Borçe Mitevski

Borçe Mitevski-kryetar i Komunës Petrovec. 

 

JETA PRIVATE

Borçe Mitevski ka lindur me gjashtë gusht të vitit 1961.

 

ARSIMIMI

Ekonomist i diplomuar në Fakultetin për administrim biznesi.

 

KARRIERA POLITIKE

Ka marr shumë licenca dhe certifikata. Ka realizuar trajnim në në MKZ, Trajnim për mbrojtje, ka marr diplomë për sigurim të pronës dhe personave në vitin 2001, Certifikatë për Airport Security Management nga Departamenti Shtetëror Amerikan në prill të vitit 2002, Trajnim për mbrojtje kundër terrorizmit, dhe kundërsulmeve, në vitin 2003, certifikatë nga U.S. America, Departament of Defense International counter proliferation Program për WMD Integrated Exercise nga maji i vitit 2005, Certifikatë për sipërmarrje, marketing, planifikim biznesi dhe mundësi për shfrytëzim të mjeteve nga IPARD -Veles, viti 2010.

Prej vitit 1980-1993 ka punuar në ZEM Promet Marketing Kontrolla, prej vitit 1993-2008 ka qenë i punësuar në JPAU Makedonia – Aeroporti “Aleksandri i Madh” si shef i shërbimit për siguri fizike.

Preferon sportin dhe ka qenë edhe boksier në Klubin e Boksit në Kumanovë, në periudhën e viteve 1982-1992, ku ka marr më shumë medalje dhe torfe dhe ka qenë kampion i Maqedonisë për pesë vite dhe nën-kampion në SFRJ në vitin 1989.

Për kryetar në komunën Petrovec zgjidhet në vitin 2005, më pas në vitin 2009 dhe për herë të tretë qytetarët i besuan në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Flet gjuhën angleze.

BURIME

 

Gazeta ZELS 2013.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.