Bojkoti i Gruevskit në Gjykatën e Apelit nuk është i përshtatshëm me kërkesën e tij për drejtësi

Nikolla Gruevski. Foto: screenshot

Nëse bojkotohet procesi gjyqësor, për shkak të shtypjeve politike, atëherë nuk ka arsye avokatët, të cilët me sa duket, bojkotojnë për arsye të njëjta, të dorëzojnë kërkesa procedurale në të njëjtën seancë dhe të japin arsyetime të tjera se përse nuk kanë mundur të vinë

 Nëse bojkotohet procesi gjyqësor, për shkak të shtypjeve politike, atëherë nuk ka arsye avokatët, të cilët me sa duket, bojkotojnë për arsye të njëjta, të dorëzojnë kërkesa procedurale në të njëjtën seancë dhe të japin arsyetime të tjera se përse nuk kanë mundur të vinë

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski 

Deputeti dhe ish kryeministri, Nikolla Gruevskit, dha deklaratë në konferencë për shtyp në disa pjesë të të cilës ka të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin:

…Për këtë unë vendosa, se as unë, dhe as avokatët e mijë të mos paraqitemi në Gjykatën e Apelit në seancën publike. Nëse gjykatësit janë aq shumë të frikësuar dhe të shtypur, nëse zv. kryetarja i ka ikur kërkesës për gjykim e cila është porosi politike – ja ku e ka mundësinë, të mos mundohet, të mos ju pengojmë, dhe pa mua aty dhe pa avokatët e mi, le të marrin çfarëdo gjykimi që kanë pranuar të marrin…Të nderuar, këto janë procese politike. Dhe ato duhet të din se kjo kohë e çmendur do të kalojë shpejtë. Do të vijë koha kur populli në Maqedoni do të merr qeverinë në duart e tij. Dhe e gjithë kjo do të hetohet, përfshirë këtu edhe punën e tyre dhe vendimet e tyre. Është e qartë se prania ime dhe e avokatëve të mi tashmë asgjë nuk mund të ndryshojë. Sepse argumentet ligjore nuk mund të fitojmë mbi vendimin politik dhe porosinë…

 

[Burimi: A1 On – konferenca për shtyp e Gruevsk-it 9 (prej minutës 12.44 deri në minutën 14.20 ), data: 05.09.2018]

 

 

Kundërspin: Kryetari i mëparshëm i VMRO-DPMNE-së, ish kryetari i Qeverisë së RM-së dhe deputet aktual, Nikolla Gruevski, vlerëson se në të gjithë lëndët në të cilat është akuzuar, si edhe në pjesën e cila tashmë është e pavlefshme dhe i gjykuar në lëndën “Tank”, nuk ekzistojnë fakte dhe se gjithçka është urdhër politik.

Ai konferencën për shtyp e thirri që të jep njohuri rreth ankesës së tij në Gjykatën e Apelit Shkup, dhe të cilat vërtetojnë se bëhet fjalë për urdhër politik që t’i hiqet ankesa në vendimin e shkallës së parë për dënim me burg, tha se për shkak të gjërave që ai di në seancën e sotme publike (05.09.2018) ka vendosur të bojkotojë gjykatën, së bashku me avokatët e tij.

Argumentet që i shtroi Gruevski, duke u thirrur në burime të sigurta, kanë të bëjnë me shtypjen të cilën kryesi i detyrë si kryetares në Gjykatën e Apelit mbi Këshillin i cili vendos pas ankesës së Gruevskit, të marrin vendim gjyqësor dhe atë sa më shpejtë të jetë e mundur, se kjo me siguri ka qenë pas kërkesave të ndonjë faktori më të lartë. Gjatë kësaj, në konferencë për shtyp në të cilën pyetjet nuk ishin të lejuara, Gruevski nxorri detaje për gjykatësit se janë të afërt me LSDM-në ose mund të jenë nën ndonjë kërcënim të mundshëm, dhe përkrah kësaj kërkesat për heqjen e këtyre gjykatësve nuk ishin plotësuar. Përveç kësaj, avokatët e tij me qëllim ishin thirrur në procese të tjera kundër tij dhe kundër personave të tjerë dhe me këtë nuk i është ofruar një mbrojtje e mirë. Për këtë shkak Gruevski është i bindur se bëhet fjalë për gjykime politike kundër tij dhe se politika është mbi të gjithë argumentet ligjore, dhe për këtë ka vendosur, së bashku me avokatët e tij, të bojkotojnë vazhdimin e dytë të diskutimit publik.

