Bëhet revizioni i projektit “Shkupi 2014”

E para u rrëzua përmendorja e Andon Qoseto Foto: Meta

 

Edhe përkrah asaj se “Shkupi 2014” është realizuar tërësisht, Komuna Qendër akoma mund që të bëjë më shumë në raport me këtë çështje të ndjeshme e cila deri më sot nuk është sqaruar deri në fund. Është i nevojshëm revizioni i detajuar dhe funksional nga ana e institucioneve kompetente dhe e komisionit të formuar pranë Ministrisë për Kulturë, si edhe i gjithë projektit, në procedurat për ndërtimit të ndërtesave. Do të zbatohet revizion funksional mbi mënyrën e realizimit planeve të detajuara urbanistike të diskutueshme dhe interesant të cilët mundësuan “Shkupin 2014” dhe të bëhet fenomeni arkitektonik në rajon. Për shkak se bëhet fjalë për projekt të interesit publik, Komuna Qendër do të publikojë të gjithë dokumentacionin për “Shkupin 2014”. Shërbimet kompetente të inspektimit në Komunë do të dalin në terren dhe do të kryejnë kontroll të detajuar për se si janë realizuar planet e detajuara urbanistike. Në të njëjtën kohë do të formohet grup punues i profesionistëve të prekur të fushave të ndryshme të cilët do të zbatojnë revizioni funksional të vet projektit, duke pasur parasysh të gjithë gjetjet e revizionit të zbatuar në vitin 2014. 

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM-së, “Jetë për Qendrën” Jetë për të gjithë” (faqe 20)]

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq gjatë kohës së fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të cilat mbahen me 15 tetor të vitit 2017 premtoi “revizion funksional të projektit “Shkupi 2014″”. Ky premtim është pjesë e projekteve kyçe në programin zgjedhor“Jetë në Qendër! Jetë për të gjithë! (faqe 20), dhe realizimi i tij është duke u realizuar. 

Me 23 nëntor të vitit 2017, menjëherë pas ardhjes në funksion të kryetarit të komunës, Bogdanoviq në takim me gazetarët informoi se Komuna Qendër kreu revizion komplet dhe verifikim të disa objekteve dhe përmendoreve të projektit “Shkupi 2014”. Në mesin e tyre është përmendorja e Andon Llazov Janev – Qoseto, për të cilin mendoj se kishte leje për ndërtim, Nënë Tereza, Shtëpia e qytetit së bashku me hotelin i cili ndërtohet dhe ura “Oko”.

Deri në milimetrin e fundit do të hetohet çka dhe si është ndërtuar, si është shitur një pjesë e tokës. Në komision janë përfshirë edhe jurist dhe urbanist dhe persona profesional për prokurime publike. Deri te disa njohuri do të vim shumë shpejtë deri në fund të vitit, ndërsa për disa të tjerë, të cilat janë më komplekse, do të fillojnë pas Vitit të Ri. Deri më tani, e gjithë kjo ka shkuar shumë ngadalë sepse gjithçka që është dorëzuar si njohuri ose revizion i përgatitur nga ana e Komunës Qendër, prokuroria e ka vendosur në sirtar. Pres që punët të shkojnë shumë shpejtë dhe më me efikasitet, u shpreh Bogdanov

Informacioni se Komuna Qendër bën revizion të tërësishëm të këtij projekti është publikuar edhe në ueb-faqen e Komunës.

Përndryshe, siç u kumtuar, këtë revizion Komuna Qendër e realizon në bashkëpunim me PTHP-në, MPB-në dhe PSP-në.

Para një muaji (22.02.2018) me urdhër të Inspektoratit ndërtimor në Komunën Qendër, pas kontrollit të kryer dhe gjendjes faktike që nuk ka pasur vendim për vendosje  të permendores së Andon Lazov Janev – Qoseto, e njejta është larguar nga Gjykata e Lartë.

Ditën tjerët (23.03.2018) Televizioni Alfa duke u thirrur në deklaratën e profesorit Mirosllav Gërçev, i cili është pjesë e Grupit punues, i cili analizoi projektin “Shkupi 2014” informoi se në listë është zhvendosja e përmendore “Ushtari dhe kali” në sheshin Makedonija”, porta “Makedonija”, përmendorja e “Nënë Terezës” ndërtimi i të cilët është ndaluar dhe përmendorja e “Filipit të dytë”.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska