Biznesmenë në garën për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale

 

 

 Në zgjedhjet ekzistuese do të marrin pjesë një numër i madh i sipërmarrësve, ose të paktën, persona të cilëve anëtarët më të afërt veprojnë në ndonjë sektori biznesi, me çka disa prej tyre deri më tani kanë qenë pjesë e jetës politik, përderisa për të tjerë, kjo është përvoja e parë politikë dhe tentim që të marrin këtë funksion publik

 

Shkruan: Vllatko Stojanovski

 

Përfshirja e sipërmarrësve në jetën partiake dhe politikë mund të vështrohet nga shumë aspekte. Nga njëra anë, kur bëhet fjalë për sipërmarrës të suksesshëm, kandidatura e tyre politike është edhe fitimprurëse, veçanërisht në zgjedhje lokale ku një numër i vogël i votave bëjnë dallimin. Përveç asaj se të punësuarit e tyre janë votuesit potencial, vet fakti se janë punëdhënës të suksesshëm jep një porosi të mirë ndaj të gjithë qytetarëve, në prioritetin e të cilëve, sipas të gjitha anketave relevante të opinionit publik, hynë edhe zhvillimi ekonomik.

SHQIP

Megjithatë, relacioni politik/qeveri, nga njëra anë, dhe biznes/kompani, nga ana tjetër, ka edhe një kënd tjetër të perceptimit. Më saktë, sipërmarrësit kur do të vinë në funksionin publik mund që ta (keq)përdorim pozitën në të mirën e tyre personale ose të kompanisë, ose, në të mirën e kompanive të familjarëve. Ata nuk duhet që të këtë ta bëjnë në mënyrë të ashpër dhe të drejtë, por ekzistojnë mënyra të panumërta kreative si, me ndihmën e funksionit të cilin e kryejnë dhe fuqisë që vjen prej këtij funksioni, eventualisht të mbështetin ose të paktën të mbrojnë biznesin, duke mos e shkelur ligjin në ndërkohë.

Kompanitë të disa kryetarëve aktual të komunave dhe kandidatëve për kryetar komunash kanë fituar tender nga organet shtetërore dhe institucionet, të udhëhequr nga bashkëpartikët e tyre, gjë që paraqet përplasje të interesave në kuptimin më të gjerë të fjalës. Më pas disa prej tyre kanë marrë edhe koncesione shtetërore gjatë kohës kur partia prej të cilës vinë ka qenë në qeverinë qendrore, gjegjësisht kanë pasur qasje deri të resurset për zhvillim të biznesit.

Çdo herë kur një person ka në pronësi kompani ose kryen funksion publik, parashtrohet pyetja për një qasje të mundshme mes interesit publik dhe atij privat. A mund të ndikojë interesi privat i ndonjë funksionari mbi kryerjen e detyrave të tija publike dhe detyrimeve, ose me fjalë të tjera – të kanoset interesit publik? A ka mundësi që funksionari në mënyra të caktuara të shfrytëzojë funksioni që t’i mundësohet pozitë më e volitshme në tregun e biznesit?

 

KRYETARI I KOMUNËS FITON TENDERE NGA KOMUNAT E BASHKËPARTIAKËVE TË TIJ

Në këto zgjedhje, Koçani do të jetë komuna e vetme ku në zgjedhje loklae do të garojnë dy biznesmen të suksesshëm. Njëri kryetari aktual nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Ratko Dimitrovski, i cili e përfundon mandatin e tij të dytë dhe kërkon mandatin e tretë në Koçani. Ai është sipërmarrësi i shtypshkronjës “Evropa 92”, e themeluar në 1990 e largët, udhëheqësi i të cilës momentalisht është Vllatko Dimistrovski. 

Në listën e tij anketuese, të dorëzuar deri të komisioni për antikorrupsion, Dimitrovski shton se ka në pronësi aksione prej 22 milion denarëve ose 358 mijë euro, të ngritur në vitin 1990, kur është themeluar “Evropa 92”. Mes tjerash, ai ka paraqitur se në vitin 2008, kur ka kryer mandatin e tij të parë si kryetar komune, ka arritur aksione prej 300 mijë denarësh (nën 5 mijë euro) në një kompani tjetër.

