Bisedimet pas Marrëveshjes së Përzhinos dhe koncepti i qeverisë për to

Nobelisti, Profesor Dr. Xhon Nesh, krijuesi i teorisë së lojërave. Foto: wikipedia

ВМРО-ДПМНЕ во соработка со ДУИ има готов концепт на кој постојано го купува времето во преговорите околу спроведување на Договорот од Пржино и ја одржува власта. Не постои воедначена оценка околу концептот. Еден од нив е т.н. Теорија на игрите – ама има два инструменти: создавање на кризни ситуации или дефокусација со исфрлување на нови теми

 

 

 VMRO-DPMNE në bashkëpunim me BDI-në ka një koncept të gatshëm me të cilin rregullisht e blejnë kohën për bisedime rreth zbatimit të Marrveshjes së Përzhinos dhe mbajnë qeverinë. Nuk ekziston një vlerësim i përbashkët rreth konceptit. Një prej tyre është edhe e ashtu quajtura Teoria e lojrave – por ka dy instumente: krijimi i situatave të krizës dhe defokusim me hapjen e temave të reja 

 

 Shkruan: Lubomir Kostovski

 

Në dy raste të njëjta një analiste në facebook tregon shfrytëzimin e teorisë së lojërave të nobelistit Xhon Nesh nga ana e Gruevskit dhe ekipit të tij. Ajo metodë, sipas saj, nga ana e faktorëve politikë të përmendur tek ne është përdorur kryesisht në bisedime ku është i përfshirë elementi i huaj, para ose pas nënshkrimit të marrëveshjeve të Përzhinos (të njërës, më pas të tjetrës), veçanërisht pas, atëherë kur ka makineri internacionale më pak të disponueshme, prej shkaqeve të cilat vetëm mund t’i qëllojmë, nuk ka mundur të vëzhgoj taktikën e VMRO-DPMNE-së.

Analistja e Facebook-ut, Ilindenka Milevska, na kujton se ish ministri për financa në Greqi, Janis Varufakis, i cili është njohës i mirë i teorisë së punës së Nesh (na kujtohet prej filmit “Beautiful mind”, e ka shfrytëzuar metodën e tij prej teorisë së lojërave për të nxjerrë një rezultat më të favorshëm për vendin e tij “të sardisur” prej kreditorëve dhe “inkuizitorëve” bankarë, prej kur partia e tij Siriza erdhi në qeveri. Në fillim Varufakis ka pasur sukses në lojën e tij deri sa dikush nuk i vizitoi negociatorët aty “ku pushon lepuri”, që më pas kreditorët e inatosur, të udhëhequr prej Volfgang Shojble kanë kërkuar prej kryeministrit Aleksis Cipras të ndërroj ministrin, nëse jo “atëherë le të harrojë biznesin”, gjë të cilën ashtu siç e dimë edhe e bëri.

“Triumfi dhe rënia e teorisë së lojërave të Nikolla Grievskit”, ashtu siç thotë edhe vërejtja e shkurtër e kësaj teme, prej dhjetë rreshtave me vlerë të Milevskës, del se sipas mënyrës së njëjtë VMRO-DPMNE nëpërmjet negociatorëve të saj tërheq për hunde BE-në, Stejt Deparatamentin, Johanes Han, Aivo Orav dhe Xhes Bejl, lehtësuesit Ivo Vajfgel dhe dy kolegët e tij nga Brukseli, po ashtu edhe opozitën në vend.

 

ZHVENDOSE MUHABETIN

Si ka qenë taktika praktike e Varufakisit? Ashtu si në të gjitha bisedimet, edhe në këto, rreth kthimit të kredisë së Greqisë për marrje të ndihmës ndërkombëtare (kredi të reja), pas shumë ditëve dhe javëve janë diferencuar shumë punë që është dashur t’i përmbush qeveria e Athinës. Të themi t’i ul pagat dhe pensionet në Greqi. I vetëdijshëm se aty bije në ujë një prej premtimeve kyçe të zgjedhësve, Varufakis ka dashur ta anulojë atë zgjedhje, dhe në tavolinë vendos dy probleme të reja (tema). Për ato kapen që të gjithë, dhe ato dy detyrat , me të cilat është dashur që të përfundojë takimi, harrohen prej negociatorëve, gjegjësisht e anulojnë, përderisa pjesëmarrësit në bisedime luftojnë në një “arenë të re”!

Mund të themi se situata të tilla ka pasur shumë rreth realizimit të Marrëveshjes së Përzhinos. Prej saj dolën detyra për pjesëmarrësit. Qeveria i injoronte të gjitha me tempo të ndryshme, dhe kur faktori i huaj, i cili ka qenë dhe është vendimtarë, dikur kah vjeshta u koncentrua vetëm në dy detyrime – lisat zgjedhore dhe reformat në mediume, deputeti i BDI-së në Kuvend, Talat Xhaferi në koordinim me VMRO-DPMNE-në propozoi dy ligje të reja prej fushës së mediumeve dhe informimit, me të cilat krejtësisht e zhvendosën muhabetin.

 Sekretari gjeneral i atëhershëm i LSDM-së, ambasador, ndërsa tani profesor Dr. Gjorgji Spasov për “Vërtetmatësin” thotë se ka shkruar për atë temë, vetëm se termi i tij për taktika të këtij lloji janë si “nxitja e zjarrit”.

Dikush në momente kritike do të shkaktojë zjarr dhe të gjithë do të largohen me shuarjen e zjarrit – thotë Spasov. Partia për të cilën flasim e bën këtë vazhdimisht edhe atë në dy mënyra. Ose me konstruktimin e një incidenti të ri me të cilin tërhiqet vëmendja, ose e me hedhjen e ndonjë teme për të cilën do të flasin të gjithë, duke i harruar ato që gjenden në tavolinë. Në mes hapjes së bisedave të përgjuara (të ashtu quajtura bomba) e kemi paraqitjen e personave të armatosur nga Kosova në Kumanovë. Ose do të ndodhin kërcënime të ngjashme, si teza se persona të armatosur prej Kosovës do të sulmojnë gjykatën gjatë mbajtjes së seancës gjyqësore të të burgosurve të aksionit në Lagjen e Trimave, dhe prej sajë të bëhet spektakël të paktën një herë në javë. 

. Ato, sipas Spsovit janë shkolla propaganduese të njohura dhe shfrytëzohen shumë, veçanërisht aty ku poltika ka para dhe forcë për të bërë animacione ndaj mendimit publik.

Profesori dhe politikologu Nano Ruzhin vlerëson se ne nuk kemi lojtarë aq të aftë për shfrytëzimin e teorisë së lojërave në negociatat politike. Ai më shumë i sheh shfrytëzim të taktikave dhe strategjive nga ana e partisë në pushtet, të cilat në politikë i ka futur në periudhën në mes dy luftërave politikani Karl Shmit, të cilat ndihmojnë kriminalizimin e shoqërisë nëpërmjet krijimit të situatave të krizës.

 Një prej atyre elementeve është teza “opozita është fajtore për gjithçka”, gjegjësisht për gjithçka çka do të ndodh në vend, kur nuk është e favorshme dhe nuk mund të fshihet, qeveria e akuzon opozitën e cila nuk ka instrumente për diçka të tillë, por nëpërmjet makinerisë propaganduese qeveria arrin atë t’ia imponoj shoqërisë. Ashtu që, atë që e ka bërë vet dhe e cila ka pasoja negative bëhet shkas për diskreditim edhe më të madh të shtetit të së drejtës dhe marrjes së “frenave në dorë” – thotë profesori Ruzhin.

 

 ÇKA PARAQET TEORIA E LOJËRAVE?

Xhon von Nojman dhe Oskar Mongeshtern të parët kanë punuar me problemin dhe përshkrimin e gjërë të kësaj teorie në librin e tyre “Teoria e lojërave dhe sjellja e njeriut” („Theory of games and human behaviour“) e publikuar në vitin 1944. Më pas, kontribut thelbësor për këtë teori janë deklaratat e Xhon Nesh, i cili i definon strategjitë të përshtatshme për lojë me më shumë lojëtarë dhe definon nocionin baraspeshë. Lidhja më e përafërt mes kësaj teorie dhe ekonomisë është në fushat e hulumtimit dhe gjetjes së strategjive racionale në situata kur rezultati nuk varet prej strategjisë personale dhe “kushteve të tregut”, por varet edhe prej strategjive të pjesëmarrësve të tjerë të cilët kanë qëllime të njëjta (në ekonomi ai është përfitimi dhe ruajtja e harxhimeve). Teoria më së shumti ka gjetur zbatim në strategjitë e luftës, por gjithashtu edhe në shkencat ekonomike. Mjatë interesante është se von Nojman dhe Xhon Nesh kanë punuar për ushtrinë amerikane dhe e kanë aplikuar këtë teori.

Ajo që ekonomistët e thërrasin si teoria e lojërave, sociologët e njohin si teoria e situatave shoqërore gjë që është edhe përshkrim adekuat për ato lojëra. Teoria është e fokusuar të zbuloj se si grupet dhe njerëzit bashkëpunojnë. Kryesisht teoria është e ndarë në dy lloje të lojërave: kooperative dhe jokooperative. Në lojërat jokooperative paraqet  me sa inteligjencë bashkëpunojnë dhe komunikojnë njëri me tjetrin për realizimin e qëllimeve të veta. Në lidhej me teorinë e lojërave ekonomia zhvillon edhe tre teori te tjera: teoria e anulimit, teoria e baraspeshës dhe ekuilibrit dhe teoria e dizajnimit të mekanizimit. 

Për shkak të hapësirës, gjithsesi në rastin tonë do të shtyhet edhe shpjegimi i këtyre metodave. Por,ja që politika i shfrytëzon të gjitha metodat për të nxjerrë për vete përfitim më të madh në një situatë të dhënë. Posaçërisht kur mund të paguaj atë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.