Bit-pazari ende nuk u shëndërua në treg modern

Vetëm lajmërime për modernizim te Bit-pazarit. Foto: mk.wikipedia.org

 

 

Me 12 mars të vitit 2013 kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti premtoi se për tre muaj do të filloj ndërtimi i tregut modern Bit-pazari.

Bit-pazari është shumë i rëndësishëm për të gjithë Shkupin, e veçanërisht edhe për Çairin. Në hyrje të Çairit është një fotografi kaotike dhe gjatë punojmë që të kemi  zgjidhje e cila do të jetë e mirë edhe për tregtarët edhe për konsumatorët. Jemi kah fundi i ndërrimit te plani te detajuar (Izet Mexhiti)

 

ARSYETIM:

Në fillim të marsit të vitit 2013, gjatë kohës së kampanjës për zgjedhje lokalë të cilat u mbajtën me 24 mars te viti 2013, kryetar i Komunës së Çairit, në atë kohë kandidat për mandat të ri të kryetarit, Izet Mexhiti, siç transmetuan mediumet, lajmëroi se do të fillojë edhe ndërtimi i Bit-pazarit, si treg i mbyllur. Ky premtim deri më tani (04.04.2017) nuk është realizuar.

Me 12 mars te vitit 2013 Komuna Çair, “Pazari i Shkupit” dhe Shoqëria e tregtarëve prezantuan projektin e ri për Bit-pazarin me vlerë prej 10 milion denarësh. Sipas asaj që u kumtua, Bit-pazari i ri modern do të mbajë shenjat tradicionale, do të ketë kat përdhes dhe mbi toke, ndërsa do të vendoset në hapësire prej 15.000 metra katrorëve.

Projekti ka rëndësi për Komunën Çair, por edhe për të gjithë Shkupin. Momentalisht janë kryer ndryshime të PDU-së për atë pjesë, me çka do të ketë mundësi për realizimin e projektit me të cilin do te zgjidhet problemi i tregtarëve, blerësve dhe te gjithëve të cilët qarkullojnë rreth kësaj hapësire të njohur (Izet Mexhiti)

Në promovimin e projektit drejtori investues i “Tregut të Shkupit”, Sasho Davitkovski informojë se objekti do të kryhet me faza, ndërsa një pjesë e tezgave do të zhvendosen në tjetër lokacion që të mund tregtarët të punojnë pandërprerë.

Përsëri, informimet e tilla nuk u realizuan.

Me 28 korrik te vitit 2015, mediumet informuan se, Këshilli i Komunës së Çairit miratoi planin nga Plani i detajuar urbanistik për Gradski Çetvërt CS 02 Blloku 4 për rikonstruktim të tërësishëm dhe mbindërtim të Bit-pazarit. Atëherë u transmetua deklarata e kryetarit Mexhiti në të cilën tha:

Bit-pazari është një prej tregjeve të gjelbra më të mëdha, ku sigurojnë ekzistencën një numër i madh i familjeve. Me planin e ri, pasi që t’i kalojë të gjitha procedurat, do të rritet numri i tezgave, do të bëhet projekt i ri për sigurimin e një numri te konsiderueshëm të vend parkimeve, me çka tregu i ri do te ketë pamje të re moderne. Ideja në projektin e ri është që të përfshihen të gjitha tezgat të cilat janë jashtë tregut, me çka do të hapet rruga kah teatri dhe kah rruga 192, do të lirohen trotuaret deri te qendra tregtare “Mavrovarja”. Ashtu që do te hapet edhe hapësirë kah Çarshia e vjetër e Shkupit, me çka do të sigurojmë një dimension të ri urban. (Izet Mexhiti)

Nga Komuna Çair atëherë (korrik 2015) lajmëruan se për këtë projekt do të ketë anketë publike dhe prezantim publik, në të cilën të gjithë të interesuarit fizik dhe persona ligjor do të mund që të dorëzojnë propozime dhe vërejtje, për cilat më pas do t’i shqyrtoj komisioni profesional dhe do të merren parasysh në fazat e ardhshme për zhvillim të këtij projekti.

Në gusht të vitit 2015, sipas informacioneve të transmetuara në mediume, kryetari i Çairit Izet Mexhiti dhe Ekrem Dolek nga Shoqata e tregtarëve “Prosperitet”, publikuan se tregu më i madh në vend. Bit-pazari, do të mbulohet dhe do të ketë vend parkim prej 240 veturave, i cili do të ndërtohet në pjesë pjesë. Njëkohësisht, u publikua se ndërtimi do të fillojë në tetor dhe do të zgjat një vit, gjatë realizimit të punimeve tregu nuk do të mbyllet.

Por, ky lajmërim për ndërtimin e tregut nuk është realizuar.

Në shkurt të vitit 2016 AD “Tregu i Shkupit” si pjesë e programit të tij investues për vitin 2016, informoi një zgjedhje të re për rikonstruktim të tërësishëm të tregut më të madh në Shkup. Sipas këtij lajmërimi, aktivitete ndërtuese për ndërtimin  e Bit – pazarit duhej që të startonin që në mes të prillit (2016). Mediumet atë kohë informuan se

Komuna Çair në periudhën ekzistuese duhet që të përmirësoj projektin e propozuar, me çka pushteti lokal duhet që të japin qëndrimet e tyre. Me zgjidhjen për Bit-pazarin e ri sigurohet mbulimi i tërësishëm i tregut, vendosja e 1.000 tezgave të reja, rinovimi i tërësishëm i ujësjellësit dhe infrastruktura e kanalizimit, sigurimi i vend parkimeve me kapacitete prej 230 vetura dhe ndërtim i një pjese të re biznesore me sipërfaqe prej 600 metrash katror.

Mes tjerash edhe ky premtim nuk u realizua, ndërsa çështja përsëri u aktualizua javën e kaluar – 28 mars të vitit 2017, kur Oda e tregtarëve kërkuan urgjentisht që të fillojë ndërtimi i objektit Bit-pazar, për shkak të kushteve jashtë standardeve dhe katastrofale të cilat kanë qenë pjesë e tregut më të madh të gjelbër në Shkup. Kryetari i Odes së tregtarëve e cila i përfaqëson tregjet e gjelbra, Ekrem Dollek, në deklaratë për mediume tha se:

Leja ndërtuese është gati dhe apelojmë deri te investitorët tregu i Shkupit të fillojë të ndërtojë objektin në Bit pazar. Tregu i Shkupit duhet që të fillojë me realizimin sipas asaj që jemi akorduar që në vitin 2010. Do me thënë se iniciativa dhe pranimi arritën në vitin 2010 që të ndërtohet tregu Bit-pazar, më pas Tregu i gjelbër dhe të përfundojë tregu Bunjakovec (Ekrem Dollek)

Në lidhje me një kërkesë të tillë të tregtarëve, “Dnevnik” transmetoi reagim nga Tregu i Shkupit, ku u përgjigjën se:

Çështjet teknike janë zgjidhur dhe nuk ka pengesa për ndërtim, mes tjerash situata aktuale dhe ajo ekonomike, bën që kompania ende të ngelet në fazën e pritjes së fillimit të projektit. Pas zgjedhjes së qeverisë së re dhe pastrimit të pasigurive politike “Tregu i Shkupit: do të fillojë me realizimin e këtij projekti të rëndësishëm. 

Sipas verifikimit të fakteve, mund që të konstatohet se tani më disa vite me shumë deklarata nga ana e kryetarit të Komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe nga ana e investitorit “Tregu i Shkupit”, është dhënë premtimi se për një kohë të shkurtër do të fillojë ndërtimi i objektit të ri Bit -pazar, ky problem i rëndësishëm (04.04.2017) nuk është zgjedhur, kështu që premtimin e vlerësojmë si të parealizuar.

 

BURIME:

 

 

Vlerësoi: Aleksandar Pisarev

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.