Të dhënat nga Zyra e prokurimit publik del se “Evropa 92” vetëm në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2017, gjatë kohës së mandatit të dytë të Dimitrovskit, kompania e tij ka arritur marrëveshje për prokurim publik në vlerë mbi 700.000 euro. Kompania ka bashkëpunuar me shumë institucione shtetërore dhe komuna, të udhëhequra nga bashkëpartiakët e kryetarit të Komunës së Koçanit, mes Ohrit, Aerodromit, Qytetit të Shkupit…Ai, ka arritur edhe marrëveshje për prokurim publik edhe më Bashkësinë e njësive për vetëqeverisje lokale, ku Dimitrovski është anëtar për shkak të funksionit.

Kundërkandidati i tij është pronar i kompanisë tekstile të Koçanit “INT Trejd”, Nikollço Iliev, i propozuar nga LSDM si kandidat jopartiak. Për dallim nga “Evropa 92”, “INT Trejd”, i cili së voni hyri në mesin e 200 kompanive më të suksesshme, nuk ka fituar asnjë tender.

 

KANDIDATË PËR KRYETAR KOMUNE DHE KONCESIONARË TË SHTETIT 

Dimitrovski nuk është biznesmeni i vetëm i fuqishëm i cili për dy mandate ka qenë kryetar komunë, dhe kërkon besimin edhe për mandat të tretë të vazhdueshëm si kandidat i VMRO-DPMNE-së. I tillë është rasti me kryetarin e Kriva Pallankës, Arsenço Aleksovski, dhëndri i të cilit (bashkëshorti i motrës së tij) është kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar komunë në Ohër, Mitko Tilev. Aleksovski është pronar i kompanisë së transportit “Transhped Trejd”, ndërsa siç tregon lista e tij anketuese, së bashku me familjen e tij kanë në pronësi edhe aksione në kompani të tjera.

Përsëri, në këto zgjedhje lokale më së shumti vëmendje tërhoqi kandidatura e Mitko Jançev për kryetar komune në Kavadar njëjtë nga ana e VMRO-DPMNE-së. Ai është co-pronar (co-pronari tjetër është Janinka Çuparkoska) dhe menaxher i kompanisë për prodhime të  ujërave mineral dhe pijeve “Kozhufçanka”, e themeluar në vitin 1995 në Kavadar.

Sipas të dhënave nga Regjistri qendror, kompania ka disa mbështetës veprimtari e të cilëve është prodhim i birrës, tregti më ushqim, dhe duke pasur parasysh se së voni kompania hapi edhe barin “Centar bar” në Shkup, në të njëjtin vend ku me herët ka qenë restoranti “McDonalds”. Siç informuan nga “Kozhufçanka”, do të ofrojnë birë të freskët të prodhuar me teknologji nga kompania gjermane “Sinalco”, pijet të të cilit “Kozhufçanka” për shumë vite i shpërndanë në vend.

Përkrah asaj se kanë fituar tendere nga shumë institucione shtetërore “Kozhufçanka” nha shteti mori edhe tre koncesione. Sipas regjistrit të ndarjes së koncesioneve, të përgatitur nga Ministria e Ekonomisë, njëra ka të bëj me eksploatimin e ujit mineral në vitin 2007, i dyti për ujin e nëndheshëm në vitin 2010 dhe i treti për ujin termomineral në vitin 2012. Që do të thotë se të tre koncesionet “Kozhufçanka” i ka marr gjatë kohës kur kryeministër është Nikolla Gruevski, lideri i partisë e cila në këto zgjedhje kandidon për kryetar komune të Kavadarit.

 

BIZNESE TË FAMILJARËVE TË AFËRT

Компанијата е основана во 2008 година, кога Тарчуловски одлежуваше затворска казна во затворот во Шевенинген. Nëse për të gjithë është kandidatët e përmendur ka qenë e njohur se merren ose do të merren me biznes, atëherë kandidati i VMRO-DPMN-së për kryetar komunë në Kisela Vodë, Joham Tarçullovski, shumë pak persona e dinë de paralelisht me politikën ka vepruar edhe në biznes-sektorin. Në atë drejtim ai është pronar i kompanisë “Mel-Kom Trans”, udhëheqës i të cilit është edhe gruaja e tij Sonja Tarçullovska. Kompanie është themeluar në vitin 2008, kur Tarçullovski ka kryer dënim me burg në burgun e Sheveningenit.

