer veprën penale Torturë dhe veprim mizor, çnjerëzor ose veprim poshtërues dhe ndëshkues nga Neni 142, paragrafi 1, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë dhe veprën penale Keqtrajtim gjatë kryerje së detyrës nga neni 132 në lidhje  me nenin 22 të KP të R. Maqedonisë.

Në Kodin penal të Republikës së Maqedonisë me të cilin thirret LSDM në pjesën :

Torturë dhe veprim mizor, çnjerëzor ose veprim poshtërues dhe ndëshkues

 Neni 142 thotë:

(1)Personi i cili gjatë ushtrimit të detyrës, si dhe personi i udhëzuar nga personi zyrtarë ose me pajtimin e tij, përdor forcë, kërcënim ose ndonjë instrument tjetër të palejuar ose formë tjetër e palejuar me qëllim  të detyrojë të akuzuarin të pranoj diçka apo të deklaroj diçka, dëshmitarit, ekspertit ose personit tjetër, ose do të shkaktojë vuajtje trupore ose mendore tek tjetri, që ta dënoj për veprën penale që e ka kryer ose për çka dyshohet ai ose ndonjë person tjetër, ose ta frikësoj ose detyrojë të heq dorë nga ndonjë e drejt e tij, ose do të shkaktojë ndonjë vuajtje ose çfarëdo forme diskriminimi, do të dënohet me 3 deri në 8 vite burg.

(2) Nëse sipas veprës nga paragrafi 1, shkaktohen lëndime të rënda trupore ose pasoja të tjera të rënda për të dëmtuarin, kryerësi do të dënohet me së paku katër vite burg.

Në pjesën e Ligjit i titulluar si: Keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës

Neni 143 parashikon:

 Ai që gjatë kryerjes së detyrës keqtrajton dikë tjetër, e frikëson atë, e fyen ose në përgjithësi kundër tij vepron në mënyrë që, poshtëron dinjitetin njerëzor ose personalitetin njerëzor, do të dënohet me burgim prej një deri në pesë vite.

Bisedat të cilat i publikoi Zaev me datë 20.02.2015 në të ashtuquajturën “bomba” e tretë, që thuhet se biseda është mes drejtorit të atëhershëm të DSK, Sasho Miujallkov, ministres së punëve të brendshme ,Gordana Jankullovska, shefit të kabinetit të kryeministrit Nikolla Gruevski, Martin Protogjer, kryeredaktorit të televizionit “Sitel”, Dragan Pavlloviç- Latas dhe pronarit të televizionit “Kanal 5”, Emil Stojmenov.

 

Këto biseda thuhet të jenë për periudhën e vitit 2011, gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, kur Boshkovski u arrestua për financim të paligjshëm të fushatës politike, një ditë pas zgjedhjeve, më saktë me datën 6 qershor të vitit 2011.

 

Në një nga bisedat, në të cilin, sipas liderit të LSDM, ka ndodhur në ditën e zgjedhjeve, me 5 qershor të vitit 2011, zëri për të cilin Zaev thotë se është i drejtorit të DSK, Sasho Mijallkov , ai e paralajmëron Pavlloviç- Latasin që do të ketë risi.

Nesër do të bisedojmë dhe do të tregoj, këtë që ta thash tani për çka kam menduar- thotë ai.

Biseda tjetër, e cila, sipas LSDM, zhvillohet në mes Mijallkovit dhe kryeredaktorit të “Sitel”, është një dit pas zgjedhjeve, kur edhe u bë arrestimi i Boshkovskit para lokalit “Vodenica”.

 Ka qëndruar i shtritë në bark gjysmë ore, i lidhur me pranga. Erdhën gazetarët e fotografuan, e bënë katrahurë, ka bërtitur: Sasho Mijallkov më bëri gropën dhe lot i kanë rrjedhur – i ka thanë Mijallkov, Latasit, dhe ka shtuar “tetë vite do t’i bëhen  për këtë, ta dish” .