Kjo pjesë e deklaratës së Gruevskit është e vërtetë e shtrembëruar ose spin. Nëse shihen raportet e sotme nëpër mediume mund të përfundohet se avokatët, përsëri, kanë dhënë sqarim se përse nuk kanë qenë të pranishëm:

Në seancën e sotme publike në Gjykatën e Apelit nuk erdhi Gruevski, as avokatët e tij, sepse kanë qenë në gjykatë. Por, gjykatësja e apelit tha se këshilli i është drejtuar Gjykatës Penale dhe se prej aty kanë marr përgjigje se të dy avokatit e Gruevskit u janë shtyrë gjykimet, ndërsa i treti është në një procedurë të ndarë, “Tenk”, ku ka edhe një të akuzuar (Gordana Jankullokska) edhe një avokat tjetër. Por, edhe ky avokati nuk erdhi në Gjykatën e Apelit dhe seanca vazhdoi, sip edhe propozon Ligji për procedurë penale për raste të tilla të injorimit të gjyqit pas ankesave të parashtruara. (Burimi: SDK.mk)

Përkrah kësaj, në letrën sqaruese avokatët e mbrojtjes kanë dorëzuar edhe kërkesë për procesin e veprimit – largimin e Prokurores Speciale Katica Janeva nga procesi.

Kjo tregon se edhe pse para opinionit Gruevski me 04.09.2018 tha se “vendosi” ai dhe avokatët e tij të mos paraqiten në gjykatë, sepse argumentet politike kanë qenë më të fuqishme se ato ligjore, përsëri avokatët e tij jo vetëm kanë dorëzuar letër për arsyetim të një natyre tjetër, por kanë kërkuar edhe proces veprimi shtesë prej gjykatës së shkallës së dytë.

Nikolla Gruevski, si çdo qytetar tjetër në këtë vend ka të drejtë që të mbrohet në atë mënyrë që ia lejon ligji me ligj dhe kjo është e drejta e tij kushtetuese. Po ashtu, ka të drejtë të deklarohet për gjykimin ose për akuzat kundër tij në lëndët tjera. Por, e gjithë kjo, përfshirë edhe argumentet e tij prej burimeve të sigurta për urdhëra politik për gjykim në gjykatën e shkallës së dytë, edhe për procese veprimi të rrënuara në procedurë, ka detyrë ta thotë, para së gjithash, në gjykatë në procesin të cilin vet e ka kërkuar, duke mos përjashtuar edhe të drejtën e tij për konferencë në opinion.

Fundja, seanca gjyqësore e shkallës së dytë është caktuar pas ankesës së Gruevsk-it. Ajo, po ashtu, sipas kërkesës së tij seanca është publike. Të gjithë argumentet ligjore dhe vërejtjet mund dhe duhen të tregohen në gjykatë, në prani të opinionit. Edhe sikur të mos merret vendimi gjyqësor që Gruevski do të ishte i kënaqur, ai mund të vazhdojë procedurën (ose) para Gjykatës së Lartë në RM, para gjykatave të shkallës së parë, nëse akuza do të kthehet përsëri për tu shqyrtuar, dhe më pas para Gjyqit për mbrojtje të të drejtave të njeriut në Strasburg, kur të gjithë mjetet juridike në Maqedoni do kenë sosur.

Arsyet të cilat i jep Gruevski për bojkotimin e seancës në Gjykatën e Apelit nuk janë të përputhshme me ankesën e tij, bindjet e t’iu dhe energjinë e tij që të fitojë të gjithë akuzat e prokurorisë.

Gjykata e Apelit, po ashtu, doli edhe me kumtesë në të cilën mohojnë bindjet e konferencës për shtyp dhe sqarohen të gjithë procedurat e ndërmarra që të sigurohen kushte në të cilat i akuzuari dhe avokatët e tij do të mund të shtrojnë argumentet e tij.

Edhe përskaj spinit të parëm, spinimi i dytë në konferencën e Gruevskit ishte pretendimi i tij se nuk ka faj askund, as në lëndët e tjera për të cilat akoma por realizohen seancat gjyqësore në gjykatën e shkallës së parë që kanë për bazë keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autoritetin dhe se prej fillimi do të merren vendime gjyqësore.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Овој напис е изработен во рамките на Проектот за зголемување на отчетноста и одговорноста на политичарите и партиите пред граѓаните, Вистиномер, имплементиран од Метаморфозис. Написот e овозможен со поддршка на американската непрофитна фондација (NED - National Endowment for Democracy) и Балканскиот фонд за демократија, проект на Германскиот Маршалов фонд на САД (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), иницијатива која поддржува демократија, добро владеење и евро-атлантски интеграции во Југо-источна Европа. Содржината на рецензијата е одговорност на авторот и не ги одразува ставовите на Метаморфозис, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, проект на Германскиот Маршалов фонд на САД, или нивните партнери.

Your email address will not be published.