Blerim Sejdiu

Kryetar i komunës së Zhelinës

SHKOLLIMI

Blerim Sejdiu është i lindur më 4 shtator të viti 1985 në Tetovë. Shkollën fillore e ka mbaruar në Shkollën Fillore ‘’Pashko Vasa’’ në fshatin Grupçin, ndërsa shkollën e mesme në Gjimnazin ‘’Kiril Pejçinovip’’ në Tetovë. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Studimet postdiplomike ia ka përfunduar në Fakultetin Juridik në Universitetin FON në Shkup me çka edhe e ka marrë titullin magjistër i shkencave juridike.

KARRIERA

Blerim Sejdiu si një jurist i suksesshëm ka kryer detyra të rëndësishme me sukses dhe ndershmëri. Ka qenë Sekretar i përgjithshëm i KF Shkëndija në periudhën më të lavdishme të këtij klubi, nga viti 2008 deri në vitin 2011. Nga viti 2010 deri në vitin 2016 ka qenë shef i Departamentit për çështje juridike të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup.

JETA PRIVATE

Zotëri Blerim Sejdiu është martuar dhe ka dy fëmijë.

BURIMI:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.