Për këtë rast, të quajtur “Fushata”, Boshkovski u dënua fillimisht me 7 vite burg. Gjyqi i apelit ja zvogëloi dënimin në pesë vite, ndërsa Gjyqi suprem e vërtetoi dënimin me pesë vjet burg për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore. Ish Ministri i punëve të brendshme është dënuar edhe me 10 vite e gjysmë burg për rastin “Rover”, në të cilin të akuzuarit ngarkohen për vrasje e dyfishtë të Marijan Tushevski dhe Kiro Janev, që ka ndodhur në vitin 2001, gjatë shqyrtimit të  instancave më të larta gjyqësore lënda është kthyer në rigjykim.

Në një nga nga bisedat e përgjuara, zëri për të cilin LSDM thotë se është i pronarit të “Kanal 5”, Emil Stojmenov, i uron Mijallkovit për arrestimin.

ES:  Mik hallall të koftë për këtë sot. Unë u habita, nuk besoja. Unë e di që më tregove ti, ama mendova që nga e mërkura, nga dita me fat. Por ti nga sot, bash ashtu…

SМ:  Jo, jo, unë thash prej të hënën filloj dhe s’ka. Edhe atë  fillova nga ai që është ma kështu, ma, i bukur për ta burgos.

ES: Nga çapkëni po, më i miri.

SМ: Nga bukuroshi.

ES: Nga bukuroshi, Sheveningenin le ta shoh tash në Shkup, nënën e budallait.

SМ: Dërgo kamerë tash në gjyq.

ЕS: Mirë.

SМ: Do ta dërgojnë në gjyq.

ЕS: Mirë.

SМ: . Njëjtë edhe para Vodenicës ndoshta kishte kamera

ЕS:  Ka, ka. Abe e shikuam në ora 5.

SМ: Dëgjo!

ЕS: Hë?

SМ:  Shikoj këtë, mos.. Të lëshoni origjinalin siç e kanë incizuar, mos e mjegulloni.

ЕS: . Jo be, e kanë lëshuar në ora pesë me pistoletën, unë e ndoqa në Kanal 5

SМ:E ashtu, po,po.

ЕS: E pash, pamjet janë xhiruar.

 

BOSHKOVSKI NUK KA BESUAR SE PO I BËHET KURTH

Violeta Boshkovska, bashkëshorte e Lube Boshkovskit e pyetëm për atë se a ka pas dijeni rreth kurthit në rastin “Fushata”.

 

Në muajin shtator të vitit 2010 nga shërbimet e huaja morëm paralajmërim se ish drejtori i DSK, Sasho Mijallkov dhe prokurori publik Marko Zvrlevski janë takuar në Çeki me dëshmitarin e mbrojtur, me qëllim që t’i bëjnë kurth Lubes. Ai nuk donte t’i besonte kësaj, thoshte që ato janë njerëzit e mi, nuk do të ma bëjnë atë. Në vitin e ri (2010-2011), përsëri disa njerëz i thanë se do ta arrestojnë, se e ndjekin dhe se e përgjojnë. Ai nuk deshi edhe në këtë të besoj- thotë Boshkovska.

Madje edhe kur i dëgjoi bisedat e përgjuara të LSDM-së, thotë Boshkovska, e kishte të qartë se e kanë vënë në kurth.

Lube ishte naiv. Ai mendonte që çdo politikan duhet të pranoj kritikën. Për atë edhe ju bë kjo kurth, për kritikat të cilat edhe ai vet i deklaronte. Prej tij filluan edhe indikacionet për krimet me automobil, për banesat, për parcelat. Por, ai mendonte që politikani duhet të duroj këtë. Vet kur ishte ministër i punëve të brendshme ishte cak i sulmeve të javores “Fokus”. Megjithatë, asnjëherë nuk bëri asgjë që t’i ofendoj ose, mos dashtë Zoti, t’i dëmtoj. Kjo që ja bënë mund ta bëj vetëm një mendje monstruoze-tha Boshkovska.

Pas Marrëveshjes së Përzhinos të 2 qershorit dhe 15 korrikut 2015 u formua Prokuroria Speciale, e cila ngriti procedurë para hetimore në bazë të kallëzimit penal të paraqitur nga LSDM.

Nga kabineti i Janevës, me 15.02.2016, raportoi agjencia e lajmeve “Meta”, thonë se hasën në bashkëpunim nga ana e gjykatës, i cili nuk ua dorëzoi lëndët por kërkoi prokurorët e Prokurorisë Speciale të shikojnë lëndën në gjykatë.

Sqarojmë se ky veprim është rezultat i një praktike të re të cilën gjykata do ta imponoj në rastet kur janë dërguar lëndët në shikim nga kjo prokurori. Në rastin konkret nuk bëhet fjalë vetëm për rastin “Puç”, i cili është në fazën e shqyrtimit kryesor, por nga gjykata janë kërkuar në shikim edhe lëndë të arkivuara ( si për shembull lënda e njohur në opinion si “Fushata zgjedhore”, lënda për vrasjen e Martin Neshkvoskit, si dhe lëndë të tjera me interes për këtë prokurori publike).

Megjithatë, në pajtim me praktikat e deritanishme të gjykatës, me kërkesën e prokurorisë publike lëndët e tilla janë dërguar në shikim, që ishte e dukshme edhe në një lëndë në të cilin ishte realizuar shikim. Megjithatë, me kërkesën e kësaj prokurorie janë përgjigjur se lëndët mund të shikohen në gjykatë, e cila nga ana jonë është realizuar. Shprehim bindjen se në të ardhmen gjykata do të bashkëpunoj me këtë prokurori publike, nga se në dispozitat ligjore është paraparë detyrimi për bashkëpunim me të gjitha organet dhe personat fizik me prokurorinë publike, kur bëhet fjalë për zbulimin e veprave penale dhe sigurimin e provave, thuhet në komunikatën e Prokurorisë speciale publike.

Me datë 15.02.2016 Boshkovski ishte marrë në pyetje nga Prokurorja speciale, Katica Janeva. Atëherë nuk kishte informata se Boshkovski  është përgjigjur për lëndët “Fushata” dhe “Rover”, për të cilën Janeva ende nuk është sqaruar a do ta marrë këtë rast.

Boshkovski, dënimi i të cilit për rastin “Fushata” i mbaron në qershor, në përputhje me Ligjin për zbatim të sanksioneve për person të dënuar, i cili gjatë kohës së vuajtjes së dënimit ka pas sjellje të mirë, mund të dal nga burgu me 8 mars. Ligji parasheh drejtori i drejtorisë  të mund të liroj të dënuarin përpara mbarimit të dënimit, nëse ka vuajtur së paku 3/4 e dënimit me burg dhe nëse nuk ka marrë lirim me kusht edhe atë deri 30 ditë, për dënim me burg deri në 1 vit, deri 90 ditë, për dënim me burg deri 5 vite dhe deri në 120 ditë, për dënim me burg mbi 5 vite.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi.

Për Violeta Boshkovskën deri tani në historinë e Republikës së Maqedonisë nuk ka ndodhur që person i dënuar i cili i ka plotësuar kushtet për lirim të parakohshëm përpara mbarimit të dënimit, të mos lirohet me vendimi të drejtorit

Rasti i Lube Boshkovskit sipas gjitha gjasave do të shndërrohet në përjashtim për shkak të pavendosmërisë së drejtorit të “Idrizovës” të zbatoj  nenin e Ligjit për zbatim të sanksioneve, i cili lejon lirimin me vendim të drejtorit përpara mbarimit të dënimit. E di që vendimi i tij është për shkak të presionit i cili bëhet ndaj tij, nga ana e atyre që ishin krijues të këtij rasti– thotë Boshkovska.

 

LINQE:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.