Siç shkruan mediumet, kompania merret me transport mallrash, gjatë të cili bashkëpunon me xeheroren Sasa, të lokalizuar në Kamenicën maqedonase, Edhe pse xeherorja është pronë private, përsëri duhet që të përmendet se Tarçullovski është mik i mirë me kryetarin e komunës së këtij qyteti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Darko Mitevski, i cili është kandidat për kryetar komune edhe në zgjedhjet ekzistuese.

Kundër kandidati i Tarçullovskit në Kisella Vodë nga radhët e LSDM-së do të jetë Filip Temellkovski, i cili është djali i biznesmenit të njohur dhe sipërmarrësit Zore Temellkovski, ish deputet republikan nga radhët e LSDM-së. Po ashtu, Temellkovski është kryetari aktual i odës ekonomike maqedonase-bullgare dhe prona i kompanisë për prodhim të sirupeve dhe çajeve të pemëve “Ino Spektar”, e themeluar në 1990 e largët.

Përkrah kësaj, LSDM ka edhe disa kandidat për kryetar komune, familjarët e të cilit merren me biznes. Një prej tyre është edhe Bllagoj Boçovarski, kandidat për kryetar komune në Shtip, familjarët e të cili kanë në pronësi kompaninë ndërtuese “Pellagonija – Shtip”. Pikërisht për këtë, nga VMRO-PDMNE akuzojnë Boçvarskin se dëshiron që të bëhet kryetar nisur prej motiveve fitimprurëse, që të krijojnë biznes-perandori prej kompanisë së tij familjare.

KRYETAR KOMUNASH DHE ARKËTAR PARTIAK

Edhe mes kandidatëve për kryetar komunash të BDI-së mund që të takohen shumë biznesmen të tanishëm dhe ish biznesmen. Kështu, vëllezërit e kryetarit të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta – Xhevad dhe Gjilgjiz Bejta, kanë në pronësi kompaninë dhe qendrën tregtare në Gostivar “De jure”. Pasi që VMRO-DPMNE akuzoi Bejtën se shfrytëzon funksionin e tij për interesa biznesore, Bejta sqaroi se është marr me biznes edhe para se t’i futet politikë, veprimtari të cilën nuk e praktikon pasi që  bëhet politikan.

Kryetari i Komunës së Zhelinës dhe kandidati për mandat të ri, Fatmir Izairi, ka edhe ordinancë private shëndetësore. Ai është pronar i poliklinikës “Florens”, përderisa gruaja e tij posedon barnatore. Izari ka qenë shef i departamentit për financa të shtabit zgjedhor të BDI-së në zgjedhjet e kaluara, kur dy kompanitë (Golec Trans dhe Besha Trans) ndanë donacion të paligjshëm prej 40.000 euro, sepse në momentin e donacionit kanë kryer shërbime publik me rrugë të tendereve, prandaj për këtë partia duhej që të jua kthej parat mbrapsht.

Me biznes merret edhe kryetari i Komunës së Pllasnicës nga radhët e BDI-së, Ismail Jahoski, i cili në kohën e tij ka qenë pronar i kompanisë së naftës “Pucko Petroll”, e cila momentalisht është në pronësi të djalit të tij Asmir Jahoski. Kjo kompani u zgjodh ndër të parat në mesin e 10 kompanive sipas numrit të marrëveshjeve të arritura me organet shtetërore për prokurime publik, më mesin e të cilave kishte institucione dhe komuna të udhëhequra nga bashkëpartiakët në BDI. PDSH, para zgjedhjeve të vitit 2014 informoi se do të ngrejë padi penale kundër Jahoskt në Prokurori Publike.

Edhe shumë kryetar të tjerë aktual dhe kandidat për komuna janë biznesmen ose familjarët e afërt kanë kompani nën pronësi. Sipas Ligjit për ndalim të ndeshje të interesave, pas marrjes së funksionit publik ata duhet që menaxhimin e kompanisë t’jua lëshojnë personave të tjerë (në besim). Përsëri, ata nuk e kanë për detyrim që të heqin dorë nga pronësia që do të thotë se kanë kontrollin mbi kompaninë, pa dallim nëse kryejnë funksion të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë lidhur me kompetencat që dalin nga funksioni i tyre.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *