Blerim Bexheti

 Kryetar i Komunës së Sarajit – Blerim Bexheti

JETA PRIVATE

Blerim Bexheti, funksionin e kryetarit të komunës së Sarajit e mori më 03.11.2017, pasi që fitoi në zgjedhjet lokale më 29.10.2017.

Blerim Bexheti u lind në Fsh.Gllumovë, Saraj më 16 Tetor 1976. Është I martuar dhe baba I tre fëmijëve.

SHKOLLIMI

Shkollimin e mesëm e ka mbaruar në Gjimnazin e Zef Lush Markut – Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Prishtinës.

KARRIERA

Karriera e z.Bexhetit filloi si këshilltar në Ministrin e Drejtësis, në periudhë kohore prej 2002 deri në vitin 2005. Pas perfundimit të mandatit si këshilltar në Ministrin e Drejtësis
Bexheti punon si avokat deri në fund të vitit 2006.
Në Dhjetor të viti 2006 emërohet deputet në Kuvendin e R.Maqedonisë nga rradhët e koalicionit PPD – BDI deri në vitin 2008.
Në vitin 2009 z.Bexheti fitoi zgjdhjet në komunën e Sarajit si dhe ka udhëhequr me komunën deri në vitin 2011.
Bexheti në vitin 2011 u emërua Ministër i Drejtësis ku dhe drejtoi këtë institucion për plot deri në vitin 2014.
Blerim Bexheti ka përvojë punë disa vjeçare ne institucionet e R. Maqedonisë duke drejtuar institucione të ndryshme gjithashtu ishte pjesë e shumë komisioneve në qeverinë e vendit. Z.Bexheti ka njohuri të gjuhës maqedone si dhe flet gjuhën sërbe dhe kroate.

Blerim Bexhet gjithashtu ishte antarë I komisioneve në vijim:

Komisioni Anketues për Verifikimin Rrethanave për Vdekjen Kryetarit të Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski, anëtar
Komisioni Juridiko-ligjvënës, anëtar
Komisioni për Politikë të Jashtme, zëvendëskryetar
Komisioni për Çështje Evropiane, zëvendës anëtar
Komisioni për Mbikëqyrje të Punës së Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Zbulim, anëtar
Komisioni për Mbikëqyrje mbi Zbatimin e Masave për Ndjekjen e Komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, anëtar.
Komisioni për Vetadministrim Lokal, kryetar
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim (Komiteti i Përzier Parlamentar i Republikës së Maqedonisë), zëvendës kryetar.
Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë, anëtar
Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Çekisë, anëtar
Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Japonisë, anëtar

BURIMI:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.