Betonizim i premtimeve të gjelbra të Stevçe Jakimovskit

Jakimovski: Në Karposh 4 nuk do të shkatërrohet asnjë metër gjelbërim. Foto: Printskrin

 Me 17.08.2015 revista e përditshme – Utrinski e transmetoi deklaratën në vijim të Stveço Jakimovskit, lider i GROM dhe kryetar i komunës së Karposhit, në kontekstin e miratimit të planit të ri urbanistik për Karposh 4 dhe kërcënimet potenciale për shkatërrimin e sipërfaqeve të gjelbra të Komunës së Karposhi:

„Me përgjegjësi deklaroi se në Karposh 4 nuk do të zhduket asnjë metër katror gjelbërim. Gënjeshtra më banale, dezinformim dhe spekulime janë që kinse parqet ekzistuese do të shkatërrohen, a në vend të tyre do të ndërtohen parkingje ose ndërtesa…”

[Burimi: revista Utrinski, Data: 17.08.2015]

ARSYETIM:

Këtë deklaratë Stevçe Jakimovski e ka dhënë pothuajse para një viti, por ngjarjet në komunën e Karposhit që vijuan në 10 muajt që lamë pas, demantuan kryetarin e komunës dhe dëshmuan se deklarata e tij është e pavërtetë.

Në verën dhe vjeshtën e vitit 2015, disa qytetarë të komunës së Karposhit e ndërmorën iniciativën “Bashkë, për mbrojtje të gjelbërimit në Karposh”. Nëpërmjet kësaj iniciative u shqyrtuan dhe organizuan protesta dhe peticione kundër miratimit të planit detal urbanistik për Karposh 4, Karposh 3 dhe Taftalixhe 1. Ishin përgatitur materiale të detajuara që pasqyrojnë parcelat e reja ndërtimore në të cilat do të ndërtohej në vendet e gjelbërimeve ekzistuese. Sipas këtyre materialeve, me PDU-në e Karposh 4 (E katërta e qytetit 3 02) planifikohen objekte, parqe nëntokësore dhe mbitokësore me çka do të shkatërroheshin më shumë parqe me drunj të vjetër edhe mbi 50 vite. Me këtë plan të detajuar urbanistik do të ndërtoheshin tre ndërtesa të reja, tre objekte të reja, 11 parkingje mbitokësore dhe 8 nëntokësore për vetura.

Në bazë të të njëjtit plan të detajuar urbanistik, në muajin janar të vitit 2016 qytetarët nga “Ne jemi Karposh 4” dërguan letër tek kryetari i komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski me kërkesë të ndalohet miratimi i të njëjtit. Ata me shkresën dorëzuan edhe studimin e fizibilitetit të financuar nga USAID, në të cilën analizohen mangësitë e Planit të Detajuar Urbanistik dhe ndikimin e tij negativ në kualitetin e jetës në Karposh 4. Në studimin e fizibilitetit dëshmuam para së gjithash dëmin që do të shkaktohet nga miratimi i propozim planit të detajuar urbanistik më së shumti në pjesën e mbrojtjes dhe zhvillimit të ambientit jetësor dhe natyrës, me ç’rast paraqitet jo transparence dhe paligjshmëria në procedurën e përgatitjes të së njëjtit.

Në mars të vitit 2016 të organizuar nga “Ne jemi Karposh 4” dhe “Sheshi i Lirisë” u bë regjistrimi i  drunjve në Karposh 4 dhe u analizuan sa nga këto drunj do të zhdukeshin nëse zbatohet propozim – plani i detajuar urbanistik në komunë dhe ndërtohen të gjitha strukturat e planit të propozuar. Regjistruesit vlerësuan se do të shkatërrohen 482 drunj, çka paraqet diku rreth 16-17 % të pemëve të larta në komunë.

Me 06.01.2016 fshehurazi, në mënyrë jo transparente dhe në kohën e festave është miratuar Plani i Detajuar Urbanistik për Karposh 3 (e katërta e qytetit  3 05) dhe Taftalixhe 1 (e katërta e qytetit 3 06). Miratimi i dy planeve është bërë pa pjesëmarrjen e këshilltarëve të opozitës të cilët e kanë lëshuar seancën ngase më parë nuk janë dorëzuar materialet. Vijuan protestat e qytetarëve në komunë, ndërsa nga ana e grupit të këshilltarëve të LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit u morr nisma për ngritjen e procedurës për miratimin këtyre dy planeve urbanistike në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren.

Që me PDU-në e Taftalixhe 1 bëhet asgjësimi i gjelbërimit dëshmohet edhe me protestat aktuale të qytetarëve kundër ndërtimit të ndërtesës kolektive e cila do të ndërtohet në një nga zonat e gjelbëruara të Taftalixhe 1, në rrugën “Bukureshka” në Komunën e Karposhit. Ky objekt është parapara me PDU-në për të katërtën e qytetit 3 06 i cili është miratuar me 06.01.2016 fshehurazi, në mënyrë jo transparente dhe gjatë kohës së festave. Për të ndaluar betonimin  në këtë pjesë të komunës, kishte reagime edhe nga ana e partisë RDM:

I rikujtojmë pushtetit komunal në Karposh që qytetarëve u kanë premtuar që asnjë pëllëmbë gjelbërim nuk do të dëmtohet në komunë! Ku është tani fjala e tyre, si do të ballafaqohen me qytetarët (deklarata e RDM-së, Plusinfo 12.05.2016)

Shoqata “Së bashku për mbrojtjen e gjelbërimit në Karposh” në muajin mars të vitit 2016, thirrën një tubim kundër planit për ndërtimin e sheshit me sipërfaqe prej 2900 metër në dëm të hapësirave të gjelbra ekzistuese në mes të ndërtesave. Nga komuna në deklaratë për “Telmën” arsyetimi ishte që do të ketë vetëm rregullim hortikulturor të hapësirës dhe që do të ndërtohet stadium për fëmijë. Nëse në mënyrë të detajuar ndiqet shpallja e publikuar në portalin e Drejtorisë për Furnizime Publike, vërehet që bëhet fjalë për ndërtimin  e sheshit në vlerë afërsisht prej 475.000,00 Euro.

Duke marrë parasysh argumentet e kësaj analize, mund të konstatojmë që deklarata e Stevçe Jakimovskit është e pavërtetë.

BURIME:

 

Vlerësuar nga: Milena Josifovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.